U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullato, At Ilia Qirjo: Do mbe...
Bota
“Turqia është superfuqi, na duhet për stabilizimin e rajonit”, Vuçiç takon Erdoganin
18 Shtator 2021, 19:17Nga DOSJA
ANKARA – Bashkëpunimi ekonomik serbo-turk dhe çështjet rajonale rreth Ballkanit dominuan takimin në Stamboll të presidentëve të dy vendeve Rexhep Tajip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiç. Presidenti i Serbisë po bën një vizitë një-ditore jozyrtare në Turqi.
“Miqësia midis Beogradit dhe Ankarasë është një garanci shtesë e stabilitetit në rajon“, tha Aleksandar Vuçiç për mediat serbe pas takimit të tij me Erdoganin.
Ai tha se fokusi ishte në investimet turke në Serbi, zbatimin e projekteve të infrastrukturës të financuara nga Turqia si autostrada Beograd-Sarajevë dhe çështje që lidhen me forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
“Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare në Serbi deri në fund të vitit dhe më pas do të kemi mundësinë të vazhdojmë të diskutojmë çështje të rëndësishme për Ballkanin dhe rajonin në tërësi.Turqia është një fuqi e madhe rajonale.” tha në deklaratat e tij Aleksandar Vuçiç.
Presidenti serb ka theksuar rolin rregullator të Ankarasë në marrëdhëniet midis bashkësive etnike në Ballkanin Perëndimor.
“Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira me Turqinë garanton sigurinë tonë, pasi Turqia është një superfuqi në rajon dhe ne duhet të sigurojmë paqen. Kjo na ndihmon të ndërtojmë një marrëdhënie më racionale dhe më të mirë me muslimanët e grupeve të ndryshme, me boshnjakët dhe të gjithë të tjerët në zonën tonë dhe sigurisht me shqiptarët. Këto janë gjëra të rëndësishme për ne”, theksoi Vuçiç pas takimit të tij me Erdogan.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA – Adoleshenti,William Quince Colburn III nga Teksasi, vrau motrën dhe prindërit e tij dhe pasi postoi fotografi të trupave të tyre në mediat sociale,...
SHBA – Multimilioneri, trashëgimtar i pasurive të patundshme në Nju Jork, Robert Durst është dënuar për vrasjen e shoqes së tij më të mirë Susan Berman më...
AFGANISTAN – Të paktën dy persona u vranë dhe deri në 20 të tjerë u plagosën në tre shpërthimet në qytetin lindor afgan të Jalalabad të shtunën.“Der...
FLORIDA – Një grua nga Florida e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me furgon me të dashurin e saj është bërë subjekt i një kërkimi ndërkombëtar ndërsa autor...
KOSOVË– Një burrë dhe një grua kanë dhunuar në mënyrë barbare një tjetër grua. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Pejës.Pamjet e publ...
ITALI– Renato Pecorelli, babai i Davide Pecorellit, biznesmenit të gjetur pas tetë muajsh i zhdukur është shprehur shumë i lumtur pas këtij lajmi. Mediat ...