LIVE UPDATES
Bota

Tension në raportet mes Turqisë dhe shtatë vendeve të BE

12 Shtator 2020, 09:34 Nga DOSJA
Tension në raportet mes Turqisë dhe shtatë vendeve të BE

GREQI– Pas një samiti të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që shtrihen rreth Detit Mesdhe, të mbajtur në Korsikë, u lëshua një kumtesë e përbashkët, me të cilën mbështeten tërësisht Greqia dhe Qiproja. Partnerët janë me Qipron dhe Greqinë, u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se “Turqia duhet të ndërprejë gërmimet.” Ai kërkon nga qeveria në Ankara që të kthehet në tavolinën e bisedimeve. “Ne nuk do t’i lejojmë Turqisë që ta përçajë Evropën.”

Në pjesën lindore të Mesdheut gjendja ka arritur një nivel të rrezikshëm të tensionimit. Turqia po kërkon gaz nën sipërfaqen e ujit. Greqia dhe Qiproja janë të mendimit se shpimet në zonat e ujërave të tyre janë ilegale. Ankaraja i ka hedhur poshtë këto pretendime. BE i ka dërguar Turqisë për shkak të këtyre gërmimeve një ultimatum, ku kërcënon me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj këtij vendi, nëse ai vazhdon me këto aksione. Nëse deri javën që vjen nuk arrihen përparime në dialog, në samitin e ardhshëm të BE, me 24 shtator, do të flitet për masat dhe sanksionet që mund të merren kundër Turqisë, ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrell, në fund të gushtit. Këtu bëhet fjalë edhe për sanksione ekonomike.

Macroni shpreh gatishmëri për dialog

Nikoqiri i samitit të fundit, presidenti francez Emmanuel Macron, u shpreh i gatshëm para gazetarëve për vazhdimin e dialogut konstruktiv me Turqinë. “Por ne kërkojmë që Turqia të respektojë parimet në shtigje afatgjata.” Më parë 42-vjeçari tha se Turqia nuk është kurfarë partneri në zonën lindore të Mesdheut. “Linjat tona të kuqe janë respekti i sovranitetit të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare.”

Franca ka shtuar së fundi prezencën ushtarake në rajon, në shenjë solidariteti me Athinën dhe Nikozinë. Marina franceze ka nisur ndërkohë edhe një manovër të përbashkët me forcat greke. Forcat turke po ashtu kanë nisur manovra ushtarake.

Ankaraja e quan Macronin “arrogant”

Nga Ankaraja u dërgua një përgjigje në prag të samitit: Macroni ka lëshuar një “kumtesë arrogante”, që shpreh paaftësinë dhe dëshpërimin e tij, kumtoi Ministria e Jashtme turke. Sjellja e Macronit “tregon reflekse të vjetra kolonialiste” dhe rrezikon interesat e Bashkimit Evropian. Sipas palës turke, Macroni nuk ka të kompetenca të vendosë për kufijtë në Mesdhe.

Në takimin e mbajtur në Korsikë morën pjesë Franca, Greqia, Malta, Qipro, Italia, Spanja dhe Portugalia. Ishte ky takimi i shtatë në këtë format, që quhet edhe “Med7”. Ky takim konsiderohet si parapërgatitje për samitin e ardhshëm të BE që mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.

Problemi i Libisë

Macroni ka paralajmëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan disa herë edhe për shkak të gjendjes në Libi, sepse kjo e cënon sigurinë e Evropës. Turqia e mbështet në këtë konflikt qeverinë e Libisë. Turqia është duke dërguar në Tripoli milicë sirianë radikalë, thuhet në qarqet e Pallatit Élysée. Pas rrëzimit dhe vrasjes së Muammar al-Gaddafi në vitin 2011, në Libi ka nisur një luftë civile. Turqia e mbështet qeverinë zyrtare atje, ndërsa gjenerali Chalifa Haftar e ka mbështetjen e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota konflikti greqi-turqi konflikti greqi-turqi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj