LIVE UPDATES
Aktualitet

U ngrinë për shkak të pandemisë, Ministria e Drejtësisë propozon rifillimin e seancave gjyqësore nën masat ndaj COVID

26 Maj 2020, 09:44 Nga DOSJA
U ngrinë për shkak të pandemisë, Ministria e

TIRANЁ- Ministria e Drejtësisë ka propozuar rifillimin e gjyqeve, nën masat për parandalimin e COVID-19. Mësohet se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë, i është përcjellë Këshillit të Ministrave.

Sipas kërkesës, Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e aktit normativ, që i hap rrugë rifillimit të proceseve gjyqësore, në mesin e tyre edhe vettingut në Kolegjit e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjithashtu një nga propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, është edhe zhvillimi i gjyqeve nëse është e mundur, nëpërmjet lidhjes audio-vizive në distancë.

Propozimet 

KËSHILLI I MINISTRAVE

AKT NORMATIV

Nr.______, datë____.____.2020

“PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR. 9, DATË 25.3.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 30/2020, SI DHE SHFUQIZIMIN E AKTIT NORMATIV NR. 13, DATË 2.4.2020, “PЁR MARRJEN E MASAVE TЁ VEÇANTA NЁ FUSHЁN E VEPRIMTARISЁ SЁ SHЁRBIMIT PЁRMBARIMOR GJYQЁSOR, NDЁRMJETЁSIMIT DHE ADMINISTRIMIT TЁ PROCEDURAVE TЁ FALIMENTIMIT GJATЁ KOHЁZGJATJES SЁ GJENDJES SЁ EPIDEMISЁ SЁ SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 34/2020”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 3, pika 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masa organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e nenit 3, pika 4 të këtij akti normativ.
Neni 3, pika 2 shfuqizohet.
Neni 3, pika 3, shfuqizohet.
Në nenin 3, pika 4, shkronja “ç” fjalia “për çështjet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, në zbatim të pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të nenit 173, të Kodit të Procedurës Civile, ose të nenit 340, të Kodit të Procedurës Penale” shfuqizohet.
Neni 2

Neni 4 ndryshohet si më poshtë vijon:

Neni 4

Pjesëmarrja në distancë në seanca gjyqësore

Gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas marrjes së mendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Minsitrit të Drejtësisë, cakton listën e programeve kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim.
Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë në çdo rast shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët. Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët.
Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresor si dhe çdo akt tjetër procedural i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe dërgohen, brenda të njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet të ruhet nga palët deri në marrjen e vendimit formë të prerë. Në rast se pala nuk i dërgon aktet, sipas kësaj pike, konsiderohet që ato nuk janë paraqitur.
Neni 3

Aktet nënligjore

Këshillat dhe organet e administrimit gjyqësor të çdo gjykate, miratojnë masa organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 3, të aktit normativ nr. 9 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, miratuar me ligjin nr. 30/2020, jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Neni 4

Dispozitë tranzitore

Afatet që kishin filluar të ecin por u pezulluan sipas nenit 3, pika 2, të aktit normativ nr. 9 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, fillojnë nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ për pjesën e paplotësuar të afatit. Afatet që duhet të fillonin gjatë periudhës së pezullimit, fillojnë nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ.

Neni 5

Shfuqizime

Aktit normativ nr. 13, datë 2.4.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, miratuar me ligjin nr. 34/2020”, shfuqizohet.

Neni 5

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e drejtesise rifillimi i seancave gjyqësore ministria e drejtesise rifillimi i seancave gjyqësore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj