6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas fitores drithëruese 4-3 të Real Betisit kundër Barcelonës në nëntor 2018, mesfushori Sergio Busquets i dha fanellën e tij trajnerit rival të asaj kohe, Quique Setien, ku shkruhej: “Për Quique, me vlerësim dhe admirim për mënyrën se si e sheh futbollin”.
Ajo është humbja e vetme e katalanasve në shtëpi që nga shtatori 2016 dhe kjo jo thjesht për mbrojtjen fantastike të Real Betisit, por sidomos për planin strategjik që ajo skuadër kishte në sulm. Fiks ajo ndeshje ka mjaftuar që presidenti Josep Maria Bartomeu para pak ditësh të mendonte për këtë trajner, meqë Ernesto Valverde po programohej për t’u larguar.
“As në ëndrrat më të pabesueshme nuk e kam imagjinuar këtë që po më ndodh”, u shpreh Setien në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Barcelonës. “Dje po ecja pas lopëve në fshatin tim dhe sot jam te Barcelona, duke drejtuar lojtarët më të mirë në botë”, shtoi ai me përulësi.
Nëse keni menduar se drejtuesit blaugrana janë nxituar duke vendosur këtë trajner në krye të skuadrës, gaboheni. Setien është i fiksuar pas disiplinës së trashëguar nga Johan Cruyff, trajneri legjendar, i cili i dha Barcelonës një identitet në futboll. Nëse holandezi ishte enciklopedia e futbollit katalanas, ky trajner pasues i Valverdes mund të konsiderohet një burim i pashtershëm idesh dhe energjish për futboll të mirë.
Ndoshta nuk e mbani mend, por Setien ka edhe dy fitore ndaj Real Madridit. Ai u bë trajneri i parë që nga viti 2003, i cili fitoi në transfertë edhe kundër Barcelonës, edhe kundër “Los Blancos” (në të njëjtin sezon).
Edhe pse Valverde ka patur mjaft sukses në “Camp Nou”, Setien është një njeri më frymëzues për tifozët katalanas. Ata kërkojnë futboll sulmues dhe jo pragmatizmin e Valverdes. Tradita e Barcelonës, por edhe ambicia e saj, ka qenë gjithmonë loja sulmuese. Prandaj duhet Setien.
Nuk është sekret që zgjedhjet e para të Barcelonës ishin Xavi Hernandez, Mauricio Pochettino, Ronald Koeman dhe Massimiliano Allegri, por është e qartë se Leo Messi me shokë janë në duar të sigurta.
M.P. / Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Lojtarët e Manchester City-t festojnë një fitore me 22 modele, kështu hapen titujt e tabloideve, duke shkaktuar “tërmet” në rradhët e qytetarëve.Pas fitores 6–1...
MALTË –Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në Maltë, lojtari i Sannat Lions,Antonie Camielleri u bë protagonist i një sherri ndaj anësorit ...
Futbolli është më shumë se një lojë. E themi shpesh këtë fjali, por duhen disa histori reale për ta kuptuar realisht atë.Gedson Fernandes, për shembull, as që e...
Quique Setien është njeriu i cili ka marrë përsipër drejtimin e Barcelonës, pas largimit të trajnerit Ernesto Valverde. Ky i fundit vuajti pasojat për humbjen e...
Pa ndonjë bujë të madhe dhe pa shumë surpriza, sot UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë të futbollit për vitin që lamë pas.Përzgjedhja është bërë me vota të t...
Tirana është mposhtur nga Korona Kielce me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo kaloi e para në avantazh me anë të Agustin Torassa dhe ...
BARCELONË– Barcelona është në çatinë e futbollit botëror sa i përket të ardhurave, duke mposhtur edhe një kanditat potencial si Real Madrid, që prej...
Kampionati italian në sezonet e fundit është krenuar vetëm me Juventusin në Itali, me “Zonjën e vjetër” që ka ndërtuar një perandori të vërtetë dhe kjo si pasoj...
MILANO– La Gazzeta Dello Sport, ka zbardhur më në fund të ardhmen e mesfushorit danez.“Dje ka pasur disa kontakte të tjera shumë të rëndwsishme me agjent...
Matteo Politano është zyrtarisht lojtar i Romës. Mesfushori do të zëvendësojë të dëmtuarin Nicolo Zaniolo te verdhekuqtë.Më parë ai ka luajtur te Pescara dhe Sa...