LIVE UPDATES
Bota

U infektua me koronavirus/ Sa i sëmurë është presidenti i Amerikës Donald Trump?

5 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
U infektua me koronavirus/ Sa i sëmurë është presidenti i

SHBA- Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e mediave amerikane për gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku i tij ka dhënë vetëm lajme pozitive para mediave ditën e shtunë, por në media u raportua për komplikime të gjendjes shëndetësore. Duket se dikush ka treguar më shumë gjëra sesa që është dashur për gjendjen e presidentit. Pacienti Donald Trump u paraqit me petka, por edhe këmishë pa kravatë – sepse kështu frymëmarrja është më e lehtë – me apo pa Coronë. Pas vetes kishte vënë dy flamuj që do të duhej të simbolizonin se ai është mirë dhe i aftë për të kryer detyrën.

Interesante në videon e tij prej 4 minuta e dy sekonda ishte se ai disa herë shprehu falënderimin për trajtimin e mirë nga mjekët. Dhe e dyta, ai asnjëherë nuk zuri në gojë fjalën Fake-News. Kjo mbase ka mundur të pritet, kur merr parasysh lajmet e shumta dhe spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore – të cilat dallojnë nga shpjegimet zyrtare.

Gjendja

Gjendja e presidentit pas infektimit me virusin Corona është më shqetësuese sesa që mendohej në fillim. Shefi i shtabit të presidentit Mark Meadows deklaroi për Fox News, se mjekët kanë qenë për shkak të rezultateve në gjak “shumë të shqetësuar” për gjendjen e 74-vjeçarit. “Prej dje ai ka bërë përparime të jashtëzakonshme”, shtoi Meadows. “Dje në mëngjes kemi qenë vërtet të shqetësuar… ai ka pasur temperaturë të lartë dhe oksigjeni në gjak ulej shpejtë.” Por ai në asnjë moment nuk ka qenë i rrezikuar sa të mos mund të ushtrojë detyrën e presidentit, ky rrezik nuk ka ekzistuar.

Meadows duhet të mendojë për të ardhmen e tij, sepse ai është personi, i cili mbase ka folur tepër. Gazeta “New York Times” dhe televizioni ABC kanë raportuar më parë, duke iu referuar një burimi të besuar, se “vlerat e gjakut të presidentit kanë qenë tepër shqetësuese në 24 orët e kaluara”. “48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për tratjimin mjekësor të tij.”

Edhe mjeku i Trumpit Dr. Sean Conley i ka paraqitur gjërat ndryshe në mbrëmje nga ato në mëngjes. Ai ishte i shoqëruar nga nëntë persona të tjerë para gazetarëve kur kumtoi se “Presidenti është shumë mirë”. Ai nuk ka temperaturë dhe nuk ka pasur nevojë për frymëmarrje artificiale. Në fund të ditës, fjalët e Conley ishin në këtë kontekst: “Ndonëse ende nuk e ka kaluar sëmundjen, ekipi i mjekëve mbetet optimist i matur.”

Nuk ka zgjidhje tjetër?

Po si duhet t’i shohim gjërat? Në raportet e agjencive thuhet, se presidenti Trump është shumë i zemëruar me deklaratat e shefit të shtabit. Ai ka kërkuar nga i besuari i tij shumëvjeçar Rudy Giuliani të kumtojë se presidenti është mirë. Si dëshmi ai kërkuar të bëhet edhe një video, pohon një burim i afërt me presidentin, por në kushte anonimiteti.

Në këtë video Trumpi mbrojti vendimin që përkundër pandemisë të bëjë fushatë me mbledhjen e masave të mëdha të njerëzve. “Nuk kam pasur ndonjë zgjidhje tjetër. Unë është dashur të dal përpara.” Presidenti është 74-vjeç dhe ka mbipeshë, që do të thotë se i takon grupit me rrezikshmëri të lartë.

Mjeku i presidentit Conley tha se Trumpi shenjat e para të sëmundjes i ka treguar të enjten, pra më heret sesa është menduar deri tani. Por as kjo nuk e ka qetësuar gjendjen. Në Shtëpinë e Bardhë po përpiqen të identifikojnë tani të gjithë personat, me të cilët presidenti dhe zonja e parë kanë pasur kontakt. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me ceremoninë e emërimit të Amy Coney Barrett në postin e Gjykatës më të lartë në vend. Atë ditë Trumpi ka pasur më shumë se 150 mysafirë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Shumë prej tyre i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit dhe nuk kanë mbajtur distancën. Pak prej tyre kanë pasur maska në fytyrë. Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur shumë pritje, ndër to edhe Barrett, senatorë dhe të tjerë, që mund të shihen nga fotografitë e ceremonisë.

Shumë prej pjesëmarrësve kanë dalë pozitiv në testin e virusit Corona: Ish-guvernatori i New Jerseyt Chris Christie, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, presidenti i universitetit privat University of Notre Dame, senatorët republikanë Mike Lee dhe Thom Thillis… I infektuar është edhe menaxheri i fushatës elektorale të Trumpit, Bill Stepien dhe kryetari i Partisë Republikane Ronna McDaniel, si dhe asistenti i presidentit, Nick Luna…

Donald Trump, njeriu i sëmurë në Amerikë, nuk është pra aspak i vetmuar.

Marrë nga: DW

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj