Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Po transportonin me taksi 5 emigrantë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Tiranë
2 Dhjetor 2021, 08:02Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur nga policia duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Saranda drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “TAKSIA”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
46-vjeçari dhe 21-vjeçari janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
NJOFTIMI:
Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKSIA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Procedohen penalisht edhe 5 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Saranda drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “TAKSIA”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç.Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 5 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
ITALI – Policia italiane ka bërë të mundur ndalimin e një bande të rinjsh shqiptarë, të cilët në bashhkëpunim me njëri-tjetrin kryenin grabitje të ndryshm...
GREQI– Një mjet shpërthyes është vendosur në shkollën fillore të Zakaki-t në Limasol. Shpërthimi ka ndodhur ditën e djeshme nga vëzhgimi është konstatuar ...
Pas rikthimit tashmë nga qeveria Rama VKM që hap driten jeshile për qiratë nje euro, është ndryshuar 6 herë, përgjatë dy viteve. Brenda një viti nga riaktivizim...
DURRËS- Konkretisht, vendimi i parë ka zyrtarizuar dhënien e plot 40 mijë metra katorëve të ish-Ndërmarrjes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut në Spitallë të...
Sipas të dhënave zyrtare që prej vitit 2014 kur kjo nismë u rijetësua nga qeveria e re socialiste dhe deri në fund të vitit 2019 është dhënë me qira me tarifë s...
Në qytetin e Elbasanit janë dhënë disa pasuri shtetërore me kontratën një euro. Po edhe këtu nuk mund të flasim për investitor strategjik, madje kemi kompani që...
Në qytetin e Fierit janë dhënë dy kontarata me vlerën simbolike 1 euro. Kompania e parë fituese është një fasoneri, kontrta e të cilës është lidhur në vitin 201...
Një tjetër kompani që ka përfituar nga kontrata 1 euro është edhe Tak Shoes. Kjo kontratë është lidhur po në 15 nëntor të 2017. Në atë kohë kompania kishte emri...