Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Emisioni investigativ “Top Story” nuk do të shfaqet më në Top Channel. Pasi gati 3 vitesh transmetim të një cikli dokumentarësh investigativ, Top Story njofton përmes rrjeteve sociale se nuk do të transmetohen më në Top Channel për shkak të anulimit të emisionit të fundit. “Oligarkët e Rilindjes Urbane” ishte parashikuar të ishte në transmetim të mërkurën, por planet kanë ndryshuar. Stafi njofton se janë ndjerë në presion përgjatë muajve të fundit nga drejtuesit e televizionit, pas largimit të autorit dhe më pas në censurimin edhe të emrit të emisionit. “E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.”,-thuhet në reagim, pa zbuluar se kush do të jetë emisioni i ri që do të shfaqet në Televizionin Kombëtar.
REAGIMI I PLOTE:
Top Channel mbyll Top Story!
Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.
Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.
Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.
Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.
Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.
Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.
Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.
Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ. Edhe programi i patransmetuar ditën e djeshme “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian.
E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.
Në respekt të publikut, stafi i Top Story ju njofton se do të transmetojë të gjitha temat e papublikuara ose të censuruara, në një kanal tjetër komunikimi.
Shihemi së shpejti,
Stafi i Top Story!
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 986 testi...
TIRANË– Sot, Ministria e Arsimit ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditë të humbura mësimi përgjatë këtij viti shkollor. Mini...
LUSHNJE- Të mbjellat e këtij sezoni në Myzeqe nuk po marrin shërbimin e duhur të plehërimit. Sipas fermerëve, çmimet e inputeve bujqësore janë të papërba...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është ndaluar fjala në Kuvend. Pasi foli kryeministri Edi Rama, Berisha ngriti dorën dhe kërkoi fjalën, por d...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ashpër duke kërkuar vendosjen para drejtësisë së përgjegjësve të autorëve që zhdukën d...
TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga, ndërsa 12 të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, pasi dyshohen si të përfshirë os...
TIRANË– Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot mbledhjen e parë m...
VLORË- Stuhi të forta ere kanë përfshirë një pjesë të vendit tonë duke shënuar dhe incidentet e para në Kuçovë ku si pasjë janv plagosur dy persona....
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi me deputetin e PD-së Tritan Shehun, të cilit i bëri thirrje të konsumojë produk...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit...