LIVE UPDATES
Politike

U pezullua nga PD, Paloka: Basha ka marrë veset e shëmtuara, hilet e truket e Ramës

11 Janar 2022, 13:42 Nga DOSJA
U pezullua nga PD, Paloka: Basha ka marrë veset e shëmtuara, hilet e

TIRANË– Deputeti dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë reagimit e tij të parë pas pezullimit nga partia. Paloka ka ngritur një seri pyetjes për deputetët që janë në krahë të Bashës, dhe pyetjet që ata duhet ti bëjnë vetes dhe kryetarit aktual të partisë.

Sipas Palokës, të gjithë deputetët që sot i dalin në mbrojtje Bashës, duhet që më së pari të përfaqësojnë interesat e demokratëve që i kanë votuar në zgjedhjet e 25 Prillit. Paloka shton se e gjithë kjo krizë në PD ka ndodhur për shkak të frikës së Lulzim Bashës për tu votëbesuar nga anëtarësia.

REAGIMI:

Kolege deputete! Pas situatës se krijuar ne PD ju keni sot përgjegjësi te madhe per fatin e atyre qe ju kane votuar, sepse fati i PD lidhet direkt me fatin e tyre dhe te shqiptareve ne pergjithesi! A e dini ju se nga kush jeni votuar dhe keni ato mandate perfaqesimi sot? A e dini ndaj kujt detyroheni e keni pergjegjesi?

Jeni votuar ne rradhe te pare nga demokratet. Jeni votuar nga ata qe me vullnetin e tyre mblodhen Kuvendin e 11 dhjetorit. Jeni votuar nga ata qe me 18 dhjetor moren pjese masivisht ne referendumin per ratifikimin e vendimeve te Kuvendit. Jeni votuar nga ata qe me 8 janar kerkuan te hynin ne shtepine e tyre por me kerkese te Bashes e urdher te Rames jo vetem ju mbyllen dyert por dhe u dhunuan.

Kush mendon se e ka mandatin prej mercenareve te Bashes apo banditeve me uniforme te Rames, le te vazhdoje te qendroje ne krah te tyre. Po ne se ka mes jush nga ata qe i dhimbset PD dhe ndjejne pergjegjesi per ata qe i kane votuar, nuk mund te ulni koken e te heshtni sot apo ca me keq te perdoreni shemtuar nga ai qe po tregon cdo dite se eshte gati te bej cdo gje per te mbrojtur interesin dhe karrigen e tij ne opozite.

Pse nuk i beni disa pyetje vetes po edhe Bashes ? Pyeteni Bashen se pse nuk e pranon voten e demokrateve si zgjidhje ? E nuk e kam fjalen vetem per vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit apo te Referendumit te 18 dhjetorit. Pse nuk ka pranuar kurre e nuk pranon te votebesohet me asnje menyre nga demokratet si forma e vetme per te zgjidhur krizen , shkaktar i se ciles eshte ai vete?

Pse eshte gati te fshihet , te mbylle e bunkerizoje seline, por te mos votohet ? Pse hedh miliona per te mbyllur me hekur shtepine e demokrateve , e nuk pranon te votohet?!

Pse ju kerkon ju deputeteve te PD te ktheheni ne mburoja te gjalla per te ?! Pse eshte gati tju sakrifikoje ju e te helmoje demokratet me gazin e Rames vetem qe mos shkoj te votohet? Pse eshte gati edhe ta shkaterroje PD ?! Pse i duhet nje vule e disa zyra te uzurpuara , nen mbrojtjen e policise se Rames , kur demokratet i ka perzene?!

Pyeteni se keni pergjegjesi, nuk jeni pupacet e tij .Ai qe thote se Berisha kerkon ta kthej PD ne bunker te tij , po nderkohe eshte fshehur e mbyllur vete pas dhjetra dyersh te blinduara, per te mos u ballafaquar me antaret e PD.Ai qe ju thote se Berisha po perdor demokratet per hallet e tij , po ne fakt ju perdor juve si kukulla e mburoje qe te vazhdoje bizneset e tij me Ramen.Nuk mori Sali Berisha asnje nga ne ne telefon ti lutej apo ca me keq ta urdheronte qe ti dilnim “ne mbrojtje” sic ben Basha me ju.

Ne fakt jemi ne , e jane antaret e thjeshte te PD, qe e kerkuan , se kane nevoje per Berishen ne nje moment delikat kur PD shkon humbje pas humbjesh!A e shihni qe Basha ka marre e po perdor shemtuar gjithe veset , hilet e truket e Rames per te mbajtur karrigen kunder vullnetit te shumices se antareve te PD ? A e shihni qe genjen njesoj si Rama e nuk skuqet?Nuk po blindohet selia thonte pa pike turpi vetem pak dite me pare, kur te gjithe e dinim se cpo ndodhte atje.“Dyert e PD jane te hapura “ deklaronte megjithese perpara mediave disa here, jo vetem antare te thjeshte po dhe deputetet nuk hynin dot ne seli !“Jam per bashkimin e gjithe demokrateve” -thote dhe behet cdo dite e me qesharak me “perjashtimet” e tij . Ai qe akuzon Berishen si komunist, e qe reklamohet si politikan perendimor , vetediskretitohet cdo dite ! As enveri nuk ka gjetur kaq armiq njeheresh ne kohen e tij. Mbledh ca njerez qe ju bashkelidh vete nga nje ofiq, i mban deri ne 3 te nates dhe pastaj shpall se “Perjashtoi” PD nga PD…Qesharak deri ne dhimbje ! Mire qe nuk perjashtoi dhe Teng Hsiao Ping-un pas vdekjes nga Partia Komuniste e Kines se aq tager ka dhe te perjashtoje njeri nga PD !

Deputete te PD, pyeteni veten; kujt i duhet nje kryetar dhe ca deputete te mbyllur ne nje seli te blinduar qe e mbron me gaz e police Edvin Rama?

Keni menduar te dilni ne baze?Edhe ne rruge do ju vij turp te dilni ne se pranoni te perdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni ne zonat tuaja tek demokratet ? Votat e kujt do kerkoni , apo do ju a jap Edvini me policet e tij?

Po ne Parlament si do e beni opoziten ?! Mendoni pak , kur te duhet te dilni ne Parlament e te sulmoni Ramen si opozitare. E dini si do ju pergjigjet ?

“Mor lul po ti me keta te tjeret, po me qaje ne telefon qe te te sillja policine e krimit e te te shpetonte nga demokratet…!”

Do pranoni te beheni me qesharake se “kerperata” e jenisheri ne Parlament( se dhe ata ne fakt deputete te Lulit ishin)?

Nuk po ju them rreshtohuni pas Berishes , po tregohuni dinjitoz ne qendrimet tuaja se jeni deputete e perfaqesues .Kerkojini Lulit te pranoj minimalisht te gjykohet me voten e demokrateve, ai dhe kushdo tjeter. Te gjithe ne.Po nuk pranon , sepse ai qe paturpesisht deklaron se ka 99,99% te votave te demokrateve, e di shume mire qe realisht as 5% nuk merr sot brenda PD e ca me pak po u votua ne popull. A ka nga ju prej atyre qe besojne vertete se Berisha paska qene arsyeja qe PD nuk ka fituar ne keto vite e tani qe u largua Berisha, do fitoje luli ?!?! As pragun per te hyre ne Parlament nuk e kap.Atehere pyeteni veten ju deputete te PD, pse i duhet te mbaj me policet e Rames vulen dhe karrigen e “kryetarit” te opozites? Kujt i sherben nje parti qe as pragun per te hyre ne Parlament nuk e kalon po te votohet sot me vulen e Bashes e jo me te mendoj te vij ne pushtet?

Juve nuk besoj. Demokrateve te thjeshte jo e jo. Atehere pse i duhet Bashes ?! Gjykojeni vete !Ne se dikush nga ju e ndjen se i detyrohet per futjen ne liste , thjeshte gabon. Sidoqofte sot jeni deputete me voten e demokrateve dhe keni pergjegjesi ndaj tyre, po keni dhe nje dinjitet tuajin per te ruajtur (kush e ka) . E ne se ndonjeri mendon se duke treguar “besnikeri” ndaj Bashes do kete te pakten mirenjohjen e tij ( se te ardhme politike as behet fjale) le te gjykoje pak : ky qe u tregua mosmirenjohes e shiti Sali Berishen, sa i duhet tju shese juve…?

Une jam i bindur qe secili prej jush , po te gjendej ne situate te tille , do tregohej me dinjitoz se ish-kryetari .Pse ai qe ka pergjegjesi shumefishe e hodhi dinjitetin ne plehra ? Sigurisht shume te forta duhet te jene arsyet ! Po ato jane te tijat e jo te demokrateve.Ju keni mundesi te zgjidhni se ne cilin krah do qendroni! Do qendroni ne krah te atij qe me mercenare e police te Rames dhunoi demokratet duke u pozicionuar perfundimisht ne krahun e kundershtareve te tyre, apo ne krahun e shqiptareve e demokrateve qe ju votuan? Zgjedhja eshte e juaja! Koha eshte e shqiptareve qe kerkojne ndryshim !

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka perplasje ne partine demokratike edi paloka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj