Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dita e sotme shënon një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku ndërruan jetë 51 persona që mbetën nën rrënojat e banesave të tyre. E teksa drejtësia foli shumë, pritej shumë nga hetuesit, por deri më tani vetëm njëra nga dosjet penale të nisura ka përfunduar në gjykatë.
Gazetari Elton Qyno raporton se pas një viti këto hetime janë zbehur, ndërkohë që edhe pandemia ka bërë të sajën për të vënë në “gjumë” prokurorët. E vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI, e zyrës së urbanistikës të Bashkisë Durrës. Prokuroria e Durrësit, në muajin dhjetor 2019, urdhëroi arrestimin e 18 personave, mes të cilëve, çiftin e inxhinierëve Arben dhe Dëshira Qato, pronare e “Vila Palma”; Ruzhdi Xheka pronar i hotel “Mira-Mare”; Ramiz Shehu, ndërtues i “Vila Lala” dhe Abdulla Osmani, pronar i hotel “Tropikal”. Ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe Ahmet Doda, drejtori i Kavalishencës në Durrës dhe inxhinieri, Dëfrim Celami, të cilët kanë ndërruar jetë.
Por edhe kjo dosje ka hasur vështirësitë e saj, pasi një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, pjesa më e madhe e akuzave kanë rënë. 4 nga të pandehurit akuzohen për “vrasje nga pakujdesia”, akuzë kjo që sipas Kodit Penal, parashikon një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim. E gjitha pasi Prokuroria e Durrësit, nuk ka qenë në gjendje të provojë ndaj të pandehurve akuzat e ngritura
Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e 27 personave mes të cilëve 3 ish-kryetarë komune Farkë dhe Kashar si dhe ndërtuesen Vjollca Hoxholli, Pëllumb Fortuzi dhe Gerti Çallikun, por edhe kjo dosje nuk solli asgjë, pasi të prangosurit u liran pak ditë më pas, ndërkohë që edhe tani hetimet vazhdojnë. Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka regjistruar procedimin penal për shkollën e dëmtuar ”Ramazan Jangozi” në Thumanë. Për godinën e dëmtuar janë vënë nën hetim 10 persona, të cilët akzuohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave, por ende s’ka të arrestuar. E njëjta situatë “gjumi” është edhe në prokurorinë e Kurbinit, Lezhës dhe Kavajës, rrethe këto që u prekën rëndë nga tërmeti.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në një moment mjaft delikat ku vëmendja është tek menaxhimi i situatës me pandeminë, Big Market dhuron për shëndetësinë në Shqipëri.Rrjeti i supermarketeve shqi...
TIRANË– Sot u mbush një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, por trauma ende nuk ka kaluar për një pjesë të mirë të dëshmitarëve të asaj nate. Një p...
TIRANË– Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori jetë njerëzish dhe shkatërroi banesa të shumta është kujtuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.Ambasada s...
DURRËS– Policia e Durrësit ka shoqëruar një 67-vjeçar në Komisariat pasi është fotografuar se me makinën e tij tërhiqte një qen të ngordhur. P...
KRUJË– Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Krujë pasi kishte organizuar një festë familjare, fejesë, që është në kundërshtim me aktin norma...
TIRANË– Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë e Vlorës kanë vënë në pranga një 30 vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi G....
TIRANË– Tërmeti i një viti më parë la pas shumë viktima të plagosur, shtëpi të rrënuara dhe familje të cilat u shkatërruan pasi humbën familjarë të tyre. N...
KRUJË– Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka regjistruar procedimin penal për shkollën e dëmtuar ”Ramazan Jangozi” në T...
TIRANË- Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve për një “lockdoën” të dytë janë për falimentim të 30% të strukturave të këtij shërbimi në Shqipë...
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e djeshme se mësimi për shkollat në vend do të vijojë online duke filluar nga data 1 dhje...