Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
HOLANDE-Presidenti Hashim Thaçi ka nisur përballjen me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të përgjigjet për akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte. Pas gjashtë orësh duke u marrë në pyetje Thaçi ka dalë nga Prokuroria Speciale në Hagë, por nuk ka folur gjatë, përveçse ka bërë me dije se do të rikthet sërish nesër.
Ndërsa para se të hynte brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara ku zhvillohen seancat e marrjes në pyetje, Thaçi tha se lufta e Kosovës është një histori suksesi, dhe shtoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje, së pari për djalin e tij.
“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi në anglisht për mediat.
Presidenti i Kosovës, do të dëgjojë pyetjet e prokurorit në Hagë dhe do t;u përgjigjet atyre. Pas Thaçit, në intervistë do të futet edhe Kadri Veseli, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza. Presidenti Hashim Thaçi, u nis dje në Hagë nga aeroporti i Rinasit në Tiranë. Në një intervistë të dhënë për Top-Channel, Thaçi u shpreh pak orë para përballjes me Prokurorinë se do të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij. Ai shtoi se ka shkelur ligje të Millosheviçit, dhe se tashmë ka ardhur koha të përballet me çmimin e lirisë.
Dy ditë para kësaj interviste, Thaçi shkoi në varrin e luftëtarit Adem Jashari, për t’i bërë nderimet dhe për t’i thënë se dielli do të lindë përsëri. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.
Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI-Ndihmësi i ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Verishin tha se vendimi për rihapjen e Hagia Sophia-s për lutje është çështje e...
HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme u paraqit në Hagë për t’u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar. E teksa ...
SHBA– Shkurtimet e thella të buxhetit në arsim dhe rritja e varfërisë në të gjithë botën, e shkaktuar nga pandemia COVID-19 mund të detyrojë të paktën 9.7...
KOSOVË– Pasditen e kësaj të hëne Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social facebook se të paktën 304 pacien...
INDI-Superylli i Bollywood-it Aishwarya Rai ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mirëpo fatëkeqësisht është infektuar edhe vajza e saj 8-vjeçare e ish-Mi...
KOSOVË– Ditën e sotme një tjetër deputet nga Kosova ka rezultuar pozitivë me Covid-19, duke e çuar në 10 numrin e deputeteve të infektuar në Kosovë....
KOSOVË- është një ndër vendet më të goditura nga virusi Covid-19 ku ditë pas ditë po shtohen rastet e reja me koronavirus, gjithashtu është rritur ndjeshëm...
HUNGARI– Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruesvki në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemane Cajtung, ka folur në lidhje...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme ka deklaruar para deputetëve që qeveria ka marra të reja për Covid-19 të mos lejuar për...
Përdorimi i maskave gjatë pandemisë së Covid-19 ka qenë një nga temat më të diskutuara nga të gjithë shkencëtarët e botës. Ka pasur shumë spekulume se maskat mu...