Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Administrata e Presidentit Trump tha të hënën se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.
Administrata e justifikoi veprimin, duke e quajtur atë një mënyrë për të liruar vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga koronavirusi. Një zyrtar i lartë që foli me gazetarët në kushte anonimiteti, vlerësoi se kufizimet do të lironin deri në 525,000 vende pune për amerikanët.
Ndalimi, megjithëse i përkohshëm, do të sillte një ristrukturim të madh të sistemit të imigracionit të ligjshëm nëse do të bëhej i përhershëm, një qëllim që administrata e shmangu para pandemisë. Grupet e biznesit i kishin bërë presion të madh për të kufizuar shtrirjen e këtyre masave, duke thënë se shumë prej punonjësve të tyre janë thelbësorë.
Ndalimi i aplikimeve për viza të reja vlenë për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe.
Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, të cilët përbëjnë rreth 15 për qind të totalit të vizave H-2B, tha zyrtari. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit do të vazhdojnë të kursehen nga ngrirja lëshimit të kartave jeshile, megjithëse përjashtimet për këtë grup do të jenë më të ngushta.
Presidenti Trump pezullon për 60 ditë imigracionin në SHBA
Presidenti Trump vendosi një ndalim 60-ditor ndaj lëshimit të kartave jeshile jashtë vendit në prill, që pritej të skadonte të hënën. Ky njoftim, i cili kishte në shënjestër kryesisht anëtarët e familjeve të shtetasve amerikanë ose atyre me qëndrim të përhershëm në vend, tërhoqi një reagim çuditërisht të ftohtë nga kundërshtarët e ashpër të imigracionit, të cilët thanë se presidenti nuk shkoi mjaft larg.
Hapat e rinj për të përfshirë vizat jo-imigruese përmbushin dëshirat e shumë kundërshtarëve të ashpër të imigracionit, por jo të gjithëve.
Ngrirja e lëshimit të vizave jashtë vendit hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet e tjera, përfshirë kufizimet në lëshimin e lejeve të punës për azilkërkuesit, do të kalojnë përmes një procesi zyrtar të krijimit të rregullave merr një muaj kohë.
Administrata po propozon një mënyrë të re për dhënien e vizave H-1B, të cilat kanë një numër të kufizuar prej 85,000 sosh në vit dhe përdoren nga gjigantët e teknologjisë indiane, si dhe kompanitë Amazon Inc., Microsoft Corp. dhe Apple Inc., tha zyrtari. Administrata dëshiron t’i lëshojë ato bazuar në pagën më të lartë të aplikuesve në vend të lotarisë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Megjithë lehtësimin e masave të karantinës në Evropë pandemia e virusit Corona nuk ka marrë fund, përkundrazi “pandemia është duke u përshpejtuar,” tha shefi i ...
Gjuha e përdorur ishte më shumë gjuhë biznesi sesa ajo e një krize humanitare – premtime për “strategji të synuara”, “maksimizim produktiviteti” dhe një “proces...
KOSOVË- Është rënduar sërish bilanci i COVID-19 në Kosovë. Sipas spitalit të Prishtinës, sot në mbrëmje kanë humbur jetën dhe dy pacientë të tjerë. D...
Ajo është marrëveshja e fundit e rëndësishme e çarmatimit mes SHBA dhe Rusisë, dhe ndodhet para dështimit. Të hënën Moska dhe Uashingtoni negociojnë në V...
TIRANË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimin e 27 Qershorit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.Në ...
SHBA– Derek Chauvin, ish oficeri i policisë në Minesota, i akuzuar për vrasjen e shkallës së dytë të George Floyd, ishte një person i vetmuar gjatë kohës që ish...
SHBA -Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i bën thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshj...
SERBI– Banorët e Beogradit reaguan të hënën ndaj rezultateve të zgjedhjeve pasi presidenti i Serbisë deklaroi një fitore të thellë për partinë e tij të dj...
ARABI– Autoritet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të mbyllin kufijtë për herë të parë në histokjo pasi rastet e Covid-19 po rriten në gjithë botën.kjo p...
SPANJË– Rojet e sigurisë kanë tërhequr zvarrë pasagjerin e një treni pasi ky I fundit nuk kishte vendosur maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Pamjet t...