Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË– Edmond Përdoda u vu në pranga sot nga policia e Lezhës dhe forcat RENEA. Po për çfarë akuzohet 39-vjeçari i cili u arrestua sot pas operacionit të RENEA-s? Përdoda, akuzohet se së bashku me vëllain e tij Aleksandër Përdoda, i cili ndodhet aktualisht në burg ekzekutuan rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij, Preng Simoni. Ngjarja ndodhi në 27 prill të 2020 në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë dhe ngjarja tronditi asokohe opinionin publik për shkak të njohjes që rapsodi Kol Murrani kishte në zonë.
Por si ndodhi vrasja? Trupat e pajetë të dy burrave u gjetën pranë shtëpive të tyre në fshatin Lalm i Vjetër, në njësinë Administrative Kolsh. Të dy miqtë ishin larguar që në mëngjes nga shtëpitë e tyre, me një motor për të shkuar në fshatin ku kishin lindur. Një nga djemtë e viktimave nisi ti kërkojë pasi nuk iu përgjigjën në telefon.
Pasditen e 27 prillit ata u gjetën të pajetë, ndërsa mendohet se vrasja kishte ndodhur disa orë më parë. Të dy miqtë e kishin ngarkuar motorin e tyre me një thes me jonxhë por rrugës besohet se janë qëlluar me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda dhe i vëllai. Ngjarja u raportua fillimisht si një konflikt banal, por pas hetimit, pistat ishin dy. E para që rapsodi dhe miku i tij u vranë për shkak të denoncimit se në tokat në pronësi të tyre ishte mbjellë kanabis dhe e dyta për shkak të një konflikti pronësie mes Përdodës dhe Preng Simonit.
Nga hetimi, rezultoi se në momentin e vrasjes, nga analizimi i qelizave telefonike, Përdoda ishte pranë vendit ku ndodhi vrasja. Policia përjashtoi pistën e parë dhe pas arrestimit të Aleksandër Përdodës, u zbulua se vrasja kishte ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Autori pretendonte se vendi ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Kjo tokë përdorej nga autori për të prerë drutë e zjarrit. Ai mori armën dhe sapo i pa të dy në afërsi të tokës, i qëlloi për vdekje. I vëllai që u arrestua sot, Edmond Përdoda akuzohet nga hetuesit si personi që bashkëpunoi për të fshehur armën e krimit dhe ndihmoi Aleksandrin që të arratisej.
LAJMI KRYESOR: Vrau bashkë me vëllain rapsodin e njohur, RENEA arreston Edmond Përdodën në Lezhë
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Sot përfundon vizita e prokurorëve belgë për dosjen ‘Toyota Yaris’ në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, hetuesit shkuan në amb...
Partia Demokratike (PD), e kryesuar nga Lulzim Basha, vendosi në mbledhjen e grupit të saj parlamentar, në momentin e fundit para fillimit të seancës plenare, t...
LEZHË– Edmond Perdoda është arrestuar nga forcat RENEA. 39-vjeçari ishte në kërkim për vrasjen e dyfishtë, të rapsodit të njohur Kol Murrani d...
TIRANE- Nadire Buzo, një nga mikeshat e Kadrije Kadare, motra e shkrimtarit Ismail Kadare, ka ndarë përjetime nga njohja e saj me të. Në një postim në rrjetet s...
LEZHË– Ky është momenti kur RENEA arreston Edmond Përdodën, 39-vjeçarin e shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë. Përdoda u kap nga forcat ...
TIRANË– Adrian Dida dhe Anesti Pinderi janë dy të rinjtë që u arrestuan ditën e sotme nga policia e Tiranës. Pas finalizimit të operacionit “Th...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban në faqe kryesore detaje të reja nga arrestimet që po bëhen në...
SPANJË– Dhjetë shqiptarë janë arrestuar si anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale në Spanjë, që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës...
ELBASAN– Zjarr në një magazinë në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Labinot Fushë. Magazina u përfshi nga flakët dhe sipas policisë nuk...
GREQI– Një tjetër person i dyshuar në vrasjen e Alkis Kampanos do të vihet në pranga. Mediat greke raportojnë se ka dyshime për përshirjen e një të 12-ti ...