LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderi 1.3 milion Euro për klorin e Ujësjellësit, Bashkia e Tiranës nuk hapi garën

31 Maj 2020, 16:33 Nga DOSJA

TIRANË- Kompania e pajisjeve industriale nga Fieri, “W. Center”, e cila duket se ka pasur sukses vetëm në tenderat e institucioneve të drejtuara nga Erion Veliaj në kryeqytet, është shpallur së fundmi fituese e tenderit 1.3 milionë euro, pa garë, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Në 23 Prill 2020, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, strukturë në varësi direkte të kryebashkiakut Veliaj, ka njoftuar kompaninë fierake se ishte shpallur fituese në procedurën e prokurimit publik për “Blerje klori”.

Në bazë të të dhënave të portalit të specializuar “openprocurment”, rezulton se, prej vitit 2016 e në vijim, kompania “W.Center”, në tenderat e zhvilluar nga pushteti lokal, është shpallur fituese vetëm në procedurat e organizuara nga Bashkia e Tiranës, me një total të fondit limit në mbi 5 milionë euro

Tenderi 1.3 mln euro pa garë për klorin

Në 9 Mars, Ujësjellësi i Tiranës shpalli tenderin për blerje klori për 12 muajt e ardhshëm. Fondi limit për këtë tender ishte përllogaritur në mbi 132 milionë lekë të reja pa TVSH, rreth 1.3 milionë euro, me një shumatore çmimi për njësi 124 lekë.

Në mbyllje të tenderit rezultoi se kishin marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë. E, konkretisht, “W. Center” dhe “Albania Distribution Chem”.

Pas hapjes së ofertave, komisioni i tenderit vendosi skualifikimin e kompanisë “Albania Distribution Chem”, për shkak se ajo nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike.

Për këtë arsye, fituese e tenderit 1.3 milionë euro u shpall kompania tjetër pjesëmarrëse, “W. Center”, e cila kishte dhënë një ofertë rreth 20 mijë euro më të ulët se sa fondi limit. Në dokumentat e tenderit rezulton se “W. Center” ka paraqitur ofertën me shumatore të çmimeve për njësi 122 lekë, pa tvsh. Në total, shoqëria fituese ka ofruar shërbimi për një vlerë prej afërsisht 131 milionë lekë të reja.

Kompania fierake, tendera vetëm tek “Lali”

Shoqëria “W.Center” ka selinë qendrore në Fier, si edhe ka një zyrë përfaqësimi në Tiranë. Në një verifikim në portalin “openprocurment”, konstatohet se, në tenderat e zhvilluar nga njësitë e pushtetit vendor, kompania është shpallur fituese vetëm në tenderat e zhvilluar nga bashkia e Tiranës, që prej kohës kur ajo drejtohet nga Erion Veliaj.

Sipas të dhënave të portalit informativ, tenderi i parë që ka fituar ‘W.Center” në Tiranë është një procedurë për blerje sobash. Në vijim, “W.Center” është shpallur fitues në 14 procedura tenderuese, të cilat kanë pasur një fond limit në total prej mbi 500 milionë lekë të reja pa TVSH, rreth 5 milionë euro. Kompania “W. Center” iu shmang një komenti të kërkuar zyrtarisht nga “Boldnews.al”, në lidhje me ato që mund të konsiderohen si “tendera pa garë”.

(Marrë nga BoldNews)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane erion veliaj tender i pa gare ujesjellesi tirane bashkia tirane erion veliaj tender i pa gare ujesjellesi tirane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë