LIVE UPDATES
Ekonomi

Trysnia e borxhit/Shpenzimet për interesa pësuan rritje vjetore me 20% në 3-mujorin e tretë

28 Prill 2022, 06:04 Nga DOSJA
Trysnia e borxhit/Shpenzimet për interesa pësuan rritje vjetore me 20%

Rritja e borxhit publik si në vlerë, si në përqindje të PBB-së, po ushtron presion në shpenzimet buxhetore. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave raportuan se në tremujorin e parë të vitit 2022 shpenzimet për interesat e borxhit pësuan rritje të shpejtë në krahasim me dy vitet e shkuara.

Në janar -mars 2022 u shpenzuan më shumë se 11 miliardë lekë për shlyerjen e interesave të borxhit pa llogaritur principalin, me një rritje vjetore 20 për qind (shiko grafikun bashkëngjitur).

Rritja e shpenzimeve për interesat po shtyhet nga nivelet e larta të borxhit publik të vendit që në vitin 2021 arriti në 78.1 % të PBB-së dhe nga rritja e normave të interesit në tregun brendshëm dhe atë të huaj si rrjedhojë e ndryshimit të normave baze nga bankat qendrore.

Borxhi në përqindje të PBB-së u rrit me 2.5 pikë % gjatë vitit të kaluar përkundër një rregulli fiskal që u vendos në ligjin organik të buxhetit me 2016 për të sjellë raportin borxh /PBB me ulje vit pas viti deri sa ti afrohej nivelit 45% të PBB-së.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në raport me PBB rritjen më të madhe e pati borxhi i jashtëm, i cili në fund të vitit 2021 arriti në 38.4% të PBB-së nga 35.8 % që ishte në fund të vitit 2020. Në raport me periudhën para pandemike borxhi i jashtëm u rrit me 8 pikë përqindje. Vlera e tij u rrit kryesisht nëpërmjet emetimeve të njëpasnjëshme të Eurobondeve me 2020 dhe 2021.

Rritje ka pësuar edhe borxhi i brendshëm, por në raporte me të buta. Më 2021 niveli i tij arriti në 39.6 për qind të PBB-së me zgjerim 0.2 pike % të PBB-së në raport më vitin 2020, ndërsa në raport me para pandemisë borxhi i brendshëm shënoi rritje me 4.3 pikë % të PBB-së.

Ndërkohë gjatë vitit të kaluar, Qeveria shpenzoi për shlyerjen e borxhit rreth 69 miliardë lekë (560 milionë euro), nga të cilat 35.8 miliardë ishin interesa dhe 33,1 miliardë lekë ishin principal.

Këto ditë Banka Botërore lajmëroi se rritja e borxhit publik të vendit arriti në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Në raportin e fundit, Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit.

Banka pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

Për vitin 2022, perspektivat janë të pasigurta dhe rreziqet janë shtuar, thotë banka në pjesën për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund t’i shtyjnë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave në nivele edhe më të larta, duke zvogëluar fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve.

Gjatë vitit të fundit, qeveria e ka zgjeruar borxhin publik me ritme më të shpejta se sa rritja ekonomike e vendit. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë rritur me ritme më të ulëta se sa borxhi për frymë.

Shqipëria është një nga vendet me borxhin më të lartë në Europë dhe e dyta në rajon pas Malit të Zi. Aftësia e një vendi për të paguar borxhin është e varur nga konkurrueshmëria e tij. Sa më e ulët të jetë ajo, aq më e ulët është aftësia paguese. Shqipëria renditet nga Forumi Ekonomik Global si vendi me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë./monitor

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi borxhi borxhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj