LIVE UPDATES
Politike

U sulmua nga Rama dhe Balluku, Bushati: Isha një prej batutave të kryeministrit që nuk më bëjnë të qesh, një familjari t

14 Shkurt 2021, 22:18 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Andi Bushati ka rrëfyer me detaje të gjithë rrugëtimin e tij e bllokimin në mes të dëborës. Në një shkrim të publikuar në Lapsi.al, Bushati sshkruan për bllokimin e tij në Milot me orë të tëra, ankesa për të cilën i kushtoi sot përmendjen nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Në shkrimin e tij, gazetari Bushati shkruan se u kthye nga Mali i Zi dhe deri në momentin që kaloi kufirin u ndesh me brëpastruese, por kur u fut në territorin shqiptar, pa sesi mbizotëronte mungesa totale e shtetit. ai shton se oas orësh bllokimi në rrugë, mori vendimin bashke me disa makina të tjera, të futej fushave e të dilte në autostradë për të mbërritur në shtëpinë e tij.

Por edhe kur mbërriti aty, fakti që shikonte në televizione ministren Balluku që thoshte se shteti ishte në këmbë për tëndihmuar qytetarët, duke menduar fatin e atyre që la pas, bëri një ragim. Ky reagim solli edhe përmendjet nga kryeministri Edi Rama dhe vetë Balluku. por, mes dy reagimeve, Bushati vë re një deiferencë, që Rama e akuzonte se nuk kishte zinxhirë, ndërsa Balluku thishte se shkak për bllokimin ishte bërë rrëzimi i një trajleri.

Por në fund, të shkrimit, Bushati shtron pyetjet: Ç’mendon një familjar i mbetur mes katër rrugëve kur e dëgjon Ramën të thotë se faji është i tiji që nuk përdor zinxhirë? A gënjehet dot ai që s’ka marrë asnjë asistencë nga teatri i Ballukut mbi borëpastruese? A i hyjnë në sy atij që ka kaluar një hall, replikat me batuta kundër opozitarëve dhe gazetarëve?

Shkrimi i plotë

Për shkak të lodhjes dhe kalvarit të stërgjatur, si një prej mijëra të bllokuarve në rrugën Lezhë Tiranë sot e hapa me vonesë telefonin. Por që në momentin e parë, sapo hyri sinjali i Vodafon, tringëllima e mesazheve nuk rreshtte. Thelbi i tyre: “Edi Rama dhe Belinda Balluku janë marrë me ty”.

Pikërisht kjo më bëri t’i rikthehem dhe të vendos ta rrëfej këtë aventurë, jo vetëm si një përjetim personal, si tregimin e një njeriu që e gjen veten si personazh të novelës së famshme të Kortazarit “Autostrada e jugut”, por mbi të gjitha, për të dëshmuar funksionimin e makinerisë së turpshme të një pushteti që nuk fle kurrë gjumë, kur vjen fjala për të manipuluar.

Kjo ndodhi edhe këtë herë. Gjithçka kishte të bënte me rrugëtimin tim në aksin e bllokuar me orë të tëra, diku aty afër Milotit. Kisha kaluar mbi dy orë aty, bashkë me udhëtarë të rastësishëm, shoferë që duhet të nxitonin për në Kosovë, familjarë të cilëve u qanin fëmijët, pasagjerë që nuk kishin ku kryenin as nevojat personale. Unë vetë po kthehesha nga Mali i Zi, ku pavarësisht motit të tmerrshëm rrugët ishin të mbushura me borëpastruese dhe makina që derdhnin kripë mbi asfalt. Sa kaloje kufirin shqiptar, aty rreth orës 19 00, vetja të dukej sikur po depërtoje në një shkrtëtëtirë të errët. Rruga nuk kishte pikë përkujdesje dhe mirmbajtje. Edhe më e tmershme gjithçka bëhej aty afër Fishtës ku një stuhi që dukej sikur do të flakte jashtë jashtë vijave kufizuese të krijonte ndjesinë e skenave që ke parë vetëm në filma.

Prezenca e shtetit dallohej për herë të parë në rrethrotullimin në qendër të Lezhës, ku një patrullë policie i drejtonte njerëzit për nga rruga e vjetër e kohës së Enverit, pasi superstrada ishte e bllokuar si shkak i rrëzimit të një trajleri. U mundova më kot të negocioja me policin që më doli përpara. “Unë po ngrij vetë së ftohti o shoku- më tha- mos këmbëngul, bjeri këtej nga të them se për ndryshe do ngelesh deri në mëngjes”.

Qefprishur u binda, pa e ditur se po i hyja një intenerari të skëterrshëm. U futa ndërmjet një kolone të madhe që çau mes baltës, gropave, Manatisë e Spitenit për gati 45 minuta. Askush nuk i orientonte këto makina. Asnjë postbllok policie për të të thënë se nga duhej vazhduar në këtë rrugë pa rrugë. Më kot rrija me internetin hapur në celular, se mos ndonjë njoftim shtetëror udhëzonte se si duhej vepruar. Rezultati i gjithë këtij kalvari mes të panjohurës, acarit, stërpiklave të baltës që shndërroheshin në shatërvanë provizorë dhe stuhisë që të pamundësonte shikimin, ishte se dolëm fiks në zemër të bllokimit, sërish në superstradë.

Ajo që pashë aty me sy ishte lebetitëse. Njerëzit e kishin humbur durimin. Hipnin mbi makina për të shikuar deri ku shkonte radha dhe ajo nuk kishte as fillim, as fund. Fortuna shtonte ankthin dhe krijonte idenë se veturat mund ti merrte me vete si lodra kauçuku. Fëmijët qanin se u hahej. Prindërit nuk dinin nëse duhet ti mbanin makinat ndezur, për ti shpëtuar të ftohtit, apo të kursenin benzinën, sepse, sikurse thonin disa, nuk duhet ta harxhonin të tërë serbatorin, pasi pritej të mbeteshin aty deri në agim. Postova një foto të këtij kaosi në Facebook. Me sa duket atë kanë parë kolegët e Neës 24 që më kërkuan një intervistë. 

Fola për ta, përshkrova situatën dhe bëra një apel: ndonëse në këto kushte të ralla atmosferike, shteti mund ta ketë të pamundur të ndihmojë, së paku, ai e ka për detyrim të informojë. Pastaj njerëzit e dinë vetë si e bëjnë llogarinë, vendosin me kokë të tyre të shpenzojnë karburant për tu ngrohur ose jo, dinë si ti flasin fëmijëve për tu qetësuar padurimin, apo si i japin fund ankthit që shkakton e panjohura. 

Kjo ide, për të pasur transparencë, për të ngritur zërin kundër injorimit të atyre bashkëudhëtarëve që kisha rreth meje, më lindi pasi kërkova me ngulm në redaksinë e Lapsit ndonjë info, por dhe aty mu konfirmua se shteti ishte bërë memec. Nuk e di se çfarë fati pata, që vendosa ta lë autostradën dhe të ndjek intuitën e krisur të një aventurieri që hyri me makinë mes fushave  rrugë pa rrugë. Nuk e di se për sa kohë u enda së bashku me tre katër vetura mes errësisrës, asgjësë, vorbullave të sikletshme që krijonte ndërthurja e borës me erën e fortë, por edhe njëherë instikti më tregoi se ndoshta është më mirë tu besohet të marrëve të rastësishëm, se atyre që mbajnë veshur kostume zyrtare. Tabelat e vetme që më mbetën të fiksuara në kujtesë nga kjo vozitje rrugë pa rrugë, ishin ato Fushë Milot dhe Shullaz. Më në fund, rihyra në autostradën e liruar diku pranë Fushë Krujës. Ajo ishte bosh, e braktisur nën pushtetin e akullit dhe borës dhe përgjatës saj nuk shihje asnjë makinë policie, asnjë borë pastruese, asnjë kripë hedhëse, që do të përgatisnin asfaltin për ata që që do të nxitonin mbi të pasi të çliroheshin nga bllokimi i disa kilometrave më larg. 

Gjithçka dukej si e vdekur. Të vetmen shenjë fuknksionimi dhe jete e rezatonin pikat e karburantit “Kastrati”, që pavarësisht acarit dhe stuhisë, llamburisnin anës rrugës si monumente të denjë të kapitalizmit shtetëror shqiptar.   Por surprizat nuk kishin mbaruar. Në orët e para të mëngjesit, kur më në fund mbërrij në shtëpi, kurioziteti për ata që kisha lënë aty në superstradën e veriut më grishi të hap internetin. Zbulova dy gjëra. E para, ata gjendeshin ende aty. Dhe tjetra, ironia më e madhe, ministrja Balluku hipur mbi një borëpastruese jepte mesazhin se shteti qe në këmbë për të ndihmuar qytetarët e vet. Edhe më qesharake e bënte filmin e saj mënyra se si ministrja i raportonte Ergysit të rrugëve sesi qeveria po ndimonte dhe bashkitë. Dukej sheshit se nuk flisnin për punë, thjeshtë aktronin para kamerave.

Aty nuk durova. U ula dhe shkruajta ca rreshta që të nesërmen do më kushtonin përmendjen e emrit tim në gojët e përdala të shefit të qeverisë dhe ministres së tij të rrugëve. Pak a shumë ajo që shpreha ishte se situata qe e vështirë, se e dimë që kemi këtë shtet copë-copë, që në emergjenca të tilla s’ka këllqe ti vijë në ndihmë qytetarit, madje se ai i tillë ka qenë edhe para rilindjes e me gjasë kështu do të vazhdojë edhe pas vdekjes së saj, por pavarësisht nga kjo ky shtet një mundësi e kishte. Mos bënte teatër me ne. Mos na trajtonte si budallej. Në thelb ideja ishte: e kuptojmë që kemi një administratë me të mbathura nëpër këmbë, nuk pretendojmë të na ndihmoni, por ama kemi të drejtë të pretendojmë që mos na tallni. Më kishte qëlluar vetë ta prekja nga Hani i Hotit deri në Tiranë mungesën totale të shtetit. Kisha bërë si kisha bërë dhe ia kisha dale bashkë me disa të tjerë. Por ama të shikoja pas kësaj edhe teatrin mbi borë pastruese të Belindës, ishte pak si tepër. Kaq shfryva dhe rashë të flija. 

Të nesërmen i pari u përgjigj Edi Rama. Ishte i mjerë dhe njëkohësisht qesharak si gjithmonë kur është në hall. Më fajsonte në një Tëitter se s’kisha patur zinxhirë për goma për të vozitur mbi akull, prandaj kisha ngelur në rrugë dhe se po shërbeja si zinxhir gome për ardhjen e Lulit në pushtet. 

Dëshmonte aq injorancë, pandjeshmëri për ata qindra qytetarë që patën një fat shumë më të keq bllokimi se unë, sa nuk dinte edhe arsyen reale se përsa ata e kaluan natën në rrugë. Në një ekses zelli për lëpirje ndaj kryeministrit (video poshte) duke dashur të merrej me mua, Belinda Balluku kishte nxjerrë mashtrues dhe shefin e saj. Në prononcimin e vet ajo nuk etiketonte si shkak të asaj që ndodhi zënien e rrugës nga bora dhe ngrica, pra që sipas Ramës po të kishim zinxhirë do e kalonim, por faktin se ishin përmbysur makina të tonazhit të rëndë.

Po si ishte e mundur që kryeministri të mos dinte pas shumë e shumë orësh shkakun e vërtetë se përsë mbetën rrugëve mijra qytetarë? Mos vallë se ishte i zënë me regjinë e filmit të vallzimit të Belës mbi borëpastruese? Pse ai luante me batutat tallëse – që përdor në kështu rastesh – për ata që dalin mbi ngricë pa zinxhirë? Thjeshtë si interesonte e vërteta se po përpunonte manipulimin, apo aq i bënte versioni i saktë, sepse ajo që i duhej ishte krijimi i një polemike të kotë me Lulin apo me Andin e radhës, për t’iu shmangur thelbit të problemit?

Këto pyetje që i bëja vetes sot, janë dilema që në fakt i shtroj sa herë që e shoh qeverinë në përpjekjet manipulative për të menaxhuar një skandal.  Ajo vepron gjithmonë po njësoj. Ndërsa këtë herë ai që kishte ndryshuar pozicion isha unë. Nuk gjendesha më në rolin e ftohtë të gazetarit që pasqyron versionet e palëve. Jo, këtë radhë fati më vuri rastësisht në pozicionin aspak komod të qytetarit në vështirësi, të cilit shteti i vet nuk gjendet pranë. Prandaj dhe pyetjet që do shtroj nga ky kënd janë të tjera. 

Ç’mendon një familjar i mbetur mes katër rrugëve kur e dëgjon Ramën të thotë se faji është i tiji që nuk përdor zinxhirë? A gënjehet dot ai që s’ka marrë asnjë asistencë nga teatri i Ballukut mbi borëpastruese? A i hyjnë në sy atij që ka kaluar një hall, replikat me batuta kundër opozitarëve dhe gazetarëve? Ata që e kanë ndjerë mbi shpinën e tyre angazhimin e ekipit të rilindjes, si për kapriçot e motit, si për lëkundjet e tokës, si për valët e pandemisë, e kanë të pamundur ti besojnë propogandës së saj. Unë isha dje njëri prej tyre. Ndaj batutat kaps të Ramës nuk më bëjnë të qesh, por më shkaktojnë mëshirë dhe neveri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati andi bushati


Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës