Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U kap me bujë të madhe për grabitjen e supermarketit, lirohet biznesmeni sarandiot
18 Dhjetor 2021, 09:05Nga DOSJA
SARANDË – Gjykata e Sarandës ka liruar biznesmenin e kondicionerëve Dh.N, 36-vjec, i arrestuar tre ditë më parë pasi në banesë, sipas policisë iu gjetën 2 armë zjarri luftarake dhe 1 revolver sportiv. Që nga momenti i parë kur u arrestua, biznesmeni sarandiot mbajti qëndrim mohues, duke thënë se ato janë armë artizanale të blera në tregun e suvenireve në Greqi, por megjithatë policia e arrestoi me dy akuza.
Shkak për kontrollin ishte fakti që banesa e biznesmenit ndodhej pas Supermarket “Halo”, në të cilin u vodhën 200 mln lek nga kasaforta të shtunën e kaluar. Biznesmeni tha se i ishte prishur pajisja e regjistrimit të kamerave DVR dhe ndaj nuk mund ta ndihmonte policinë, por një kontroll në banesë për të vërtetuar këtë gjë, i zbuloi atij “armët”.
Gjykata megjithatë vendosi ekspertim për 2 revolverat dhe 1 pistoletë, edhe pse dukshëm ato janë jashtë funksionit luftarak.
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Syri.net, Shqiptarja.com dhe Top Channel i hapin faqet e tyre kr...
TIRANË – Dita e sotme do të vijojë të jetë e shoqëruar me mot me kthjellime, por me temperatura sërish të ulëta, të cilat pritet të arrijnë deri në -...
TIRANË– Lulzim Basha ka mbledhur për më shumë se 3 orë Kryesinë e Partisë Demokratike, kur nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm ...
TIRANË– Partia Demokratike ka emëruar kryetarët e rinj të degëve pasi shkarkoi mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në degët Tirana 1, Tira...
TIRANË– Na ndajnë vetëm pak orë nga data 18 dhjetor, ditë kur Partia Demokratike do të përfshihet sërish në një përplasje dy palëshe dhe reagimet nuk...
ITALI – Autorët e vrasjes së Selavdi (Simone) Shehajt në plazhin e Torvaianicas janë arrestuar ditën e sotme. Të ndaluarit janë Raul Esteban Calderon dhe ...
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar ditën e sotme 36-vjeçarin, i identifikuar vetëm me iniciale Dh.N, i cili u arrestua tre ditë më parë pasi në b...