LIVE UPDATES
Aktualitet

Asgjë nuk harrohet!/ U kap në Abu Dhabi për dy vrasjet që tronditën vendin, si u prangos Plaurent Dervishaj. Policia jep de

12 Dhjetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Asgjë nuk harrohet!/ U kap në Abu Dhabi për dy vrasjet që

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me prangosjen e një prej të shumëkërkuarëve të Shqipërisë, Plaurent Dervishajn. Ky i fundit është një prej dy të shpallurve të kërkim nga Interpol Tirana për operacionin “Asgjë nuk harrohet”.

48-vjeçari nga Durrësi, Plaurent Dervishaj u prangos në Abu Dhabi nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo pasi për të Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si SPAK kishte lëshuar një urdhër-arresti për të, pasi ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, më shumë se 15 vite më parë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon operacioni policor i koduar “Asgjë nuk harrohet”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcat Speciale Renea, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës e Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe Interpol Tirana, nën drejtimin e SPAK-ut, si rezultat i të cilit u zbardhën dhe u dokumentuan dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.

Vijimi i operacionit për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit është koordinuar nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Falë shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për vendndodhjen e një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, koordinimit të veprimeve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Plaurent Dervishaj, 48 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij është bërë nga homologët e Interpol ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe), pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bazë të shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, ku pas verifikimeve ligjore rezultoi se personi i kapur është Plaurent Dervishaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, mbi bazën e vendimit të datës 02.12.2020 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ‘’Arrest në burg’’ për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ishte Dosja.al ajo që e raportoi e para lajmin më 8 Dhjetor, duke bërë me dije se ishte dëshmia e të penduarit Luftar Reçi ajo që do të fundoste disa nga figurat më të njohura të botës së krimit në Shqipëri. Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi ka bërë që SPAK të lëshojë urdhër-arrestet për Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain dhe Plarent Dervishajn. Taullau u kap në Kosovë, ndërsa Dervishaj në Dubai, ndërkohë që në kërkim është edhe ish-koka e bandës së Durrësit, Lul Berisha. Ky i fundit është në arrati dhe dyshohet se ka gjetur strehë në shtetin gjerman, por janë ende informacione të pakonfirmuara.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni asgje nuk harrohet plaurent dervishaj operacioni asgje nuk harrohet plaurent dervishaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 11:39

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmor...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj