LIVE UPDATES
Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë, Turqia ka rolin kryesor në konventën ndërkombëtare

12 Janar 2022, 15:04 Nga DOSJA
Tensionet Rusi-Ukrainë, Turqia ka rolin kryesor në konventën

TURQI – Mes shtimit të tensioneve nga mundësia e një pushtimi rus të Ukrainës, analistët thonë se Turqia ka një rol kryesor si zbatuese e një konvente ndërkombëtare që rregullon hyrjen detare në Detin e Zi. Ankaraja është e vetëdijshme se çdo konflikt do të sjellë presion si nga Moska ashtu edhe nga partnerët e NATO-s.

Anijet luftarake të NATO-s kanë shtuar praninë e tyre në Detin e Zi në mbështetje të Ukrainës, ndërsa Rusia po grumbullon forcat e saj në kufirin me Ukrainën. Sipas Konventës Montreux të vitit 1936, qasja në Detin e Zi bëhet vetëm përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll. Konventa, që vihet në zbatim nga Turqia, kufizon anijet detare nga vendet që nuk i përkasin Detit të Zi, të transportojnë një maksimum ngarkese prej 10,000 tonësh për anije, për vetëm 21 ditë.

“Nëse ndodh më e keqja, atëherë Ukraina duhet të mbrohet ose të mbahet jashtë rrezikut. Në bazë të konventës Montreux ka një kufi për forcat detare që NATO-ja mund të mbajë aty”, thotë Mithat Rende, ish ambasador i Turqisë.

Konventa Montreux ka një rëndësi historike për Turqinë pasi rivendosi sovranitetin dhe kontrollin turk në rrjetin e rrugëve të brendshme ujore që lidhin Detin e Zi me detet e hapura. Por disa analistë paralajmërojnë se roli i Turqisë si roje e Detit të Zi, e vë atë në një pozitë të vështirë me partnerët e saj të NATO-s në këtë kohë tensionesh të larta.

Gjatë luftës ruso-gjeorgjiane në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s u përpoqën të sillnin më shumë anije në rajon dhe fillimisht Turqia nuk lejoi kërkesën e parë nga Shtetet e Bashkuara, sepse po shkelte kufijtë e ngarkesës. Përfundimisht, SHBA-të e ndryshuan kërkesën për dy anije të tjera të vogla në vend të një anijeje të madhe dhe më pas u lejuan”, thotë Mustafa Aydin, profesor në Universitetin Kadir Has.

Por Turqia po përballet edhe me presion nga Rusia. Vitin e kaluar përdorimi i kanalit të Bosforit nga anijet luftarake amerikane për të marrë pjesë në stërvitjet detare të NATO-s me Ukrainën u kritikua menjëherë nga presidenti rus Vladimir Putin. Vëzhguesit parashikojnë se presioni rus do të rritet nëse NATO-ja rrit praninë e saj detare në Detin e Zi.

“Rusia po i bën gjithashtu presion Turqisë që të mos përfshihet, qoftë si anëtare e NATO-s, apo si një fqinj i mirë i Ukrainës. Dhe rusët nuk lënë asnjë mundësi t’u kalojë pa kritikuar Turqinë, jo duke e kërcënuar, por duke i thënë se nuk duhet të bëjë asnjë hap të gabuar“, thotë Huseyin Bagci, president i Institutit turk për Politikën e Jashtme.

Ankaraja po vëzhgon nga afër bisedimet e kësaj jave për të zbutur tensionet në rritje…dhe shpreson që të dyja palët të shmangin një shtim të mëtejshëm ushtarak në rajon – një përshkallëzim, që mund të sjellë probleme të reja për Turqinë në rolin e saj historik si kontrolluese e hyrjes në Detin e Zi.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan rusia turqia erdogan rusia turqia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj