LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës/ Agim Xhafka: Gëmusha te turizmi

30 Maj 2021, 09:55 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës/ Agim Xhafka: Gëmusha te turizmi

Aldo gati po vraponte drejt hotel turizmit. Nuk kishte lënë takim me dikë. Por po drejtohej te ajo gëmusha prapa ndërtesës që prej tre muajsh ishte bërë vendtakimi me Irmën. Larg njerëzve,shikimit e përgojimit prej tyre.

Lidhjen e kishin nisur qysh vjet në Tiranë,kur po mbaronin studimet. Irma për letërsi e Aldo për inxhinier. Shpesh bridhnin liqenit,kapeshin përdore,putheshin e qeshnin. Por kur erdhën në vendlindje,në Berat,nuk kishte liqen.

-Kemi lumë,-tha Aldo.

Dolën ca pasdite poshtë e lart bregut dhe e kapën një vend romantik. Një gëmushë në buzë të lumit. Poshtë saj u ulën një mbrëmje e më pas u strehuan atje. Larg zhurmave e llafeve,larg syve. Nga gëmusha ata dëgjonin klientët nëpër tavolinat e restorantit veror,por ata nuk i dallonte askush. Se gëmusha i mbulonte krejt. Ndaj sa muzgu shtrihej mbi Berat çifti ulej buzë lumit. Nisnin çuçuçu e gugugu deri sa i kapte alarmi.
-U bë vonë,çohu!-klithte Irma e të dy vraponin përdore deri te bulevardi. Më tej ndaheshin,ecnin veç e veç sikur nuk njiheshin.

Aldo sot erdhi i pari. U ul e po priste. Që kur u njoh me Irmën qyteti i dukej më i bukur. Dhe puna në uzinën e baterive më e lehtë. Nuk ndenji gjatë në ndjesi të tilla se erdhi e dashura. Plot nur,më flokët mbledhur e me qeshjen në buzët e plota.
-Ej,më thuaj një temë hartimi për nesër,-iu lut ajo.

-“Lumi ynë”. Më duket interesante. S’ka beratas mos shkruajë libër për të.
Irma heshti,po mendohej.

-Nuk është keq.
Po një e qeshur e fortë nga lart gëmushës ua ndërpreu fjalët. Do qenë klientë të restorantit. Kur gajaseshin e bërtisnin kuptohej që i kishin rrëkëllyer plot gota me verë a raki.

Një çast u vendos qetësi,por më pas plasi gazi e muhabeti me zë të lartë.
-Mund të arrestojmë sot Gaqon dhe nesër ti shkoji të shoqes në shtëpi,futi një tegel. Alamet dose është ajo,-fliste dikush.

-Ose e çojmë mësues në Skrapar që të vijë një herë në dy javë në shtëpi.
Aldo ngriti pak kokën mbi gëmushë. Një çast e u ul sërish.
-Janë hetuesit e policisë. I kemi pranë,mbi kokë,-tha ai.
Pra nuk iknin dot. Qenë të bllokuar.

-Bert,po iki në qeli nja gjysëm ore sa t’i fus një dru atij piktorit që do pushtonte komitetin.
-Shko dhe rrihe me këmbën e karrikes.

-Ej,si do ia sajojmë ndonjë vjedhje këtij drejtorit të turizmit se mbahet me të madh nga që njeh dikë në Tiranë? Me zor më flet kur vij për kafe.

-Kam bashkëpunëtor recepsionistin e hotelit. I themi t’i bëjë ndonjë letër anonime sikur drejtori i hyri në dhomë një turisteje franceze. E akuzojmë për përdhunim siç ja bëmë atij të tregtisë që na vonoi blerjen e televizorit me ngjyra. E hëngri shtatë vjet burg trapi.
Aldo e Irma ngrinë. Nga frika e çudia. Pas pak u kthye ai që shkoi të rrihte piktorin.
-Hë,si shkoi. E bëre gjak?
-Gjak e më keq. Sa u shtri nga dhimbjet në çimento i bëra shurrën sipër.
-Hahaha.Ti je kampion.
Mbrëmja kishte kohë që mbuloi gjithçka. Por çifti nuk lëvizte dot. Hetuesit qeshnin kot. Aq kishin pirë sa edhe fjalët që nxirrnin nuk u kuptoheshin më. Fjalë të dehura.
Pas një ore nuk rezistuan. U çuan dhe u zvarritën drejt shtëpive të tyre.
-Më në fund,-tha Aldo e kapi për dore Irmën. U nisën drejt bulevardit. Të dy të tmerruar.
-Lumi ynë,do jetë tema e hartimit nesër për nxënësit e tu?-pyeti Aldo si për ta bërë sa më normale situatën.
-Jo,jo,-tha Irma.
U kthye me fytyrë nga Aldo e gati duke qarë tha:
-“Ta duam njëri-tjetrin,se jemi njerëz”. Kjo do jetë tema.
E në bulevard nuk u ndanë siç përherë. U shtrënguan fort-fort sikur do t’u kundërviheshin horrave të hetuesisë. Si për t’u thënë atyre,ne nuk keni ç’na bëni,na mbron dashuria…

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 29 Maj 2021, 10:10

Demokracia nuk importohet

Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...

Insights 27 Maj 2021, 19:04

Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

Karrigeshqyerit e Parlamentit  që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Ram...

Insights 27 Maj 2021, 11:40

Shoqëria po zgjohet

Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në ...

Insights 25 Maj 2021, 14:28

Zgjedhjet pa zgjidhje në Partinë Demokratike

Gara në Partinë Demokratike sapo ka nisur, ndërsa për shanset në këtë ‘’betejë’’ të pabarabartë, ka menduar kryetari aktual Basha. Për ti mbytur zërat kundër, d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj