LIVE UPDATES
Politike

“Unë jetoj për të dëshmuar”/ Aishe Haklaj në sulm pas vendimit të DASH për Berishën: Sali Bisturia! U mori shqiptare

24 Maj 2021, 15:47 Nga DOSJA
“Unë jetoj për të dëshmuar”/ Aishe Haklaj

Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë, ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Duke mos e fshehur kënaqësinë, ajo thotë se familja e saj e ka pritur prej kohësh këtë vendim të DASH për ish-kryeministrin, madje që prej vitit 1997.

Teksa e quan Sali Berishën “Sllobodani shqiptar dhe Sali bisturia”, Aishe Haklaj ka rënditur disa nga bëmat e ish-kryeministrit.

“Saliu i futi shqiptarët e Kosovës mes dy zjarresh serbe, të cilat vinin nga Sllobodani serb dhe nga Sllobodani shqiptar, Sali bisturia”, deklaron Haklaj.

Ajo e akuzon Berishën për dekonspirim të aksioneve të UÇK, si dhe për arrestimin, zhdukjen dhe burgosjen e disa atdhetarëve dhe luftëtarëve.

“Qëndrimi i DASH ndaj dinastisë Berisha ishte i shumë pritur për familjen tonë. Ne e kemi pritur këtë qëndrim që në Vitin e zi të 1997, sepse populli e bëri atë që duhej bërë duke e rrëzuar Saliun dhe kliken e tij nga pushteti. Siç duket tani janë pjekur kushtet që të merrej një qëndrim i tillë sepse në ‘97 shteti ishte i krimbur në çdo qelize të tij nga vete Saliu. Drejtësia shqiptare ishte ajo e plepave të Saliut, e cila ishte e komanduara dhe e deleguara e atij faqeziu. Saliu ju mori shqiptareve kafshatën në gojë dhe hyri në politikë për të ç’bërë shtetin shqiptare ashtu siç e ç’bëri dhe për ta sllavizuar atë. Saliu i futi shqiptarët e Kosovës mes dy zjarresh serbe, të cilat vinin nga Sllobodani serb dhe nga Sllobodani shqiptar, Sali bisturia. Shqiptaret e Kosovës kishin dy avantazhe gjatë përpjekjes se tyre për të shkëputur zinxhirët 100 vjeçare të robërisë. Njëri fat ishte se na  mbiu Amerika në derë dhe fati tjetër ishte se Saliu nuk ishte në pushtet në kohën e luftës së Kosovës. Gjatë kohës se pushtetit pushtues të Saliut, patriotet, atdhetarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës martire u dekonspiruan, u arrestuan, u burgosen dhe u zhduken.”, shkruan Aishe Haklaj, raporton SHQIP.

Duke e akuzuar ish-kryeministrin për gjenocid ndaj familjes së saj, Aishe Haklaj kërkon që vendimi i DASH të jetë vetëm fillimi për Sali Berishën. Ajo kujton vitin 2006, ku sipas saj Berisha i hapi luftë familjes Haklaj, duke nxjerrë emrat e të mbijetuarve në Interpol, si dhe duke u shembur shtëpitë dhe dhunuar varret e të vdekurve.

“Dëshirojme që ky qendrim i DASH të jetë një proces në vazhdim. Ne i kemi parë me sy dhe i kemi prekur me dorë krimet shteterore të Saliut. Në 2006 kur krimi shteteror i Saliut bëri një gjenocid ndaj familjes tonë duke nxjerrë në Interpol të mbijetuarit e familjes tonë dhe duke hapur njekohësisht gjygje të paragjykuara në mungese ndaj të mbijetuarve. E veç këtyre duke na detyruar të largohemi nga atdheu yne dhe duke na shëmbur shtëpinë e dhunuar edhe varret e të vdekurve. Në këtë kohe ju kemi drejtuar edhe ambasades amerikane ku ambasadore ishte Marsi Ris. Gjatë gjithë kohës bënim denoncimet e radhes, por Drejtesia shqiptare ishte e kriminalizuar dhe e kapur nga çbërësi i shtetit dhe vrasesi i shqiptarëve Sali Berisha.”

Aishe Haklaj shkruan se, DASH jep mesazhin e qarte se askush nuk është i paprekshëm, prandaj kërkon që drejtësia e re shqiptare, të bëjë drejtësi.

“Urojme që Drejtesia e re shqiptare të verë në banken e të akuzuarve të gjithë ata që kanë bërë krime, e sidomos ata që kanë përdorur, shpërdorur dhe abuzuar me shtetin siç është rasti i dinastisë Berisha.”, thuhet në reagimin e saj.

Sipas vetë familjarëve, ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar publikisht si përgjegjës për vrasjen e Hakljave dhe për serialin e ekzekutimeve që prodhoi 200 viktima në Tropojë. Zylfie Haklaj, 1 vit më parë, drejtoi gishtin publikisht tek Sali Berisha për vrasjen e vëllezërve të saj, gjatë një pronocimi ekskluziv për Top Story.

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, deklaronte Zylfie Haklaj. Ndryshe nga Zylfia, e cila është njohur gjerësisht si “Shota, Aishe Haklaj ka pasur një profil më të tërhequr. Madje edhe në Suedi ajo ka vijuar të punojë si mësuese.

Marrë nga Gazeta SHQIP

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aishe haklaj sali berisha sali berisha shpallet non-grata aishe haklaj sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj