6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës për të lënë të lirë Ervis Martinajn, i cili qëndronte në qeli për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor 2018. Martinaj u vendos të lihej i lirë pasi la një garanci prej 5 milionë lekësh të reja.
Momentalisht Prokuroria ka ngritur 7 akuza ndaj Martinajt, atë të të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur tentative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”,“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në qeli për ngjarjen e 4 tetorit, pas lirimit të Ervin Matës, të njohur ndryshe si ish-i fejuari i këngëtares shqiptare Elvana Gjata.
Mata u vetëdorëzua në polici në shkurt të këtij viti dhe u la i lirë vetëm pas një muaji. Apeli la në fuqi masën “detyrim paraqitje”, për Matën, i cili në dëshminë e tij ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht natën e vrasjes.
Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.
Çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LETONI- NATO ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së efektives shqiptare Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine një ditë më parë në një mision paqeruajtës...
TIRANE- Banorët e “Unazës së Re” janë në ngritur sot në protestë dhe kanë bllokuar aksin rrugor në Astir në të dyja anët. Një përplasje ka ndodhur mes banorëve ...
SARANDË– Zbulohen detaje të reja nga operacioni “Brezi i Gjelbër”, ku 61 persona ranë në prangat e policisë. Kreu i bandës së drogës mësohet se është Kledi...
TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj një qytetari, banor i Astirit, i cili po protestonte në mënyrë paqësore kundër pranisë së kryem...
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin përfundimtar për Klement Balilin, i cili njihej ndryshe dhe si “Eskobari i Ballkanit”. Ai është dë...
SARANDË- Policia ka shkatërruar sot një grup kirminal në Sarandë, ku mes të arrestuarve ishte dhe zv. Drejtori i Spitalit. Florenc Llanaj, që ishte pjesë e...
TIRANË- Pasi u helmuan 113 qytetarë në Bulqizë dhe ku dyshohet, se shkak është bërë uji i pijshëm, Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë analizat e para...
Vlorë-Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident në rrugën Trans-ballkanike në Vlorë. Dosja.al mëson se një makinë përplasi një person që ishte duke ecur me bi&ccedi...
VLORË- Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore kundër Ritvan Zykajt, të riut që vrau 8 persona verën e kaluar në Selenicë. Shkak për shtyrje...
Tiranë- Banorët e Astriti pasi disa orë rezistence, u nisën drejt Komisariatit numër 6 në mbrojtje të të arrestuarve nga protesta e sotme.Dosja.al mëson se tas...