Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
“Tym i bardhë” para mesnatës, shpëton Salernitana, Iervolino pronari i ri i klubit
1 Janar 2022, 09:18Nga DOSJA
ITALI – Salernitana është e sigurt. Të besuarit, për transferimin e aksioneve të klubit të Salernitanës, pranuan ofertën e Danilo Iervolino, sipërmarrësit napolitan dhe themeluesit të Universitetit Telematik Unipegaso.
Kështu është shmangur makthi i përjashtimit nga Seria A, që do të kishte ndodhur, nëse deri më 31 dhjetor nuk do të merreshin oferta për blerjen e klubit. Të hënën, do të nisim procedurat burokratike dhe ato bankare.
Emri i Iervolinos kishte dalë në 48 orët e fundit: gjatë ditës, biznesmeni nga Campania paraqiti një ofertë me një depozitë prej 5%. Propozimi, u konsiderua si më i favorshmi nga të besuarit Paolo Bertoli dhe Susanna Isgrò, të cilët tani do të mund të përfitojnë një zgjatje prej 45 ditësh, për të përcaktuar procesin burokratik dhe për të përfunduar dorëzimin.
Përveç ofertës për të marrë aksionet, Iervolino ka garantuar edhe burime të rëndësishme për të forcuar ekipin. Nuk është ende e qartë se sa oferta janë marrë nga administratorët në ditën e fundit. Përveç noterit nga Salerno, Roberto Orlando, në garë do të ishte edhe një fond amerikan. Por, në fund, fitoi oferta e Iervolinos.
Tymi i bardhë mbërriti pak minuta para mesnate: të besuarit, në fakt, shmangën përjashtimin e Salernitanës, makth që do të kishte ndodhur, nëse deri më 31 dhjetor nuk do të kishte mbërritur asnjë ofertë për blerjen e klubit.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI-Nëse mendoni për Manchester United, nuk mund të mos mendosh për Alex Ferguson, flamurin e vërtetë të klubit të Manchesterit, i cili nën drejtimin e tij ka...
ITALI-Kampionati italian pritet të fillojë në muajin janar dhe lojtarët kanë mbërritur në qendrat e tyre sportive për tu bërë gati për pjesën e mbetur të kampio...
ANGLI-Nga alkoli te kokaina. Premier League po bën një betejë të re. FA dhe The Athletic kanë dhanë alarmin disa javë më parë. Muajin e kaluar një raport nga Fe...
ANGLI – Ndër lojtarët e Premier League, që do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës (9 janar deri më 6 shkurt 2022), sulmuesi i Arsenalit, Pierre-...
FRANCE – Sulmuesi i parizienëve Kylian Mbappé, mesa duket, dëshiron të përgatitet më mirë për vitin 2022.I lajmëruar zyrtarisht, si të gjithë shokët, që t...
ANGLI – Premier League vazhdon të jetë shumë e prekur nga Covid. Këtë herë, është Liverpooli ai që është shumë i shqetësuar. Në një konferencë për shtyp, ...
ANGLI – Ndeshja e Premier League mes Newcastle dhe Southampton, e planifikuar për të dielën, është shtyrë për shkak të rasteve të Covid-19 dhe lëndimeve n...
ITALI-Falja e Lukakut nuk e prekin Curva Nord, ultrasit e Interit kanë vendosur të përgjigjen me një pankartë të vendosur jashtë San Siros: “Nuk ka rëndës...
ITALI- Aventura e Vedat Muriqit te skuadra e Lazios duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi dardan nuk e ka bindur Sarrin dhe ishte pikërisht ky i fundit që i ka k...