LIVE UPDATES
Aktualitet

Të specializuar për asgjësimin e municioneve, profili i tre ushtarakëve shqiptarë në Letoni

7 Maj 2019, 07:04 Nga DOSJA
Të specializuar për asgjësimin e municioneve, profili i tre

Ditën e djeshme në Letoni ushtarakja shqipatare Zarife Hasanaj humbi jetën pas një shpërthimi me minë teksa ajo ishte duke duke e çmontuar. (Lexo këtu)

Përveç saj, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Po kush ishin efektivët shqiptarë të dërguar në Letoni?

Zarife Hasanaj ishte nisur në mision në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pjesë e Forcave të Armatosura ishte bërë në vitin 2008. Ajo kishte kryer disa kurse lidhur me asgjësimin e municioneve me eksplozivë, të cilët ironikisht i morën edhe jetën.

Zarife Hasanaj

TË DHËNA PËR N/TETAR ZARIFE HASANAJ

N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:

Gjendja familjare:
• Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla  dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.

Arsimimi:
• Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
• Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili                 “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.
Kualifikimet
• Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
• Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Gradimi dhe punësimi:

• Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013,  titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20.Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

Klodian Tanushi 

Major Tanushi është në Rigë që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Ai ka kryer kurse për  asgjesimin e municioneve me eksploziv. Babai i tre fëmijëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Julian Kapaj 

Nëntogeri Kapaj është një prej të plagosurve të djeshëm në Letoni. Kapaj ka kryer kursin për asgjesimin e muncioneve dhe eksplozivëve. 

TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ

Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

Gjendja familjare:
Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër. Jeton me prindërit

Arsimimi:
Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Kurse
• Ka kryher kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)
• Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Gradimi dhe punësimi:

• Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

Medalje :
1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.
2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj