LIVE UPDATES
Bota

Sillet si ‘gangster’ ndaj botës së civilizuar! Cilat janë 8 shkaqet që nxisin Putin

5 Mars 2022, 13:59 Nga DOSJA
Sillet si ‘gangster’ ndaj botës së civilizuar! Cilat

Ndërsa në Ukrainë po ndodh një masakër e tmerrshme dhe tërësisht e panevojshme, miqtë, familja, kolegët dhe mediat nga e gjithë bota kanë ngritur me të drejtë të njëjtën pyetje: Çfarë po i thotë mendja Putinit? Çfarë e ka nxitur atë të nisë luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore?

Çfarë po e shtyn ta kërcënojë botën me Luftën e Tretë Botërore, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve bërthamore?

Përgjigja ime ka qenë: Është e ndërlikuar. Asnjë përgjigje e vetme nuk e shpjegon plotësisht sjelljen tejet agresive të Vladimir Putin. Shumë ekspertë rusë që e njohin mirë Putinin, kanë folur mbi mentalitetin e tij. Por unë gjykoj se janë të paktën 8 faktorë të ndryshëm, ata që po ndikojnë përbëjnë sjelljen kaotike dhe shumë të rrezikshme të presidentit rus:

Nostalgjia

Putini e ka pranuar shumë herë nostalgjinë e madhe që ai ndjen për të kaluarën perandorake të Rusisë, dhe tiparet nacionaliste që e shoqërojnë atë: ortodoksinë ruse, mbrojtjen e rusisht-folësve, dhe interpretimet konservatore të identitetit kombëtar rus.

Artikulimi më i qartë i kësaj nostalgjie, ishte në esenë e tij të botuar verën e vitit të kaluar mbi lidhjet sipas të pavdekshme midis Moskës dhe Kievit. Ai i bëri jehonë konceptit se rusët dhe ukrainasit janë një popull, duke injoruar opinionin e atyre që mendojnë të kundërtën.

Korrigjimi i gabimeve të së shkuarës

Putin e ka thënë se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia më e madhe e shekullit XX-të. Ai i përbuz Gorbachev dhe Yeltsin, dy liderët rusë që lejuan shkëputjen e republikave. Pushtimi i Krimesë në vitin 2014, ishte një nga përpjekjet e tij më të hershme për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.

E percepton ndryshe realitetin

Putin është i rrethuar nga disa njerëz që mendojnë identikisht si ai, dhe të cilët prej kohësh kanë kontrolluar me xhelozi informacionin që mbërrin tek shefi i tyre. Ata janë ”alergjikë”ndaj pikëpamjeve që nuk i pëlqejnë Putinit.

4. Përbuzjapër udhëheqjen dhe sistemin e Ukrainës

Ukraina ka evoluar në një demokraci disi të rrëmujshme por gjithsesi dinamike, të cilën Putin nuk mund ta kuptojë. Sistemi i saj zgjedhor është i pakontrollueshëm prej tij, dhe qeveria ukrainase po e çon vendin gjithnjë e më larg orbitës ruse.

5. Njëbullist global

Në vitin 2007, Putin mori me vete qenin e tij të madh në një takim që do të zhvillonte me Angela Merkel, pasi e dinte që kjo e fundit i kishte tmerr qentë. Në atë takim kancelarja gjermane ishte vërtet e frikësuar, ndaj ai e forcoi reputacionin e tij si një bullist.

Merkel do të deklaronte në atë kohë: “Unë e kuptoj pse ai ka nevojë të sillet kështu, për të provuar se është burrë…Putin ka frikë nga dobësia e tij”. Ky tingëllon si përkufizimi klasik i një bullisti. Tani ai po luan rolin e bullisti global, duke e frikësuar botën me ushtrinë ruse dhe me kërcënime për luftë bërthamore. Është ajo që ai di të bëjë më së miri, dhe që i sjell përfitime.

6. Kërkon patjetër vëmendjen e botës

Kina është ngjitur shumë lart në skenën botërore, duke krijuar pasurinë e saj të madhe, ushtrinë e saj, dhe duke pretenduar se do të dominojë në këtë shekull. Kjo sjellje e ka alarmuar superfuqinë e shekullit XX–të, SHBA-në, e cila e ka kthyer vëmendjen nga Azia.

Përpara krizës aktuale, presidenti Joe Biden dhe administrata e tij mezi e përmendnin fjalën “Rusi” në bisedat e tyre mbi prioritetet e politikës së jashtme. Por Putinit nuk i pëlqen të zhduket nga skena. Ndaj ai e ka nisur këtë luftë, që e gjithë bota t’i ketë sytë tek ai.

7. Synon të ruajë ekuilibrat e brendshëm

Putin mbush 70 vjeç këtë vjeshtë. Ai ka arritur në fazën e vonë të autokracisë, kur i duhet vazhdimisht të ruajë balancat, dhe të bëjë kompromise midis pushtetarëve që kanë nevojë për të, që të ruajnë pushtetin e tyre, por që tashmë po bëjnë plane për ta pasuar atë në detyrë. Po ashtu Putin ka një publik që ka gjithnjë e më pak besim tek qeveria e tij. Ai duhet që t’i mbajë të nën kontroll këto ekuilibra, dhe pretendimi për një kërcënim të jashtëm ekzistencial, është një mënyrë efikase për ta bërë këtë.

8. Një zhgënjim i madh me Perëndimin

Kur Putin u informua për herë të parë mbi natyrën e Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), thuhet se u zemërua shumë për faktin se kufizimet në traktat nënkuptonin se ai nuk mund t’i lëvizte dot forcat e tij as në territorin rus.

Edhe vendet e NATO-s u penguan t’i përqendronin forcat në kufi kundër Rusisë. Por kjo nuk e ndaloi Putinin që në vitin 2007 të deklaronte se Rusia nuk do t’i përmbahej më CFE-së. Në krizën aktuale, ai ka thënë shpesh se duhet të ketë të drejtën të lëvizë sa herë të dojë trupat eveta në territorin rus.

Duke pasur parasysh izolimin e tij të madh, përpjekja për ta sprapsur nga gremina ku po tenton të na hedhë të gjithëve, do të kërkojë shumë energji. Asnjë homolog i huaj nuk ka gjetur deri tani mjetet për ta bërë këtë, megjithëse shumë janë përpjekur. Presidenti francez Macron po përpiqet akoma. Ndoshta tani që Kina është interesuar të ndërmjetësojë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, presidenti Xi Xingping mund të jetë edhe heroi i kësaj historie. Kjo do të ishte shumë interesante.

Shënim: Rose Gottemoeller, lektore në Qendrën për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Stenfordit. Në vitet 2016-2019, ka qenë Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s./ “The Bulletin”-Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi putin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll
Bota 5 Mars 2022, 13:44

Ukraina: NATO po mashtrohet nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus. Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuz...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj