LIVE UPDATES
Bota

Turizmi sektori më i goditur nga COVID-19, deri tani humbjet shkojnë në 320 miliardë USD

28 Korrik 2020, 20:48 Nga DOSJA
Turizmi sektori më i goditur nga COVID-19, deri tani humbjet shkojnë

TIRANË– Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të turizmit 320 miliardë dollarë humbje, në periudhën janar-maj të vitit 2020, bëri të ditur Organizata Botërore e Turizmit, që funksionon pranë Kombeve të Bashkuara. Në një raport të publikuar të martën, organizata tha se kjo humbje është tri herë më e madhe se ajo nga kriza globale financiare e vitit 2009. Numrat e turistëve kanë rënë gjithashtu për 300 milionë gjatë kësaj periudhe, apo për 56 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në raport.

Deri te kjo ka ardhur pasi masat e izolimit kanë ndërprerë udhëtimin ndërkombëtar. “Të dhënat e fundit qartësojnë rëndësinë e rinisjes së turizmit sa më parë që të jetë e sigurt”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.

“Rënia dramatike e turizmit ndërkombëtar vë në rrezik shumë miliona jetë, duke përfshirë edhe vendet në zhvillim”, tha ai. Organizata Botërore e Turizmit tha se, edhe pse turizmi po kthehet ngadalë në disa destinacione, ky sektor vazhdon të përballet me “rreziqe serioze”, si ringjallja e virusit, që mund të shkaktojë izolime të reja, kufizime në udhëtim dhe mbyllje kufijsh në “shumë destinacione”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të dyja burime kryesore të turistëve ndërkombëtarë, janë ende “të bllokuara”, thuhet në raport. Organizata Botërore e Turizmit parashikoi në muajin maj se hyrjet turistike ndërkombëtare mund të bien nga 60 deri në 80 për qind në vitin 2020, për shkak të koronavirusit.

Frika nga “vala e dytë” godet industrinë e turizmit

Shqetësimet për një “valë të dytë” të infeksioneve me koronavirus, që mund ta sjellin pushuesit që kthehen, shkaktuan kaos në industrinë e turizmit në Evropë, veçanërisht në Spanjë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u rekomandoi këtë javë shtetasve të saj që të mos shkojnë në Spanjë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus atje. Ajo po ashtu vendosi që të gjithë udhëtarët, që hyjnë në Mbretëri të Bashkuar nga Spanja, të futen në karantinë për 14 ditë.

“Unë druaj se në disa vende kanë nisur të shihen shenjat e valës së dytë të pandemisë”, tha të martën kryeministri britanik, Boris Johnson, duke e mbrojtur vendimin e qeverisë së tij. Johnson tha se mund të ketë këshilla të reja për udhëtime edhe në destinacione të tjera të pushimeve në Evropë.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndryshuar rregullat për Spanjën, është i padrejtë. Sanchez tha se turistët në shumicën e rajoneve në Spanjë do të ishin më të sigurt nga koronavirusi sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjermania po ashtu i ashpërsoi këshillat e udhëtimit në Spanjë, por jo aq sa Mbretëria e Bashkuar. Gjermania i këshilloi shtetasit e saj që të shmangin udhëtimin në tri rajone të Spanjës: Katalonjë, Aragon dhe Navara. “Ne nuk e dimë nëse ky është fillimi i valës së dytë, por natyrisht se mund të jetë”, tha shefi i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Gjermani “Robert Koch”, Lothar Wieler, duke iu bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike dhe të veshin maska.

“Nëse të gjithë u përmbahemi këtyre rregullave, unë jam optimist se mund ta parandalojmë këtë [valën e dytë]”, tha Wieler. Në Evropë, aktualisht, Mbretëria e Bashkuar prin me numër të rasteve me koronavirus: mbi 301,000. Pas saj vjen Spanja me mbi 278,000. Ekspertët shëndetësorë nuk kanë ndonjë përkufizim formal për valën e dytë të koronavirusit, por valë e re konsiderohet situata kur numri i të infektuarve bie për një kohë dhe pastaj rritet sërish.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota efektet e covid ne ekonomi pandemia godet turizmin turizmi ne bote efektet e covid ne ekonomi pandemia godet turizmin turizmi ne bote

Sondazh

Poll
Bota 28 Korrik 2020, 20:09

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas vendimeve të ma...

Bota 28 Korrik 2020, 18:49

KOSOVË– Qeveria e Kosovës duket se ka reflektuar për vendimin e propozuar një ditë më parë dhe në të do të bëhen ndryshme. Sipas Indeksonline, projek...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj