6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin shqiptaro-francez Tedi Qirjako pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas policisë, Gjykata e Nantes në vitin 2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”arrest në burg” për veprat penale “vrasje”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”, për të cilat rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. 27-vjeçari pasi vrau një person në Francë, u strehua në Shqipëri. Ai pritet të ekstradohet drejt shtetit francez.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Barrikada”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet një shtetas francez , i shumëkërkuar për vrasje në Francë. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna e pandërprerë për kapjen e personave në kërkim për krime të rënda ndaj jetës. Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Barrikada”, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”. Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Lushnje- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Allkaj të Lushnjes, ku një makinë që drejtohej nga 33-vjeçari me inciiale R.Ç ka për...
Shqipëri- Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim të lartë të kokainës, ku sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 2.5% e shqiptarëv...
Tiranë- Baton Haxhiu ka komentuar së fundmi padinë për shpifje që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt. Haxh...
GREQI- Sipas burimeve nga policia Greke shkaqet e aksidentit deri tani janë te paqarta por megjithatë bëhet e ditur se viktima po udhëtonte me motor, kur u përp...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se nuk do të tërhiqet ga plani për të shembur godinën e vjetër të Teatri Kombëtar dhe për të ndërtuar një...
TIRANË– Vilson Tafçiu Noka, 28-vjeçari që u vra mbrëmjen e të hënës me armë zjarri në zonën e Astirit kishte një histori dashurie me një grua...
TIRANË- Misioni i OSBE në Shqipëri, ka reaguar sot pas publikimit të raporti nga Transparency International, ku rezultonte se Shqipëria kishte zbritur disa...
TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është rrethuar nga mediat menjëherë sapo ka dalë nga SPAK, ku edhe ka dhënë deklaratën e tij pas publikimit t...
Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme. Policia e shtetit ka hapur një tender me një fond prej rreth 5 m...