LIVE UPDATES
Bota

Twitter etiketon disa media serbe si “të lidhura me shtetin”, Vuçiç: Me kë do bashkëpunojnë? Mezi pres të përjashtoh

18 Gusht 2021, 11:44 Nga DOSJA
Twitter etiketon disa media serbe si “të lidhura me shtetin”,

Mediat në Serbi, në llogaritë e të cilave “Twitter” u ka vendosur etiketën se bashkëpunojnë me qeverinë, janë duke reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij shenjëzimi, ndërkaq disa prej tyre kanë paralajmëruar ankesa dhe ndaj kësaj kompanie.

Kompania “Twitter”, më 17 gusht, i ka shenjëzuar mediat e caktuara që bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë. Etiketa qëndron në llogaritë zyrtare të atyre mediave.

Gazeta ditore Politika: Do të kontaktojmë Twitterin

Në mesin e këtyre mediave është edhe gazeta ditore Politika. Ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit përgjegjës të kësaj gazete, Marko Albunovic, në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thotë se lidhur me këtë çështje do ta kontaktojë kompaninë “Twitter”.

“Twitter është kompani private dhe mund të etiketojë dhe madje të mbyllë llogaritë e përdoruesve sipas gjykimit të saj. Gjithashtu e përditshmja Politika mund të mbyllë llogarinë e saj në Twitter në çdo kohë. Tash për tash ne nuk do ta bëjmë këtë, por do të përpiqemi që të kontaktojmë me njerëzit në Twitter dhe të kuptojmë se cili është shkaku për një vendim të tillë”, theksoi Albunovic.

Ai shtoi që Politika “nuk turpërohet për bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë”.
“Fundja, Politika këtë e bën tash e 117 vjet dhe do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen, ashtu siç bashkëpunon me të gjitha institucionet shoqërore, me sektorin joqeveritar, me partitë opozitare, me përfaqësuesit e korit diplomatik, bashkësitë fetare”, sqaron Albunovic.

Etiketën në Twitter ai e sheh si një presion mbi Qeverinë e Serbisë dhe jo mbi mediat.
“Këtë etiketim e shohim si një formë të presionit mbi Qeverinë e Serbisë sepse Twitter, në këtë rast, po zbaton standarde të dyfishta dhe etiketën e njëjtë nuk ua kanë vendosur madje as shërbimeve publike të disa shteteve në rajon dhe të mos flasim për shembujt e ndryshëm në botë”, theksoi Albunovic, duke shtuar që Politika ka politikë redaktuese të pavarur dhe objektive dhe se “nuk do të durojë presionet as nga qeveria, as nga opozita dhe as nga grupet e interesit”.

Në përgjigjen e dhënë Radios Evropa e Lirë, Albunovic ka theksuar që mediat në Serbi janë “të ndara ashpërsisht” në ato të qeverisë dhe ato të opozitës.
“Politika e ka zgjedhur rrugën e mesme. Në qoftë se kjo nuk i pëlqen dikujt, në rregull, por vlerësimin përfundimtar për kualitetin e një mediumi nuk e japin rrjetet sociale, por tirazhi, reputacioni dhe besueshmëria e informacionit që publikon”, përfundon Albunovic.

Çfarë ka bërë saktësisht Twitter?

Siç thuhet në shpjegimin e kompanisë Twitter, në pjesën që lidhet me rregullat e përdorimit të këtij rrjeti social, shënjimi i llogarive që janë të lidhura me shtetin “mundëson kontekstin shtesë në lidhje llogaritë e kontrolluara nga zyrtarë të caktuar të qeverive, shtëpive mediatike të lidhura me shtetin dhe individët që bashkëpunojnë ngushtë me ato entitete”.

Mediat e lidhura me shtetin janë të definuara si “media, në të cilat shteti ushtron kontrollin mbi përmbajtjen redaktuese përmes mjeteve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta politike dhe/ose kontrollin mbi prodhimin dhe shpërndarjen (e përmbajtjes)”.

Etiketimi i mediave të lidhura me shtetin, në praktikë, ka për pasojë që Twitter, siç thuhet, nuk do t’ua rekomandojë llogaritë e tyre njerëzve dhe as nuk do të “rrisë” shtrirjen e postimeve të tyre.

Në gushtin e vitit të kaluar, Twitter ka paralajmëruar se do të fillojë t’u vë etiketa llogarive që janë të lidhura me qeveritë.

Telegrafi Serb: “Formulimi i paqartë”

Nga redaksia e gazetës së përditshme Telegrafi Serb, në një përgjigje me shkrim të nënshkruar nga redaktori Milan Lagjevic, thuhet që “nuk është i qartë formulimi” i Twitterit.

“Së pari, nuk e kam të qartë formulimin ‘bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë’ sepse ka mjaft media ‘të pa shenjëzuara’ që bashkëpunojnë”, tha Lagjevic.

Etiketën ai e konsideron se një lloj i “mediave me shenjë”.

“E rëndësishme është që publikisht t’i bësh me shenjë mediat që nuk i financojnë vendet e caktuara perëndimore sepse me këtë as nuk mund të ndikojnë në politikën tonë redaktuese. E dini, mjaft media kinse të pavarura, marrin para nga qeveritë e SHBA-së, Britanisë, Norvegjisë, Gjermanisë, madje edhe për shumë vjet. Pse ato media nuk bëhen me shenjë se me kë bashkëpunojnë? Pse CNN nuk etiketohet se me kë bashkëpunon dhe në fund, pse media e juaj me reputacion (Radio Evropa e Lirë) nuk etiketohet se me kë bashkëpunon”, theksoi Lagjevic.

Radio Evropa e Lirë në Serbi është e regjistruar si përfaqësi e huaj. Bëhet fjalë për media të pavarur, e cila në drejtorinë për tatim në Shtetet e Bashkuara është e regjistruar si organizatë private, jofitimprurëse, e cila financohet nga granti i SHBA-së përmes Agjencisë amerikane për Media Globale. Politika editoriale e pavarur e Radios Evropa e Lirë garantohet me ligjin e SHBA-së.

Situatën në të cilën janë gjetur mediat e caktuara në Serbi, redaktori i Telegrafit Serb e konsideron absurde.
“Sot kemi një situatë absurde, që mund të themelojë, të themi, Qeveria e SHBA-së, të të financojë më pas qeveria e një vendi tjetër evropian, por Twitter duket se nuk dëshiron ta shohë këtë. Sidoqoftë, më mirë të më etiketojnë se bashkëpunoj me qeverinë e vendit tim sesa me ndonjë të huaj, pavarësisht se a është nga Lindja apo Perëndimi”, tha Lagjevic.

Gazeta ditore Informer, komentin e saj e ka dhënë në formë të komunikatës në faqen e internetit. Ajo e akuzon Twitterin për, siç thuhet, “bërje me shenjë të mediave”.

“Twitter, recetën e saj për t’i bërë me shenjë mediat, të cilat nuk u shkojnë për shtati të fuqishmëve të huaj, tashmë e ka provuar mbi Donald Trumpin, të cilit i është hequr llogaria në këtë platformë pas zgjedhjeve presidenciale, për shkak se ka treguar për mashtrimet e demokratëve gjatë zgjedhjeve. Tash të njëjtën metodë ka nisur ta zbatojë edhe në Serbi”, thuhet në tekstin e publikuar më 16 gusht.

Më 9 janar të këtij viti, kompania Twitter pezulloi përgjithmonë llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës, pas trazirave në Uashington, kur mbështetësit e dhunshëm të Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit.

Maric, në emër të TV Happy: Asgjë e keqe

Milomir Maric, kryeredaktor i TV Happy, një televizion komercial me frekuencë kombëtare në Serbi, të cilit Twitter i vendosi etiketën, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se ai nuk shihte asgjë të keqe në këtë veprim.

“Unë shpresoj që të gjitha televizionet e rëndësishme evropiane bashkëpunojnë me njerëzit që sjellin vendime vendimtare në vendet e tyre. Në këtë vendim të Twitterit nuk kam parë asgjë të keqe”, tha Maric.

Radio Evropa e Lirë është përpjekur të marrë komente edhe nga mediat tjera, të cilat janë etiketuar në këtë mënyrë, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë arritur përgjigjet.

Çfarë tregojnë analizat e përmbajtjes së mediave të bëra në Serbi?
Në mesin e mediave që Twitter i shënoi si “bashkëpunëtorë të qeverisë” janë gjetur edhe shërbimi publik medial Radio Televizioni i Serbisë (RTS), agjencia e lajmeve Tanjug, televizionet komerciale me frekuencën kombëtare Pink, Prva, B92 dhe Happy, si dhe të përditshmet e shtypura Kurir, Informator, Politika dhe Telegrafi Serb.

Në prill 2021, portali Raskrikavanje (Demaskimi), i cili merret me zbulimin e lajmeve të rreme dhe analizimin e mediave në Serbi, publikoi një analizë të pesë të përditshmeve: Telegrafit Serb, Informer, Alo, Kurir dhe Večernje novosti (Veçernje novosti).

Duke analizuar përmbajtjet e botuara nga këto gazeta në vitin 2020, portali Raskrikavanje erdhi në përfundim se të pesë gazetat ishin “jashtëzakonisht të prirura” ndaj presidentit të Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç, i cili, siç thuhet, u prezantua “pothuajse pa përjashtim, gjithmonë në kontekstin pozitiv”.

Kur bëhet fjalë për televizionet me një frekuencë kombëtare në Serbi, analiza e përmbajtjes së tyre e bërë nga Qendra joqeveritare për Kërkimin, Transparencën dhe Llogaridhënien (CRTA), në mars të vitit 2021, tregoi se partitë qeverisëse në Serbi janë të përfaqësuara kryesisht në programet qendrore të lajmeve të atyre televizioneve.

Hulumtimi mbuloi programet qendrore të lajmeve të televizioneve me frekuenca kombëtare: Radio Televizioni i Serbisë (RTS), TV Pink, Prva, Happy dhe B92.
Llogaritë e të gjitha këtyre televizioneve të përmendura, që nga 17 gushti, në Twitter mbajnë shenjën se bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë.

Vuçiç: Urime mediave të shënuara
Vendimin e Twitterit e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite të tij në Bajina Bashta, më 17 gusht, Vuçiç tha se etiketa e Twitterit ishte “lavdërim për ato media”.

“Unë vetëm nuk e kuptova pse u shqetësuat të gjithë për këtë. Epo, me kë do të bashkëpunojnë? Me manjatët, hajdutët dhe kriminelët? Është shumë normale që ata do të bashkëpunojnë me qeverinë. Njëkohësisht ata thonë dhe ‘bashkëpunojnë’, ndërkaq ne as që i paguajmë shumicën e atyre mediave”, tha Vuçiç.

Ai ngriti çështjen e censurës dhe e lidhi rastin me anulimin e llogarisë në Twitter të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
“Kjo çon deri te një pyetje tjetër, kush është censori i vërtetë? Ata do të donin të ishin censurues, kështu që mezi pres që llogaria ime të përjashtohet, të jetë një Trump tjetër në botë”, tha Vuçiç.

Ministria e Kulturës e Serbisë e “befasuar” nga veprimi i Twitter
Ministria e Kulturës e Qeverisë së Serbisë gjithashtu reagoi ndaj vendimit të Twitterit për të etiketuar llogaritë e mediave të caktuara serbe.

Në një komunikatë të lëshuar më 17 gusht, Ministria e Kulturës deklaroi se ishte “e befasuar” nga veprimet e kompanisë.
“Paralajmërimi nga Twitter se llogaritë e mediave që mbajnë këtë etiketë nuk do t’ua rekomandojnë njerëzve dhe as nuk do të ‘forcojnë’ shtrirjen e postimeve të tyre, është në kundërshtim me parimet dhe qëllimin me të cilin filloi ky rrjet”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu është shtuar që etiketimin e mediave e konsideron “të padëshirueshëm”.
“Ministria nuk do të merret me atë se çfarë e shtyu këtë faqe të internetit shumëgjuhëshe që nga shkëmbimi i mendimeve dhe lirisë së fjalës, gjë që i theksojnë edhe vetë ata, të arrijnë deri te censurimi i disa mediave në vendin tonë. Por, tërheq vëmendjen për faktin se shënimi i mediave dhe redaktorëve ose drejtuesve të tyre, pavarësisht se nga vjen, është i padëshirueshëm dhe nuk çon në dialogun demokratik për të cilin ne si shoqëri përpiqemi”, është thënë nga kjo ministri.

Në vitin 2019, Twitter gjithashtu ndaloi reklamimin e të gjitha mediave të lidhura me shtetin, si dhe reklamat politike, me qëllim që t’u sigurojë njerëzve që përdorin Twitterin kontekstin, në bazë të të cilin ata mund të marrin vendime për atë që shohin në Twitter, si dhe vendimet se në cilën mënyrë do të marrin pjesë.

“Besojmë se shtrirja (reach) politike duhet të fitohet dhe jo të blihet”, ka thënë Twitter në sqarimin për këtë vendim./REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic twitter per mediat serbe aleksander vucic twitter per mediat serbe

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta