Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tentuan të futen në Shqipëri me dokumente të falsifikuara, kthehen mbrapsht dy persona nga Bangladeshi
3 Tetor 2021, 12:04Nga DOSJA
TIRANË- Dy persona nga Bangladeshi janë kthyer mbrapsht në Rinas, pasi kanë tentuar të futën në vend me dokumente të falsifikuara. Mësohet se gjatë muajit shtator janë prapësuar 35 persona, kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia. Nga këta persona 15 raste janë të falsifikimit të dokumentave, 5 për falsifikim të tamponëve të Covid, 4 për falsifikim të vulave dhe 1 për falsifikim të dokumentave shëndetësore. Në këto vepra janë implikuar 21 persona nga të cilët 8 janë arrestuar, ndërsa 13 janë proceduar penalisht.
Njoftimi i policisë:
Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Prapësohen në Rinas dy shtetas nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.
Gjatë muajit Shtator janë prapësuar 35 shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia me viza të falsifikuara. Po përgjatë muajit Shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmërisë janë evidentuar 15 raste të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe “Falsifikim i dokumentave”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covidit.
Gjithashtu është evidentuar dhe 1 rast për “Falsifikim i dokumentave shendetsore” dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”. Në këto vepra janë implikuar 21 autorë, nga të cilët: 8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: dokumentat, 15 pasaporta, 18 karta identiteti,13 leje qendrimi,8 patenta,6 karta shendeti, 6 viza elektronike. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në hyrje të RSH për muajin Shtator 2021, janë kapur në hyrje: Një shtetas me pasaportë të falsifikuar dhe 2 shtetas me karta identiteti të falsifikuara. Personat që i posedonin këto dokumente nuk janë lejuar të futen në Shqiperi janë prapësuar Inad në vendin e origjinës.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sezoni veror ka përfunduar po jo ai turistik. Në qytetin bregdetar të Vlorës brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të frekuentohen nga turis...
FRANCË- Një shqipar është dënuar me 20 vite burg në Francë, pasi dogji me acid ish-bashkëshorten e tij. Leparisien shkruan se Nexhmedin Dardha u dënua me 2...
TIRANË– Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, tar...
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale A.E u kap me kanabis, një ...