All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“U deshën 28 vjet dhe dy divorce”/ Shqiptaro-amerikania e komunitetit LGBT tregon si e fitoi betejën për të qenë vetvet

25 Qershor 2021, 18:32 Nga DOSJA
“U deshën 28 vjet dhe dy divorce”/ Shqiptaro-amerikania e
All - Paragraf - 1

Qershori është muaji kur anëtarët e komunitetit LGBT shpalosin krenarinë e tyre për atë çka përfaqësojnë teksa bëjnë thirrje për dinjitet e barazi. Materiali në vazhdim na njeh me historinë e Ria Demirit, një shqiptaro-amerikaneje së cilës iu deshën vite të ngrihet mbi stigmën shoqërore, për të qenë vetvetja.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” influencuesja 34 vjeçare, me mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social TikTok dhe mbi 300 mijë në Instagram, flet mbi përvojën e saj, nga martesat e detyruara, tek zgjedhja për të qenë e lumtur. Me Ria Demirin bisedoi kolegia Menada Zaimi.

Si shumë përfaqësues të komunitetit LGBT, Ria Demiri u është bashkuar thirrjeve për dinjitet dhe barazi, në atë që njihet si Muaji i Krenarisë. Por për 34 vjeçaren nuk ishte e lehtë të mbërrinte deri këtu. U deshën rreth 28 vjet e dy divorce që ajo të dilte hapur. Sfida më e madhe për të ishte familja.

Ria Demiri, ishte vetëm dy vjeç kur prindërit e saj u zhvendosën nga Struga e Maqedonisë së Veriut, në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte vetëm pesë kur nisi të kuptojë se nuk ishte ajo që prindërit i kishin mësuar si normale.

“Isha e hutuar, nuk e kuptoja pse në moshën pesë vjeç mua më pëlqenin vajzat dhe jo djemtë. Preferoja të luaja me djemtë, por kurrë nuk zhvillova ndonjë ndjenjë për ta. Nuk fola kurrë për këtë gjë me prindërit e mi, t’i pyesja pse ndihesha ashtu. Dija që ishte diçka e gabuar, pasi nga mënyra se si isha rritur në shtëpinë time më bënte të kuptoja se nuk ishte diçka normale”.

Dhe kjo do ishte mënyra se si ajo do të rritej. Ria thotë se nëna e saj u përpoq shumë ta ndryshojë.

“Nëna ime gjatë gjithë kohës bënte gjëra të cilat më krijonin shumë çoroditje. Më çonte tek ndonjë imam apo tek hoxha. Provonte të më “rregullonte”… Unë nuk e kuptoja se çfarë po bënte. Më thoshte vetëm: ke nevojë të takosh një hoxhë dhe unë kurrë nuk e dija se pse. Pasi u divorcova, më tha se e kishte bërë sepse nuk donte që unë të isha homoseksuale, donte që të ndryshoja. Më detyroi të martohesha. Isha vetëm 17 vjeç, në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nëna ime më martoi, me një djalë të cilin kisha vetëm për një orë, që e njihja”.

Ria ishte rreth 28 vjeç kur vendosi të thotë hapur se ishte homoseksuale, një gjë që siç thotë e bëri për vajzën e saj, në atë kohë vetëm dy vjeç.

“Ajo më motivoi të jem e sinqertë. Unë jam në një lidhje dhe unë dhe partnerja ime kemi katër fëmijë, ajo ka tre nga lidhje të mëparshme, Kam një familje të lumtur. Vajza ime kurrë nuk thotë pse je kështu, ne thjesht e kemi normalizuar këtë gjë. E kam normalizuar këtë gjë për të që ajo të ndihet rehat kur të flasë me mua për gjithçka. Fëmijët duan të shohin thjesht dashuri, kjo i bën ata të lumtur”.

Ria thotë se zgjodhi pikërisht lumturinë për të vazhduar përpara edhe pse rrugës humbi miq e të afërm.

“Po kam humbur familjarë, kam humbur miq me kalimin e kohës, por nuk ka asnjë problem. Thjesht po rrethoj veten me njerëz që më duan për atë që jam dhe kjo është gjithçka që unë dua”.

Megjithë dëshirën e madhe për të vizituar vendlindjen orientimi i saj seksual duket se është bërë një pengesë e madhe për të.

“Dua të shkoj por jam nervoze, sepse kam gjyshërit që nuk e mirëpresin shumë këtë gjë. Ndihem keq se nuk mund të shkoj e t’i shoh, më duket sikur nuk i respektoj. Dua të shkoj sepse atje kam lindur, por gjithashtu dua të shkoj e të më shohin si një person normal, jo sikur kam 10 kokë apo sikur të isha ndonjë majmun a diçka tjetër”.

Sot një influencuese në rrjetet sociale, me mbi një milion ndjekës në TikTok dhe mbi 300 mijë në Istagram, Ria i kushton vëmendje aktivizmit si përfaqësuese e komunitetit LGBT. Ajo thotë se i ka fituar betejat e saj dhe është e lumtur të ndihmojë të tjerë.

“Nëse arrij të ndryshoj jetën e një personi të vetëm kjo është gjithçka dua, më bën mirënjohëse…. mirënjohëse që jam në gjendje të ndihmoj të tjerët”.

Dhe për të gjithë ata që kanë ende beteja për të fituar, Ria ka këtë mesazh: “Mos u trembni. Është diçka shumë lehtësuese pas gjithë asaj frike që ndjeni në fillim, është ndjenja më e bukur në botë”.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ria demiri ria demiri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta