Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kërkesë në gjykatë: Të rihapet procesi, Mediu të merret si i pandehur
20 Mars 2019, 11:52Nga DOSJA
TIRANË- Një javë nga 11-vjetori i tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave kanë depozituar një kërkesë në gjykatën e Tiranës ku kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor.
Dosja.alka siguruar kërkesën e Feruzen dhe Zamira Durdaj, dy nga familjaret e viktimave të Gërdecit.
Në kërkesë, ato kërkojnë që gjykata të revokojë vendimin dhe prokuroria të nisë hetimet dhe të marrë si pandehur, ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
“Në përfundim, kërkojmë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që pasi të marrë në analizë tona, të pranojë kërkesën sipas objektit të saj, duke revokuar vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Gjykatës së Lartë (e cila ka vepruar në cilësinë e organit procedues) për pushimit e ndjekjes penale dhe duke urdhëruar Prokurorinë pranë Shkallës së Parë, Tiranë që të vijojë me veprimet e mëtejshme të dërgimit të çështjes në gjykatë ndaj shtetasit Fatmir Mediu, sipas procedimit nr. 3/2008.”-thuhet në kërkesë.
Tragjedia e Gërdecit ndodhi në 15 mars të vitit 2008. Nga një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mbi 300 u plagosën, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë që prokuroria nuk arriti dot t’i hiqte imunitetin e deputetit duke mos lejuar kështu hetimin e tij.
Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur . Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FUSHË-ARRËZ- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar, një oxhak në Fushë-Arrëz. Në n...
TIRANE- Në një kohë kur Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, Fatos Klosi shprehet i gatshëm për të dhënë dëshminë e ...
TIRANË- Pas shpalljes në kërkim të Dervis Arapit, djalit të Agim Arapit, tregtari që u dhunua për vdekje në 2017-ën nga vjehrri dhe Jurgen Kurti, flet e ëm...
Kukës- Qeveria e ka marrë vendimin për ndërtimin e një hidrocentrali të dytë në fshatin Lusen të Kukësit. Ky vendim është kundërshtuar nga banorët e fshatit, të...
GREQI- Ministria e Jashtme ka shkarkuar sot nga detyra konsullin shqiptar në Greqi, Pervin Gjikuria. Shkarkimi nga detyra i konsullit Gjikuria, vjen pak kohë, ...
TIRANË- Djali i tregëtarit të vrarë në Durrës, Dervisi Arapi është shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” të men...
Tiranë- Nga policia ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat, 6 banorë të Astirit pas protestës së djeshme. Mësohet se në lomisariat janë shoqëruar: Gëzim S...
BULQIZË– 11 nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në qytetin e Bulqizës kanë përfunduar të helmuar në spital me të vjella dhe marrje mendsh. Burime për...
LUSHNJE– Për rreth një orë, fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjes kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier duke derdhur në mes të autostradës qumësht.Ashtu si&c...