LIVE UPDATES
Aktualitet

U mërzit se e ëma s’i dha lekë për të luajtur futboll, i riu shkon të grabisë me thikë

17 Prill 2022, 12:47 Nga DOSJA
U mërzit se e ëma s’i dha lekë për të luajtur

TIRANË– Një i ri me probleme të shëndetit mendor ka tentuar të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Kamëz. Nën kërcënimin e një thike shtetasi I.M. i ka kërkuar punonjëses t’ia mbushë me pará një qese që mbante në dorë. Tentativa e grabitjes ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në Kamëz.

“Për momentin kam shtangur dhe më pas kam bërtitur me zë të lartë”, shton punonjësja S.Sh. në policinë e Kamzës. Fillimisht në ndihmë asaj i ka ardhur punonjësi i farmacie aty ngjitur.

“Ai pa u trembur fare i tha këtij grabitësit që mbante një thikë në dorë, “dil jashtë se erdhi policia” dhe siç duket ky person u tremb dhe ka dalë nga exchange dhe kur aty kanë mbërritur edhe qytetarë të tjerë që dëgjuan ulërimat e mia, atëherë u kujtova të zbatoj protokollin dhe të shtyp butonin e kuq”, ka treguar punonjësja.

Duke iu referuar dëshmisë së dy punonjësve por më kryesores, asaj që u përball me hajdutin, policia ka bërë menjëherë përshkrimin e të riut: I dobët, veshur me të zeza dhe pa doreza e po ashtu pa kapuç apo sende që do ta bënin atë të paidentifikueshëm në fytyrë. Duke i pyetur të gjithë përfshi edhe pronarin e pikës valutore që ka mbërritur me shpejtësi, policia e Kamzës ka zbuluar shpejt identitetin e hajdutit të armatosur me armë të ftotë dhe ka nxituar të shkojë në banesën e tij. Aty policia përmend se ka gjetur të ëmën, të cilën e ka pyetur mbi vendndodhjen e të birit.

Djali – ka thënë gruaja – ka qëndruar për 13 vite në Belgjikë dhe pas kthimit nuk u largua më. Gjatë kësaj kohe ka vuajtur nga depresioni dhe mërzia dhe ne e dërguam në një spital privat për vizita mjekësore. Ata na rekomanduan se duhet ta dërgonim në spitalin psikiatrik në Tiranë. Për këtë arsye im bir kurohet nga një mjek psikiatër. Sot im bir do të dilte nga shtëpia dhe më kërkoi lekë për kafe si përherë. I dhashë 100 lekë. Pastaj erdhi në shtëpi kur kishte mbaruar kafen dhe më kërkoi lekë të tjera se do të ikte të luante futboll me shokët. Nuk i dhashë më. Atëherë e pashë që iku i mërzitur dhe i nevrikosur dhe përplasi derën e shtëpisë. Nuk e di për ku është larguar”, ka rrëfyer e ëma për policinë.

Por sipas burimeve të Gazetës “Si”, më pas, ka qenë pikërisht e ëma që ka njoftuar policinë menjëherë sapo i biri është kthyer në shtëpi.

“Kam njoftuar policinë të cilët erdhën dhe e morën për në komisariat. Djali im është i sëmurë dhe sëmundja e tij është e tillë që nëse nuk i plotëson dëshirën, kalon në gjendje depresioni duke shqetësuar gjithë familjen”, ka treguar gruaja.

Ajo ka rrëfyer se i biri ka përdorur drogë dhe njëherazi është përdorues alkooli, për aq kohë sa i mbarojnë paratë që i jep familja.

“Si nënë, bëj maksimumin ta qetësoj dhe i jap sa herë paratë e pensionit tim. Më vjen keq që djali im e ka bërë këtë gjë”, ka mbyllur dëshminë gruaja.

Policia bën me dije se pasi ka këqyrur kamerat e sigurisë në pikën exchange dhe ka pyetur të gjithë dëshmitarët, ka arrestuar të riun I.M. Po ashtu, proceverbalit të këtij arrestimi i ka bashkangjitur edhe kartelën e tij si një person që kurohet për çrregullime të depresionit dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Marrë nga GazetaSi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kamez policia e shtetit tentative per grabitje kamez policia e shtetit tentative per grabitje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj