LIVE UPDATES
Aktualitet

Të vëzhguar nga të gjitha anët! Policia rrugore nuk fal asnjë shtetas, pezullon 45 leje drejtimi, arreston 12 drejtues mjet

3 Shtator 2020, 18:13 Nga DOSJA
Të vëzhguar nga të gjitha anët! Policia rrugore nuk fal

TIRANE– Policia rrugore vazhdon aksionin për të parandaluar aksidentet rrugore duke përdorur droning, drager dhe radarin për të evidentuar të gjithë shkelësit e ligjit.

Ditën e sotme janë pezulluar 45 leje drejtimi, 12 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë marra 1255 masa administrative.

35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Policia Rrugore kërkon nga për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 3 shtator 2020

Gjatë 24 orëve të fundit: 45 leje drejtimi të pezulluara, 12 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1355 masa administrative.

Vijon kontrolli i pandërprerë nga ana e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 239 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

191 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 211 për përdorim të celularit;

129 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 457 masa për parkime të gabuara;

12 masa për shkelje të semaforit;

93 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 masa administrative.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdorgjatë drejtimit të

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës