Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Trafik të miturish, kanabisi e dhunë, arrestohen 10 persona në 24 orët e fundit në Tiranë
10 Tetor 2021, 07:05Nga DOSJA
TIRANË– 10 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të dnryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mes tyre është prangosur dhe një i mitur i kapur me kanabis. Nëntë të tjerët akuzohen për vepra të ndryshme penale, Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij; E. K, 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim. Personi me inicialet S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale T. B, 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shaiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: T. D, 30 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese;
J, 49 vjeç, pasi në menyrë të përseritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin në kërkim E. K, 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; E. L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Premiera e filmit të ri të Daniel Craig “007: No time to die” në rolin e James Bond ka shkaktur mjaft replika në rrjetet sociale. Shfaqjen e ...
TIRANË– Doktoreshë Ruki Kondaj së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.E ftuar në rubrik...
TIRANË- Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që ꞔmimet janë në qi...
TIRANË– Secili nga anëtarët e një familjeje në Tiranë ka konstatuar nga një send që nuk gjendej në vendin e tij e megjithatë secili ka vijuar rutinën...
TIRANË– Java e ardhshme do të sjellë dimrin e ftohtë në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë r...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar planin e qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama për të përballuar krizën e paralajmëruar të ene...