Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjatë vitit 2020, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, veprimtaria e këmbimit valutor pësoi zgjerim me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes, tregu i këmbimeve valutore u zgjerua me 7%. Numri i bizneseve të këmbimit arriti në total në të gjithë vendin në 538 nga 503 që ishin me 2019.
Banka e Shqipërisë pohoi se pavarësisht se një vit pandemik vijuan aplikimet për ushtrimin e veprimtarisë financiare të këmbimit valutor. Gjatë vitit 2020 u dhanë 43 licenca të reja të zyrave të këmbimit valutor, si dhe u revokuan 8 licenca, ndërsa u refuzuan 3 aplikime.
Numri i zyrave të reja të këmbimit valutor është zgjeruar me ritme më të shpejta se linjat e tjera të bizneset në sektorë të tjerë të ekonomisë. Nga viti 2010 në vitin 2020 numri i zyrave të këmbimit valutor është dyfishuar duke arritur në 538 të tilla nga 284 që ishin në vitin 2010. Gjatë inspektimeve që u ushtruan nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2020 në zyrat e këmbimit valutor u gjeten problematika që kishin lidhje me mosrespektimin e rregullore kundër pastrimit të parave.
Shumë zyra kishin mungesë të një rregulloreje të brendshme në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit (PPP/PFT), kur aktiviteti ushtrohet nga jo më pak se tre persona.
Në shumë raste nuk respektuan procedurat identifikuese të klientëve, identifikim i klientëve dhe verifikim të identitetit të tyre dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës të veprimeve valutore. Zyrat e këmbimit nuk respektuan kërkesat për marrjen e masave parandaluese për krijimin e një sistemi të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave, dhe me elemente për identifikimin e anomalive.
Në shumë raste kishte mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listën e sanksioneve të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) apo evidenca janë kryer verifikime me listat e shpallura.
Nga kontrollet u gjet se kishte njohuri jo të mjaftueshme dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore të përcaktuara në ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit” dhe “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit” si dhe akteve nënligjore për PPP/PFT.
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Muajt e verës kanë qenë shumë të zënë për kontabilistët. Deri në 30 qershor duhet të kryehej deklarimi i pronarëve përfitues. Në 1 korrik fil...
TIRANË– Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë. Rezultatet dolën nga Baro...
TIRANË– Faza e dytë e fiskalizimit, që nisi në 1 korrik për transaksionet pa para në dorë midis taksapaguesve (B2B), po shoqërohet me shumë problemat...
Universiteti Politeknik i Tiranës do të kthejë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Zonë të kërkimeve shkencore. Marrëveshja midis shoqërisë koncesionare që operon ...
TIRANË– Kredia konsumatore po rritet me ritme të shpejta në pjesën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin maj s...
TIRANË– Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë. INSTAT raportoi se në 2020 rezul...
TIRANË– Një pjesë e madhe e bizneseve në Shqipëri më 2020 i siguruan 75-100 % te të ardhurave vjetore nga kontratat që kanë me qeverinë për punë dhe shërbi...
TIRANË– Turistët polakë që po fluturojnë drejt Shqipërisë me chartera që prej mesit të majit përbëjnë grupin kryesor të turizmit të organizuar që po ...
TIRANË– Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë fondet për ...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia konsumatore po rritet me ritme të shpejta në pjesën e parë të këtij viti. Në muajin maj sektori bankar dha r...