Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas takimit me Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një reagim në Facebook, Thaçi shkruan se Albin Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofronte propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe për të marrë mandatin e kryeministrit.
Më tej Thaçi shkruan se i ka lënë dhe 48 orë kohë Kurtit për t’i dhënë mandatin si kryeministër dhe shton se pas kësaj do marrë veprimet e radhës në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
“Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës. Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, shkruan kreu i shtetit të Kosovës.
Albin Kurti është tërhequr sot nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit. LDK ka zhvilluar sot mbledhje të kryesisë, por nuk ka dalë me një qëndrim.
Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetat Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gadishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.
(A.B.:E.K Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar sot në President ku është takuar me Hashim Thaçin. Takimi mes Thaçit dhe Kurtit ...
KOSOVË– Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike është mbledhur në mënyrë urgjente pasi është thirrur nga kreu i saj, Isa Mustafa. Mbledhja po zhvillohet në...
AUSTRALI- Zjarret në Australi po shkaktojnë dëme të mëdha, pasi shuarja e flakëve është tejet e vështirë e për këtë shkak humbën jetën 24 njerëz.Gjithashtu, me ...
KOSOVE- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar sot përmes një video-mesazhi se është tërhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm. Kurti tregoi em...
MALAJZI- Ndodhi e pazakontë në Malajzi!Një derr i égër u fut papritur brenda një salloni flokësh për meshkuj, duke tmérruar berberët që ndodheshin aty. Ngjarja ...
AUSTRALI- Në Australi prej muajsh tashmë zjarret masive kanë bërë shkrumb e hi gjithçka, duke ju marrë jetën 24 njerëzve dhe mijëra të tjerë janë evakuar...
KROACI- Pas zgjedhjve të zhvilluara në Kroaci, ish-kryeministri Zoran Milanoviç, tashmë do të jetë Presidenti i këtij vendi.Ai është kandidant i Partisë...
IRAN– Vajza e gjeneralit iranian Qasem Soleimani parálajmëroi se vdékja e babait të saj do të shkáktojë më shumë zgjim në frontin e rezistencës dhe do të sjel...
PENSILVANI- Të paktën pesë njerëz u vránë dhe 60 u plágosën mëngjesin e të dielës në një áksident trágjik në Pensilvani ku u përfshinë dy kamionë me një autobuz...
BAGDAD- Gjenerali Kasem Sulejmani u vrá të premten e 3 janarit nga forcat amerikane, por vrásja e tij ka hapur shumë débate dhe ka ndezur ténsionet mes Irakut...