Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE – Trajneri Ilir Daja, ka dalë sot para mediave dhe foli për gjendjen e Partizanit dhe ndeshjen e radhës kundër Apolonisë, e cila do të luhet nesër, në orën 13:45, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit . Ai u ngacmua gjithashtu edhe për derbin që është në prag, por tekniku kryeqytetas i ka idetë e qarta dhe për të, çdo ndeshje është finale dhe duhet menduar vetëm për të.
Kundërshtari për Dajën? “E kam ndjekur Apoloninë, ndryshon shpesh në vendosje. Luajnë në fushën e tyre dhe do të jenë më agresivë, në kuptimin për të marrë një rezultat pozitiv. Presim një Apoloni tjetër”, shtoi tekniku i të kuqve, ndërkohë që flet edhe për problemin e finalizimit. Kemi pak kohë në dispozicion për të përgatitur, dje bëmë një seancë 90 minuta dhe punuam para porte. Mendoj se duhet të dalim sa më shumë para porte, pasi nëse ke shumë raste mund të shkosh te goli”.
Progresi i Partizanit? “Paraqitjet kanë ardhur në rritje. Kemi konsolidim të manovrës në sulm e në mbrojtje. Vazhdimësia ka qenë e mirë. Duhet që ato gjëra që i kemi bërë mirë t’i shtrijmë në një minutazh sa më të madh. Luhatjet janë normale, por kjo është ajo që duhet të përmirësojmë në vazhdim. Me jep besim fakti që djemtë kanë qenë të motivuar maksimalisht dhe kanë bërë paraqitje të mira nga ndeshja në ndeshje”.
Rivalët dhe derbi? “Ne kemi rival vetëm Apoloninë, fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme. Më pas do shohim kush janë rivalë më të fortë, apo jo të fortë. E thashë që në këtë fillim të kampionatit nuk është se ndonjë diferencë të madhe. Derbi? Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, masje as për Skënderbeun që luajmë të dielën ne mendojmë. Duam të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Pres motivim të skuadrës në vazhdim dhe konsolidim më të mirë në drejtim të finalizimit. Me rastet e krijuara duhet të shkojmë te goli, që të jep qetësi psikologjike. Dihet që kush shënon i pari ka më shumë shanse të fitojë”,- ka përfunduar trajneri Daja i Partizanit konferencën e tij për mediat.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
EUROPË-Inter dhe Real Madrid do të luajnë ditën e mërkurë në Champions League. Por dy klubet nuk do të diskutojnë vetëm pikët në këtë ndeshje, por sipas me...
ITALI– Humbja kundër Milanit në “San Paolo” me shifrat 3-1 ka tronditur ambjentin e Napolit. Trajneri Gennaro Gattuso u shfaq i zhgënjyer duke theksuar se...
TIRANE – Fitorja ndaj Tiranës, përjetimi i saj nga tifozeria shkodrane, është injektuar edhe te kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Pa e fshehur ent...
TIRANE – Golashënuesi dhe sulmuesi kuqezi Sokol Çikalleshi ka qenë i ftuar në një lidhje me emisionin “Procesi Sportiv”, ku deklaroi ndërmjet të tjerash,...
FIER – Sporti shqiptar ka humbur një tjetër figurë të dashur. Legjenda e basketbollit fierak, Kozma Mone, është ndarë sot nga jeta në moshën 83-vjeç...
GJERMANI – Më shumë se ¼ e programit të asistencës së qeverisë gjermane, për shkak të kirzës së Coronavirusi, i cili kap shifrën e 200 milionë eurove, do t’i ka...
ANGLI – Moris Setërs, ish-futbollisti i Mançester Junajtid ka ndërruar jetë ditën e hënë. Karriera e tij filloi tek Uest Bromuiç në vitin 1954 dhe...
GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një ...
MILANO-Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit është gjithmonë protagonist edhe jashtë fushe. Suedezi ka vendosur në shënjestër FIFA dhe FIFPro (Unioni botëror i...
ITALI– Disa javë më parë presidenti i Lazios Claudio Lottito prezantoi avionin e ri të klubit,por mjeti i klubit lacial ka filluar të krijojë probleme pa ...