LIVE UPDATES
Aktualitet

Tha se kishte parë projektin e Teatrit të Ri, AMT për Ndrenikën: Mbase profesori ka qenë i painformuar se projekti nuk ekzi

25 Korrik 2020, 13:48 Nga DOSJA
Tha se kishte parë projektin e Teatrit të Ri, AMT për

TIRANË – Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika, e cila u shpreh se kishte parë projektin e Teatrit të Ri, ku sipas tij ishin përfshirë edhe vërejtjet e AMT. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, AMT shkruan, se Ndrenika, pavarësisht se preferon të qëndrojë i tërhequr, zullumqarët gjejnë gjithmonë një mënyrë për ta nxjerrë në skenë.

AMT vijon më tej, duke thënë se aktori nuk e di ende se një projekt i ligjshëm nuk ekziston ende dhe nëse ka një fitues, duhet denoncuar mungesa e transparencës. Ndër të tjera në reagimin e alencës thuhet se deklarata e Ndrenikës, se në truallin e Teatrit nuk do të ketë kulla, nuk të jep garanci.

Reagimi i plotë

Trashëgimia e pashlyeshme e Robert Ndrenikës Pikërisht në momentin kur ishim në kulmin e betejës sonë ligjore ndaj abuzimeve dhe shkeljeve në lidhje me çështjen e ndjeshme të shëmbjes së Teatrit Kombëtar, aktori i madh i skenës Robert Ndrenika, u shpreh i kënaqur me projektin e teatrit të ri, pavarsisht se nuk e kuptuam se për cilin nga projektet e ka pasur fjalën meqë ka pasur disa syresh. Por a thua vallë, që çështja komplekse e teatrit , ku u përfshi fort edhe politika me ligje antikushtetuese, vjedhje të pronës publike, të ishte një cështje thjesht estetike ? Një përplasje pikpamjesh mes artistësh ? Sikur 17 Maji të mos kishte ekzistuar kurrë ? A thua vallë teatri i ri, duhej të ndërtohej duke shëmbur të vjetrin ? Apo vetëm toka e teatrit ishte e shenjtë dhe aspak trashëgimia dhe vlerat që kanë lënë ata që luajtën aty dhe bënë historinë e tij, ku bën pjesë edhe vetë aktori ynë i madh? Mos vallë fillimi ndërtimit të teatrit të ri duhej të ndodhte duke dhunuar artistët dhe qytetarët që po mbronim vlerat e trashëgimisë, duke i sulmuar me polici speciale të armatosur dhe shëmbja e teatrit të vjetër duhej të fillonte kur ata ishin ende brënda?

Gjithsesi, mbase profesor Ndrenika ka qënë i keqinformuar, nga ata që duan të përdorin figurën e tij për të mbuluar zullumet e tyre. Pavarsisht se ai është shprehur herë pas here se preferon të qëndrojë i tërhequr, zullumqarët e gjejnë gjithmonë një mënyrë për ta rikthyer në skenën e kësaj tragjikomedie, në role episodike që nuk të shqiten nga mëndja kollaj, në funksion të maskaradës së tyre.

Pastaj me humor të hollë, na jep një falenderim të pamerituar kur thotë se paskësh konstatuar se të gjitha sugjerimet tona (AMT dhe PD), ishin marrë para sysh, dhe na siguron se në projekt nuk parashikohen kulla, në asnjë centimetër katror të truallit të teatrit. Në fakt ne, por as edhe Pd nuk kanë qënë për teatër të ri duke shëmbur të vjetrin. Mbase falenderimi duhej të na vinte prej tij, kur e futëm teatrin përmes Europa Nostra në listën e shtatë vëndodhjeve më të rrezikuara në Europë dhe po bëheshim gati ta restauronim sipas projektit origjinal pa harxhuar asnjë shpenzim nga arka e shtetit shqiptar. Ndërsa sot pasi teatri është shëmbur, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre për ndërtimin e teatrit të ri, projekti i të cilit nuk është bërë publik, 30 milionë euro.

Mbase profesori i madh, nuk është informuar se projekti i ri, të paktën publikisht dhe ligjërisht, nuk ekziston ende. Bashkia e Tiranës vetëm pak ditë më parë, shpalli tenderin për realizimin e tij. Nëse paska një projekt fitues të fshehtë, këtu duhet denoncuar fillimisht mungesa e transparencës, përpara se të gjykojmë mbi vlerat e tij teknike.

Cila mund të jetë vallë garancia se projekti i ri nuk do të ketë kulla dhe sipërfaqes së teatrit nuk do ti merret asnjë centimetër, kur në dokumentat e hipotekës së teatrit sipërfaqja e tij figuron vetëm 1100 m2 nga 5500 m2 që ishte realisht? Në projektin e Bjarke Ingels, hapësira e ndërtimit është shumë më e vogël sesa ajo e truallit të teatrit, dhe bashkia asnjëherë nuk ka treguar se çdo bëjë me pjesën e mbetur të tij. Pavarsisht se kryetari i bashkisë ka dhënë e stërdhënë prova të llahtarshme se, jo vetëm që nuk i mban premtimet, por është një poet i mashtrimit, i aftë të gënjejë sy për sy, ditën për diell, ne duhet të besojmë në çdo rast se, garancia e gjallë e kësaj fjale të dhënë, është vetë profesori dhe artisti ynë i madh Robert Ndrenika.

Ta ndërtosh Teatrin e ri duke shëmbur të vjetrin së bashku me historinë dhe trashëgiminë që ai përfaqson, apo ta ruash atë dhe ta ndërtosh teatrin e ri diku tjetër ? Kjo është çështja. Gjithsesi ne do të bëjmë çmos që trashëgimia e pashlyeshme, që aktori ynë i pakrahasueshëm Robert Ndrenika ka lënë, të ruhet në Teatrin e Rindërtuar aty ku ishte dhe siç ishte !

Aelanca për Mbrojtjen e Teatrit

Pak ditë më parë u botua në media një deklaratë e aktorit Robert Ndrenika, i cili pretendonte se kishte parë projektin e Teatrit të Ri. Aktori bënte me dije, se ishte ftuar për të parë projektin nga drejtori i TK, Hervin Çuli, regjisori Altin Basha dhe inxhinieri Bejleri. Në deklaratë Ndrenika falenderonte PD dhe AMT për vërejtjet, për të cilat thoshte se ishin përfshirë në projekt, ndërsa shtonte se në trullin e Teatrit, nuk do të ndëtohen kulla.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit projekti i teatrit kombetar robert ndrenika aleanca per mbrojtjen e teatrit projekti i teatrit kombetar robert ndrenika

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Korrik 2020, 09:55

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në spitale vijojnë përgatitjet për plotësimin e nevojave për përballimin e situatë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj