LIVE UPDATES
Aktualitet

Fjolla Morina, në arrest shtëpie! Këngëtarja s’është shtatzënë! Prokuroria e dërgoi për riekzaminim, gjinekologu i p

22 Shtator 2020, 06:24 Nga DOSJA
Fjolla Morina, në arrest shtëpie! Këngëtarja

KUKËS–Fjolla Morina rrezikon burg edhe për mashtrim. Këngëtarja nga Kosova doli sot para togave të zeza në një seancë që nisi që prej orës 09:30 dhe vijoi deri në mesditë, kur gjykata vendosi ta linte këngëtaren në “arrest shtëpie”, pasi pranoi të paguante 5 milionë lekë të reja garanci pasurore. Tanimë, Fjolla duhet të zhvendoset në Kukës, ku duhet të banojë nën masën e arrestit të shtëpisë, derisa gjykata të japë vendimin përfundimtar për çështjen e saj.
E vetmuar, pa grim, me një maskë anti-Covid-19, e veshur me një fustan me lule të gjatë deri poshtë gjurit, pa familjen afër apo edhe fansa, Morina hyri në gjykatë e shoqëruar nga një oficere grua, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin, Fitim Muji. Ndryshe nga sa u pretendua dje nga këngëtarja dhe mbrojtja e saj, se ajo ishte 2 muajshe shtatzënë, një ritestim i kërkuar me detyrim nga prokuroria për të hequr dorë nga kërkesa për masën e sigurisë “arrest me burg”, solli një tjetër zbulim: Shtatzënia e Morinës nuk ekziston! Pas debatit në seancë mes prokurorit dhe mbrojtjes, u vendos nga Gjykata që Morina të ridërgohej tek gjinekologu në Kukës për të konfirmuar se këngëtarja ishte shtatzënë, në mënyrë që të vendosej një masë sigurie më e lehtë. Por ekspertiza zbuloi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë dhe se e gjitha dyshohet se ka qenë një alibi për të shpëtuar nga burgu. Ndërkohë që gjinekologu që ka lëshuar ekografinë e parë të rreme në gjykatë është arratisur drejt Kosovës. Për të pritet të nisë hetimi, ndërkohë që vepra penale e mashtrimit, rëndon dhe mbi Morinën, përveç asaj të “trafikut të municioneve”, për të cilën u arrestua të shtunën.

Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina hyri sot për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë kohës që ishte në seancë, Morina nuk e kurseu as replikën me trupën gjykuese, ku kërkoi të largoheshin kamerat. “Ju thashë që s’du kamera, e vetmja gjë që kërkova është që të mos ketë kamera”,-thotë ajo në videon e mëposhme. 

Fjolla Morina u arrestua të shtunën teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmeni nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, FisnikSyla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji. Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në makinë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte armë zjarri, ndërsa tjetra, çakmak. Pas arrestimit Morina pranoi pronësinë e armës që ndodhej në makinë dhe tha se dy personat që e shoqëronin, nuk kishin lidhje me pistoletën dhe nuk kishin dijeni. Ajo tha se armën tip “Zoraki”, ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”, por pavarësisht se “fajin” e ka marrë përsipër Morina, të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fisnik syla fitim muji fjolla morina fjolla morina ne gjyq fisnik syla fitim muji fjolla morina fjolla morina ne gjyq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj