LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Udhëtimi i nënës drejt burgut!

5 Gusht 2019, 09:00 Nga DOSJA
Udhëtimi i nënës drejt burgut!

“Erdhi nëna. Doli oficeri i rojes e i tha që nuk mund të më takonte. “Merrni ushqimet të paktën”, i tha nëna, por ai nuk pranoi as ushqimet… Kur po kthehej me çantën e ushqimeve, rrugës kish takuar një nënë tjetër, me një djalë të vogël për dore. E kish pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është në burg”, i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që nuk kishte  asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”

Ka qenë shumë e vështirë të ishe nëna e një 15-vjeçari të dënuar në burgjet komuniste. Nëna i qante birit vuajtjen e ngujimit, vuajtjen e urisë dhe më së shumti, vuajtjen nën turturë. Me mijëra nëna vuajtën dhimbjen për bijtë e tyre nëpër burgjet komuniste, gjatë 50 viteve të regjimit komunist. Mijëra të tjera i qanë djemtë e tyre të vdekur pa varr. Të tjera u ndanë për jetë me bijtë e tyre, se u detyruan të lënë atdheun për t’i shpëtuar diktaturës. I tillë ishte regjimi komunist, që më së shumti e kanë vuajtur nënat. Por ato nuk u dorëzuan kurrë. Në kushte të vështira dhe nën persekutim të vazhdueshëm, ato i ndoqën bijtë e bijat burg më burg, iu dhanë bukë e kurajë, i mbajtën gjallë me dashuri e përkujdesje aq sa mundeshin, përmes hekurave.

Rrëfim për një udhëtim të dhimbshëm të nënës drejt burgut, vjen nga Reshat Kripa, i cili njohu hekurat e burgut, qysh në moshën 15-vjeçare.

Erdhi nëna. Ajo nuk e dinte si ishte puna dhe po priste për takim. Doli oficeri i rojes e i tha që isha i dënuar, dhe nuk mund të më takonte. Nëna i tha: “Merrni ushqimet të paktën!” Dhe ai nuk pranoi as ushqimet. Në atë kohë, të vije deri në Bulqizë, donte dy ditë. Plus që ajo kishte shkuar edhe në Tiranë, se në kohën që unë isha në Bulqizë, Besniku ishte në kampin e Rinasit. Nga ana tjetër, vajtja te Besniku kishte qenë një tjetër aventurë për të: kur po kthehej nga Besniku, në Tiranë e zuri nata rrugës. Ajo do të shkonte te motra, Drita. Në atë orë, makina nuk kishte në lëvizje, dhe kish mbet në mes të rrugës. Pati parë një grua që po kalonte bashkë me të birin dhe me një lopë. Kur e pa ashtu vetëm, ajo i qè drejtuar nënës: “Nga të kemi?” i tregoi nëna e gjorë se kishte qenë të vizitonte të birin në burg dhe nuk po gjente një mënyrë të kthehej. Gruaja atëherë i kish thënë: “Hajde nga ne sonte!” Atë natë, nëna pat fjetur atje, pastaj të nesërmen qe nisur për në Bulqizë. Kur i thanë që nuk mund të më takonte iku. Rrugës kishte pas takuar një nënë tjetër, me një djalë të vogël për dore. Nëna e kishte pas pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është brenda.” i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që gruaja nuk kishte pasur asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”.

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur burgu i spacit historite e komunizmit krimet e komunizmit burgu i spacit historite e komunizmit krimet e komunizmit

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK