LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Reja: “Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen”

17 Nëntor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Trajneri Reja: “Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen, por

DURRES – Nesër, në orën 16:00, në “Air Albania Stadium”, Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit të grupin 4 për Nations League. Kuqezinjve tanë u nevojitet vetëm fitorja, për t’u renditur të parët në grup dhe vazhduar më tej garën e “play-off”-it, si një mungësi për t’u kualifikuar në europianin e ardhshëm.

Trajneri i Kombëtares së kuqezinjve, Edi Reja, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë, përcaktuese për vendin e parë në grup, tha se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion krahasuar me skuadrën që hodhi në fushë ndaj Kazakistanit.

“Rezultati ndaj Kazakistanit ishte i rëndësishëm dhe gabimet që kemi bërë i kemi analizuar. Jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Është normale. Ndaj Bjellorusisë mungon Abrashi i skualifikuar. Kandidati për ta zëvendësuar është Qazim Laçi. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si duhet të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka. Të gjithë janë të rikuperuar. Për formacionin do të vendosim nesër.”

Sfida me Bjellorusinë: “Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Duhet të kemi ekuilibër përgjatë 90 minutave. E rëndësishme është që të mos humbim ekuilibrin. Bjellorusia është një skuadër që mblidhet mirë pas dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira.”

Mundësitë e shpërdoruara: “Manaj bëri maksimumin. Jam dakord që krijuam raste, por nuk i shfrytëzuam maksimalisht. E dhashë edhe në fund të ndeshjes që nuk isha plotësisht i kënaqur për lojën që bëmë. Kundërshtari nuk krijoi shumë raste. Pas golit të dytë, prisnim të kishim ndeshje më të lehtë dhe më të kënaqshme. Terreni na ka krijuar vështirësi. Topi nuk të vjen siç duhet për shkak të terrenit. Për këtë arsye edhe aksioni ngadalësohet dhe kjo krijon probleme në mënyrën e të shprehurit të skuadrës. Rëndësi ka rezultati, që është thelbësor në këtë ndeshje. Kemi mundësi të marrim rezultat pozitiv, por duhet të përdorim kokën.”

Cikalleshi-Manaj: “Ka shumë mundësi që sulmi të jetë i njëjtë. Kur bëj listën, marr 5 sulmues. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm. Preferoj një që të sulmojë portën dhe një që tërhiqet. Kur luan me 2 sulmues, nuk mund të luash me 2 të ngjashëm. Kur të duhet goli dhe je në presion, mund të përdorësh 2 lojtarë të njëjtë si Cikalleshi dhe Balaj, por në fillim kam preferuar 2 futbollistë të ndryshëm. Është trajneri ai që merr vendimet për zgjedhjet”.

Problemet në mesfushë: “Mesfusha është boshti i lojës. Aty është filtri, për të ndëruar dhe mbrojtur. Nuk duhet të mendojnë vetëm për të mbrojtur, por edhe për të luftuar. Kemi pasur shumë ndryshime për shkak të COVID-19. Këta lojtarë që kemi përfshirë, sidomos të rinjtë, kanë bërë paraqitje të mirë. Lojtarët e rinj kanë treguar karakter të fortë, edhe pse kanë luajtur për herë të parë në Kombëtare. E kanë treguar veten si veteranë. Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Përveç Brojës, kemi edhe Çepelen, që është lojtar interesant”.

Largimi i Brojës dhe Gjasula: “Nuk bëri asnjëherë stërvitje të plotë, gjatë gjithë javës për shkak të problemeve. Gjasula pati një problem në shpatull në fundin e ndeshjes. Nesër do të vendosë stafi mjekësor. Nëse do të jetë mirë, do të luajë, nëse jo do duhet të bëjmë pa të”.

Stadiumi: “Kur caktohen datat, nuk mund të lëvizim. Kishim dëshirë të luanim në një fushë tjetër, për shkak të terrenit, por nuk ishte e mundur. Di që është punuar për ta rikthyer fushën në një gjendje sa më optimale. Fusha do të jetë njësoj për të dyja skuadrat, kush është më i zoti do të fitojë”.

Gafa e Berishës: “Duhet t’i japim meritat futbollistit të Kazakistanit, që pati edhe fat. Berisha do të përpiqet ta rikuperojë gabimin. Zakonisht, gabimet e portierëve komentohen më së shumti. Berisha është i fortë në aspektin karakterial. Gabimet ndodhin, nuk është se duhet komentuar 100 herë për këtë gjë. Janë raste të rralla. 80% të meritave i merr lojtari. Asnjë nuk e kuptoi çfarë ndodhi te goli. Topi mori një trajektore te çuditshme.”

E ardhmja e Rejas: “Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhëna maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare për të dalë në konkluzion të gjithë sezonit.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia edi reja kombetarja e shqiperise kuqezinjtë nations league ndeshja me kazakistanin trajneri i kombetares bjellorusia edi reja kombetarja e shqiperise kuqezinjtë nations league ndeshja me kazakistanin trajneri i kombetares

Sondazh

Poll
Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj