LIVE UPDATES
Bota

U tha se do tërhiqeshin nga Europa lindore, Shtëpia e Bardhë hedh poshtë lajmin

7 Janar 2022, 20:59 Nga DOSJA
U tha se do tërhiqeshin nga Europa lindore, Shtëpia e Bardhë hedh

SHBA – Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë njoftimet se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave amerikane nga Evropa Lindore, para bisedimeve me Rusinë javën e ardhshme.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e bëri sqarimin, pasi rrjeti NBC News njoftoi të premten se zyrtarët amerikanë janë të gatshëm të propozojnë diskutime për reduktimin e dislokimeve të trupave amerikane dhe ruse dhe stërvitjeve ushtarake në Evropën Lindore, nëse Moska tregon se është serioze për negociata.

Ne kemi qenë të qartë me Rusinë, publikisht dhe privatisht, se nëse Rusia ndërhyn më tej Ukrainë, ne do t’i përforcojmë partnerët tanë të NATO-s në krahun lindor, ndaj të cilëve kemi një detyrim të shenjtë si aleatë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë me aleatët e NATO-s ndërsa e përballojnë krizën së bashku. Moska ka paraqitur kërkesa gjithëpërfshirëse, përfshirë që NATO të zvogëlojë praninë në Evropën Lindore dhe të mos anëtarësojë Ukrainën, kërkesa të papranueshme për SHBA-në dhe Evropën.

Kjo është padyshim pjesë e skenarit të njohur (të Moskës), të paraqesë një listë kërkesash absolutisht të papramueshme, për të pretenduar më pas se pala tjetër nuk po angazhohet dhe për ta përdorur si justifikim për veprime agresive”, është shprehur Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

NATO përjashton mundësinë për ndalimin e zgjerimit

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përjashtoi të premten çdo mundësi për ndalimin e zgjerimit të vazhdueshëm të aleancës ushtarake për të trajtuar shqetësimet e sigurisë që vijnë nga Rusia, duke hedhur poshtë një pjesë themelore të kërkesave të Presidentit Vladimir Putin për lehtësimin e tensioneve me Ukrainën.

Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet themelore, përfshirë të drejtën e çdo vendi për të vendosur rrugën që do të ndjekë, përfshirë çdo lloj marrëveshje sigurie që dëshiron të jetë pjesë e saj”, tha për gazetarët Stoltenberg në Bruksel pas një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtë të aleancës.

Sekretari Blinken, dhe homologët e tij të aleancës zhvilluan bisedime virtuale përmes internetit për t’u përgatitur për takimin e parë të Këshillit NATO-Rusi në më shumë se dy vjet. Takimi, që pritet të mbahet të mërkurën në Bruksel, do t’u japë ambasadorëve të NATO-s mundësinë për të diskutuar ballë për ballë me të dërguarin e pasaçëm rus mbi propozimet e sigurisë të Presidentit Putin.

Pjesa më e madhe e propozimeve, të bëra publike nga Moska, mes tyre një projekt-marrëveshje me vendet e NATO-s dhe oferta për një traktat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duket të jenë e papranueshme për aleancën ushtarake të përbërë nga 30 vende, pavarësisht frikës se Putini mund të urdhërojë forcat ushtarake ruse të futen në Ukrainë.

Në dokumente thuhet se, NATO-ja duhet të pranojë të ndalojë të gjitha planet e anëtarësimit, jo vetëm me Ukrainën, si dhe t’u japë fund manovrave ushtarake pranë kufijve të Rusisë. Në këmbim, Moska do të respektojë angazhimet ndërkombëtare që ka nënshkruar për kufizimin e manovrave luftarake, si dhe për t’i dhënë fund incidenteve të zhurmës me avionë dhe armiqësive të tjera të nivelit të ulët.

Miratimi i një marrëveshjeje të tillë do të kërkonte që NATO-ja të hedhë poshtë një pjesë themelore të traktatit mbi të cilin u formua aleanca. Në bazë të ligjit 10 të Traktatit të Uashingtonit të vitit 1949, organizata mund të ftojë çdo vend evropian që i plotëson kushtet për të kontribuar për sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut, si dhe të përmbushë detyrimet e anëtarësimit. Stoltenberg tha se ka vazhduar rritja e pranisë ushtarake ruse pranë Ukrainës, veprim që ngjalli shqetësime për një ndërhyrje të mundshme.

“Po vërejmë njësi të blinduara, artileri, trupa luftarake të gatshme, shohim pajisje të luftës elektronike si dhe shumë aftësi të ndryshme ushtarake”, tha ai.

“Shtimi i prezencës ushtarake, i kombinuar me kërkesat e sigurisë dhe të kaluarën ruse ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, dërgon një mesazh se ekziston një rrezik real për një konflikt të ri të armatosur në Evropë”, tha Stoltenberg.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi nga Ukraina Gadishullin e Krimesë dhe më vonë mbështeti një rebelim separatist në lindje të Ukrainës. Mbi 14,000 njerëz kanë humbur jetën gjatë luftimeve shtatë vjeçare duke shkatërruar Donbasin, ku është e përqendruar industria e Ukrainës. Rusia mohon se ka plane të reja për të sulmuar Ukrainën, por Presidenti Putin dëshiron garanci ligjore që do të përjashtonin zgjerimin e NATO-s dhe dislokimin e sistemeve mbrojtëse. Moska thotë se këtë muaj pret përgjigje mbi propozimet e saj të sigurisë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota europa lindore jen stoltenberg nato shtepia e bardhe europa lindore jen stoltenberg nato shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj