Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kjo është një pjesë nga dosja e përgjimeve pas finalizimit të operacionit ‘Xhamat e errësuar’. Në këtë pjesë është biseda e cila zhvillohet mes Yllka Gracenit, Redi Ammetës dhe Qamil Domit.
Biseda e zhvilluar më 13.01.2022.
Legjenda: A-Bashkepunetori B-Yllka Graceni C-Redi Allmeta D-Qamil Domi
A-Ku je moj?.
B-Si je ti?.
A-S’kam kan mirë fare.
B-Bajamet!?.
A-Mora dhe gjobë sot,kshu për telefon.Ça ke bo, si do bëjmë?.
B-Ja more dorën ti , më duket.
A-Isha me makinë tjetër, jo me këtë.
B-Nuk ka rëndësi, të ishe me këtë do ta kishin blloku.
A-Po po, sot as letra asnji gjo.
B-Unë i bëra që në mëngjes,se thash si do vijë ky!.
A-Ça do bëjmë tani?.
B-Ja të çoj lekët e taksave, se i kam bo gati.
A-Po.Sa janë taksa dhe siguracion?.
B-Dhe siguracionin e kam bo gati.
A-Po për atë taksën e xhamave, kur do e presim?.
B-Të bëhet kolaudimi.
A-Po
B-Sepse janë më të sigurtë, këto kur u bëhet kolaudimi.
A-Po
B-Se këto kanë hallin e kolaudimit.
A-Tani, ai tash si e sheh makinën me xhama të zi, te kolaudimi e kalon, s’ka problem?.
B-Po po
A-Po pra, se pranaj po k’ha i lyp lekt!.A do vijn ky djali?.A kush do vij me mu?.Tani ky Redi do vije me mu?.
B-Po po
A-Se un nuk njof kand atje!.Pastaj do kthem ktu për xhamat, aaa!?.
B-Jo.Xhamat pastaj, ketu je mbyll moj nanë.
A-Po kur pra?.
B-A kupto?.Nesër, pastaj të thot ai hajde për xhamat.A kupto?.Me jep të fus një çik lekët e taksave.
A-Sa ishin këto?.
B-Treqind e pesëdhjetë taksat.
A-Treqind e pesëdhjete taksat?.
B-Po
A-Edhe siguracioni?.
A-Po kjo e xhamave, nuk bohet pa khan këtu makina?.
B-Eee ishte kollaj ashtu, po ku ka shance!.
A-Duhet me bo çmos me maru punë nesër, se mbasnesër do iki atje un , në Tropojë.Nuk shkoj me makinë të vogël un gjall.
B-Ja të shkoj të mar taksat.
B-Më jep.
A-Sa shkojn pra gjithsej, të tana?.
B-Ja
A-Mi mbledh.
B-Katër qind e njëzët, tre katër
A-Po jo moj!.Pësëqin e njëzet.
B-Pësëqin e njëzet.
A-Po çaç se i pata bo llogarit unë, së çaç më the ti. (Fillon të numëroj leket)pësëdhjetë, njëqind, njëqind e pesëdhjete, dyqind, dyqind e pesedhjetë, treqind,treqin e pesëdhjete, katërqind, katërqind e pesëdhjetë, pesëqind e njëzet(fillon të numëroj leket).
A-Po shko ora katër, pa ik atje!.
B-Pa merak ti, së ësht ora tre e dhjetë moj nëna!.
A-Aman thuj atij Redit, mos na mbaron sot oj bij!.
A-Mere një herë Redin moj!.
B-Vetëm mos u mërzit.
A-Po kam hall, të mbaroj krejt.E te hiku oj bij, të hiku mbasnesër.
B-Mbarova.
A-A i more taksat e mia?.
B-Ëëë
A-A i more taksat e mia?.
B-Po po
A-A ti jap ato lekt e kolaudimit, jepja këtij.
B-Po
A-Tash e prêt vetë kuponin ai ee?.
B-Po, po.
A-Njëzet, dyzet,gjashtëdhjetë, tetëdhjetë , njëqind , njëqin e njëzet.A moj makinë moj makinë!.
B-Sivjet të ran një çik keq.
A-Tashti taksat i kemi për dy vjet?.Edhe kolaudimin, për dy vjet.
B-Tashti taksat vitin tjetër do ti presim.
A-Po veç taksën?
B-Kemi njëzet e njëshin, njëzet e dyshin.Njëzet e treshin do presim taksat dhe siguracion.
A-Aa!.
B-E kupton motrën.
A-Kur të vijë Redi fol me këta, të na e mbaroj kët punë, o sot o nesër mjes .
B-Po sot do mbaroj e kjo punë.
A-Jo kjo kolaudimi, se kolaudimi mbaroj, ajo xhamat
B-Jo xhamat jo mi zemër, jo sot!.
A-Te paktën nesër në mjes, e të hikun un.
B-Nesër tashti të flasim më ketë.
A-Me i mbaru në mjes unë, të iki në drekë të shpija, e të hikun un.
A- Hë o Red ça bone?
C-Ça bone?
A-I rregullova një të rregullume dritat unë.
C- Mu më ka ndodh një rast vdekje, ketu në Domje, nje komshi aty në lagje.A e ke problem të shkosh atje, se ai esht aty.Ta takosh ti atë ne Domje, e do vijë ai me ty.
B-Jepja dhe numrin e atij.
A-Jo më jep numrin ti.
B-Jepi numrin.
C-Unë numrin ta jap, po dhe ta shpjejoj që të shkosh deri diku ti, dhe ti thush jam filani.
A-Po me ketë ça do bëjmë o burre ?.Se pasnesër ikun për Tropojë.
C-Thjeshtë do e takosh.
A-Po ky është thjesht për kolaudimin.
C-Po.Pastaj ….për të nesërmen.A më kupto?.
A-Aman duhet me mbaru nesër se du me hik mbasnesër për Tropojë.
C-Po hë mo se shofim e bëjm, folim dhe një herë me këtë, e ti themi kshu kshu.Mbaje një
herë numrin ta kesh .
A-Zero
C-068288
A-288
C-8885
A-Prap tre teta?
C-Po.A i ke fiks?.
A- Tre, e dy pese dhjetë.
C-A di me u fut për Domje ti?
A-Po ore.Domje në rrugë kryesore?
C-A hyre në dytësore këtu, rruga e parë djathtas.
A-A sonte apo nesër?
C-Tashti more.
A-A ti shkruj un, e ti them.
C-Kur të shkosh atje mo burrë, thuj jam në filan vend.
B-Ta presi në Rinas ky, mos të ngatërrohet në Domje.
A-Po në Rinas është blloku rruga.
C-Të vije ai djali më ketë….dhe atje s’do futet ky.Do zbresë dhe do e fusë ai makinën .
B-A do e fuse ai!?.
C-Thjeshtë sa të futesh në rrugë dytësore, sa futesh për në Domje, rruga e parë djathtas, do kalosh shinat.Në moment që do kalosh shinat, do futesh majtas, vetëm drejt fare do ecësh.
A-Në rrugë të Domes.
C-Do kalosh shinat, në moment që do kalosh shinat do marësh majtas.
A-Do ta lej rrugen që kalo në Fushe Prezë ëë ?.
C-Po jo mo se nuk ke punë atje, këtu do futesh te mbikalimi këtu.E kthehesh majtas pastaj.
A-Pa shku te mbikalimi?
C-Pa shku mo burrë je shumë larg atje, këtu mo këtu sa del në dytësore.
A-Si lexo tabela atje?.
C-Hyrja e parë djathtas.
A-E kalo Dakun ?.
C-As aurorën se kalo as dakun.Sa të kalosh kthesën do presësh, e do i thush në telefon.
B-Nxirri xhipiesin çunit.Nxirre telefonin.
C-Ose hape ta shoh një herë.Hape një herë te lokacioni ta tregoj kshu.
A-Të këtij çunit a?
C-Vendin ku do e takosh, këtë.Po mos u nis tani, nisu pak më mbrapa kur të të them unë.
A-Prit se duhet me shkrujt emrin, shoku i Redit.
C-Prit tani ketu je ti te targat, a e sheh?.
A-Po
C-Tashti dole në dytësore, futesh direkt këtu në Domje.
B-Shpirti tani ai është pa makinë.
C-Po këtu ka shpinë ai, thjesht del dhe hik me këtë pastaj.
B- A është pa makine ai?.
C-E ço ky pastaj.
A-A se po lidhena në telefon.Tani s’kam për t’dhan ma gja unë?.
B-Aa?.
A-Tani s’kam për të dhën ma gja unë?.
C-Jo jo.E rregullo ai vetë.
B-I ka dhanë Redi, s’ke punë ti.
C-E takoj unë më vonë.
A-Këtu janë taksat dhe siguracioni?.
B-Po
C-Leje qarkullimi.Po rri dhe një çik të mos shkosh tani.
A-Po te shkoj avash, avash.E të pres atë unë
C-Po ësht problem me nejt makina aty, se e ka krejt me xhama te zi.
B-Ulu te lokali.
A-Yllka, me të mira.Hëjde
A-Ej , o Red qafsh mu fol, e ta mbaroj nesër e unë të hikun pasnesër.
C-Ta maresh atë të kesh, se ajo ke shume avantzh me atë…makinen .
A-Po rregulloje ti si të dush o vella.Hajt Ciao
Veprimi i dytë
Shënim:A bën një bisedë telefonike me personin të cilin Redi i dha numrin per tu takuar.Mbas dhjetë minutash hypën përsoni në automjet.
A-Si je?
D-Ça bone?
A-A kena me u kthy knej a?.
D-Jo drejt, se jena fiks.Unë në katër e gjysëm i thash të jet aty.
A-Rrijm ku të dush.
D-Tani, ti xhamat e zi i ke pa leje ti?.
A-Tani Redi e di tash
D-Shenim:Bisedon me dike ne telefon, duke i thënë është me xhama të zi,t’ja ulim xhamat thu ti ?Personi në telefon i kërkon targën dhe D ja jep Aa 535 XA.Duke i thënë që po vjen vetë personi D.Personi në linjë telefonike dëgjohet duke i thënë Jo jo, prit një sekond.
A-Ça ke bo ti?.
D-Po hiç.Ça ke bo ti?
A-Ça e ke Redin e ke shok?
D-Jena rrit me një vend.
A-Me ça merresh?
D-Un punoj me Italine.
A-A nuk puno kha!?.
D-Jo mo burrë un punoj këtu për ndonje shok, të kisha qënë këtu ta kisha bo deri në mëngjes.
A-Aha
D-Po sa ka ik drejtori ka gjysëm ore, që ka ik.Tash duhet me u mor me këto kolopuçat e tjerë tashti.
A-Po ça me bo?.
D-Po mund e ke mbajt me xhamat e zinj, se jan në aksion këto dy jave këto .Eshtë shumë keq.
A-Po s’kam dal
D-Këto taksa e siguracion i ke pre ti?.
A-Aty mo jan, ç’ato të rejat.
D-Jo s’me hyn në punë, vetëm kjo me hyn në punë.
A-Unë mbarova me Redin ça pata.
D-S’ka gjë mo burrë.
A-As s’ke ku fol, asnjë gja se ke kry punë me mua.
D-Po s’ka gje, mos e vrit mendjen.Më tha më tha në telefon.Ooo drit e djegme ?Ça drite ke të djegme?.
A-Jo mo e hap një llampë, nje llampë mjergulle.Se ja bona do, se me ka një problem të
paketa.Po se kam një elektroud këtu.Po Redi më tha s’ke punë.
D-Të jete dritë mjegulle nuk na prish punë.
A-S’ke punë me tha Redi, kurrgjë mos me pa se të mbaro punë me tha.
D-Të mbaro punë ai, po te ngelet me bo pagese tjetër, lerë ça te thotë Redi po hë!.Redi e quan kshu, po e humb dhe gjysëm ore kohë për nje llape.Apo jo?.Vetëm për llampat nuk bëhet shaka.Nejse, a e ka të mjergullës poshtë?.
A-Ansore
D-Këto ansoret a i ndes, te shkurtrat të gjatat!?.
A-Po po
D- Se i bie me bo pagesë tjeter prap, a e kupton?.
A-Fol me Redin një herë.
D-Po jo mo, nuk prish punë.Po për dritën a ngel neve makina, na ngel veç për nje llampë.A me kupton?.Dhe i bie me bo dhe një herë pagesë, dhe me mbaru punë.
A-O vëlla dil përpara ti,ene shifja dritat.
D-I ke ne rregull.Mos të ka djeg ndonje sinjal !.
A-Jep diçka me pakëten e dritave.
D-Nuk na prish punë drita ne, na prish punë llampa mos të punojë.A e kupto ….
A-Un bile i thash Redit, ka problem me paketën.
D-Nuk na prish punë.
D-Kshu makinën e paske full opsion, po këto xhamat e zi bëja, bëja se mbaro punë.
A-Po më ka thenë Redi, o burrë më ka thënë Redi ti bëj o vëlla.Se dyqind mije lek më kan bo me i vesh.
D-Bo bo bo sa shumë të paskan morë.
A-Po s’jan më qese.
D-Me ça janë more?.
A-Jan te pjekun me nxemje.
D-Do me thënë janë si origjinal?.
A-Po po.
-E në ça vendi e bone?.
A-Në Shijak.
D-Do me thënë, pjesa mbrapa nuk ka nevojë për çertifikatë ti?.
A-Jo o vëlla, gjashtëdhjetë përqind i kisha unë, fabrikisht.
D-E sa i ke bo tani?.
A-Nënëtëdhjetë e pesë.Duket zi sterr.
D-Dëgjo pika e fizikut, pika më e dobët është të xhamat.Domethënë, nëse ti i bën xhamat e zi mbi të lejushmen, nuk ta japin çertifikatën. Domethënë pika më e dobët kjo është.
A-Ore mu më tha Redi boni, çishtu.Sa do?.
D-Po thotë Redi, se e ka kolaudimin në dorë, se te mos ketë kolaudimin ne dorë shife a e ben
Redi a jo!.
A-Po pra po.Unë i kam thënë sa lek do.
D-Se ka kualidim në dore Redi, se thotë ja kam bo dhe kolaudimin çdo gjë është okej.Dhe
thotë çao.
A-I kam thënë sa do?.Çi kaq, çe baba ja lekët.Edhe atje, sa të dush.Se taksën e di sa është, se taksa është dyqin e tre mijë.
D-Ku?.
A-Taksi i xhamave.
D-Dyqind e tridhjetë është, para mbrapa.Tridhjetë është mbrapa dyqind është para.
A-Po.Dhe sa të marri ai
D-Në moment që të bësh kolaudimin ti, nesër të mbaro punë Redi ty, në qoftë se është
drejtori aty.
A-Aty është drejtori përditë.
D-Po jo mo, se lëviz.
D-E di si e kanë bërë për këto xhamat e zi, në qoftë së nuk ke çertifikatë, mos me marë
shërbim fare.Të mer, të fut makinën në testin e parë, te testi i gazrave.Dhe të vjen ty e të thotë, e ke çertifikatën e xhamave të zi?.Se kam .Okej.Kaloje makinën mbrapsht, nuk e
fut fare në shërbim.A më kupto?.
A-Po
D-Po për të të rregjistru të rregjistro ai.E ta kthe makinën mbrapsht, po për të ta rregjistru ta rregjistro ai.E ta kthe makinën mbrapsht,Ik e bëj xhamat e zi.Me thënëtë drejtën mu më
kanë mbaru punë.Edhe pse i kan fut , po unë nuk merëm me këto langarqët inxhinjerat,
po unë merem me drejtorin e madh.Se drejtori këtë javë është turni i parë, nuk është
turni i dytë.Se nuk merem fare me këto unë.
A-Tashti a ke fol me nanja ti?.
D-Po ç’ke o burrë ti!.A e pe që e mora në syrin tat.
A-Po
D-A më tha ma jep nje çik targën.E pastaj tha o bo bo, sa pa për xhamat e zi, e me tha të mar unë ne telefon.Po s’ka nevoj sa të shkoj aty unë mar drejtorin në telefon, e vjen ai e mer lejen e qarkullimit, pa hy mrena e pa bo pagesë fare vjen e mer vetë ai.
A-Ishallah, kshu është sikur thu ti.
D-Po ça thu ti, po mbaroj pun pa e fik makinën fare aty o zemra.Po ça thu mo burrë!.E
bëjmë këtë taten dhe ti ik, se un do pres dikë tjetër.A me kupto?.
A-Okej.
D-Po rripin se vendos fare?.
A-Kush po të sheh?.Në momentin që vjen polici.
D-Nxjerr nji dokument mo burrë, siç e kam nxjerre unë.
A-Ça dokumenti!?.
D-Dokument mos me vendos rripin.
A-Po ku e ke marë atë?.
D-Po e mer te doktorri mo burrë.Duhet të jetë një doktor i fuqishëm.
A-A e ke nanji doktor?.
D-E kam po!.
A-I jap lëkt mo vëlla.
D-Po njëqind mijë lek shko ajo mo burrë.
A-Po mirë, ma jep numrin e atij e i them, më ka çue.
D-Po jo mo, ta jap un ti veç emer e mbiemer do plotësosh, dhe do të plotësosh atë datën e
leshimit.
A-E ma jep letrën ti?.
D-Po ta jap unë mo burrë.Ja ku e ke, plotësohet emer e mbiemer e datën.
A-Është e vulosur ajo ëë
D-Po po është e vulosur e me të gjitha.Nuk ka te drejtë polici me.Kjo bëhet për asmatik.
A-Shtatëdhjetë mije mora, se isha me golf jo me këtë. Shtatë mbëdhjetë mije mora një
gjobë sot për telefon.
D- Shtatëdhjetë mije për telefon!?.Më ndalun dhe mu mbrëm për telefon, po u dhashë një
dhjetë mije leksh.
A-Po s’mi mori fare mu se i dhash.
D-Po mu më njofin, se kam drejtorin e madh.Kam drejtorin e madh, te bllokimi i patentave, kam Selami Kapedanin, Jashar Domin që esht drejtor i gjithe këtyre të rrugore.
A- Jashar Domin, sikur ja kam dëgju zanin.
D-Nesër në mëngjes ma kujto dhe një herë ti, më mer në ëhatsap, e ta mar un atë në
telefon dhe hajde e mere në darkë.
A-Po ore
D-E ke për nji vit a.
A-Po ani.
D-Se mos kujto se është ë përhershme.
A-Po jo mo burrë
D-Se të përhershme se ben dot kurrë, as për vete se ben dot.Për nji vit mbaj dokumentin me vete, kam leter se vendos rrypin.Urdhero!.I rregjistrum del në sistem.Mer dokumentin , mbaje në makinë, dhe kur të qesësh dokumentin nuk do ngrej kush dorë për rryp një herë.Ta kesh të garantume.Kam tre muj qe e kam nxjerr dokumentin un.Po ma pruni doktori mu nesër, te shkruj un ty e të them hajde se e ke gati.
A-Po shkruj në ëhatsap.
D-A po se boni këto ditë, vetëm nëse ka ndonjë gjendje.I bie me e bo të hanën.Te hanën në
mëngjes e bën ai.
A-Po nuk o problem mo, për dy ditë.
A-Dritat i rrijnë fik, se ka problem te paketa.
D-Nuk kemi për ta fik fare, ne makinën .Kemi për ta lën keshtu siç është.
A-Okej
D-I ulim dhe katër xhamat, ja ulim ne.
D-E di si është puna, unë gjithë makinat ja jap drejtorit.Nuk merem me këto kolopuçat fare.
A-Po
D-Kur nuk kanë makina, thon a mo burrë na kalo ndinje makinë, mos ja jep krejt këtij.Kurkan makina, që e mora në telefon e më pyeti ça makinash janë.He se ka ik drejtori, njëështë më xhama të zi i thash është tuareg.Ma thuj pak targën, ça lidhje ka targa o vëlla.O
i kam kaq, do me i mar a s’do me mor, jo dhe drejtorin në telefon dhe i jep urdhërdrejtori, me e morë.A e kupton?.
A-Ehë.Nëse të njohin, e se ke lidhje me drejtorin.
D-Po krejt mo burrë, mu më njofin të krejt .Unë i njof një për një aty.Po ç’ke mo burrë, se e shumta dhjetë minuta punë kena me makinë tate ne aty.Ti mos u shqtëso hiç.E vetmja gjë që na prish punë, që si puno ndonjë llapë, i bie me e qit jashtë me bo pagesë prap, se nuk jena tu i bo llampën jo!.
A-A do me i lan të gjatat ndez?.
D-Po jo mo burrë.Fute mrena.Tani ku të duash ti, vetëm ulja xhamat krejt.Ulja krejt xhamat.A nuk ulem ma ato mbrapa?.
A-Jo
D-Hajt, s’ka gjë.Parkoje mirë ti, vetëm zbrit nga makina të bëj pagesën unë.
A-Po e laj çitu.
A-Ça bohet mo?.
D-S’po ma hap drejtori mo burrë.Kanë dhan urdhër me mos me u bo më makinat me
xhamat e zi.Se po i ndjekin shum policia thon.
A-Ça thotë?.
D-Ndrija pak xhamat, te vij sa të bëj atë pagësë atje.Të vij ta shofë një herë për xhamat.Është vështirë, shum ësht tha!.Ka dy ditë që ka dal urdhër, me mos ba më. Se po i ndalo policia tha.Është aksion.
A-Po po bajn sa të dush mo burrë.
A-Ha?.
D-Ikim.Do vijm një herë nesër.
A-Su bo gjë sonte më duket!?.
D-Jo.Se dhe drejtori nuk ma hapi telefonin, ti bie dhe një herë tashti.
A-Si nuk u bo mo burrë!.
D-Do jo do e bëjmë patjetër nësër ne ketë.
A-Po ska rrugë,si e kan pa bo pa e fut makinën fare o burrë.
D-Po jo s’ka shans!.Asnjëherë nuk i kan bo ato.Po taksirat i jot me ardhë dhe një herë
nesër.
A-Po vi , se se kam problem.
D-Ishallah po të kryj dhe atë të doktorit unë ty, e me atë rrugë të jap dhe atë të doktorit e të mos vish ma.Ka dy ditë thojn që nuk bëjnë ma.Sa e bona nji me xhama të zi, para ca ditësh javën që kaloi.
A-Po e ka bo, dhe një shoku jemi sot.Ajo Yllka, si më ka fut me bo xhamat.
D-Kush është kjo Yllka?.
A-Ku di gja unë, Redi njifet me ta.
D-Me ça mert kjo?.
A-Siguracion, e taksat e ku di gja unë ça bo aty.Robt e shpis me ma bo mue, o me me kthy
lekët mbrapsht.Se dyqind mijë lek nuk jan qese dyzet mijë lekshe, po janë dyqind mijë.
D-Po pse ja ke dhanë këtë dyqind mijë lekshin ti?.Për ça arsye!.
A-Me mi bo çto xhamat.Mos e vrit mendjen me tha, a i ke leket .Po,çikaq dum na, çikaq dun xhamat.Ai do xhamat me nxehmje, po.Nuk dune nxemje sa të mi kapi ngrica në Tropojë të më dalë copa copa.E kap ngrica mo burre, se s’ta di emrin.
D-Qamil.
A-A thu kena gja të sigurtë nesër?.
D-S’po ma hap ky ….telefoni.Po do të të kthej përgjigje sonte un ty.Po nëntë dhjetë e nëntë përqind do ta bëj un kolaudimin ty.Tani mos u nxito një herë , me prish llaf me to.Se nuk e di si i ke bo pagesat, s’di asnjë gjo ça ke bo ti me to.Mos e prish ti me to, pa të than un për kolaudimin.A e kupto?.Mos u thuj asnjë fjal ti deri nesër.
A-O shok, un njëqind e njezet mijë lek ua kam dhanë.Se sa të thonë ty, unë se di!.
D-Ua ke dhan për kualidim a!?.
A-Po.Unë u kam dhanë lekët, për taksa a kupon a për krejt, me e kalu me xhama të zi!.Se di
at te japin a s’te japin.
D-Jo mo jo, atë timen që e kam rregullu unë do ma japin ato .
A-Unë di qe ja dhash Yllkës lekët në dorë.
D-Tashti ne nesër bëjm kolaudimin, e bëj ça të dush ti me ato.Dëgjohemi nësër o vëlla.
A-Ej, po u desh lek më thuj o vëlla.
D-Me mu s’di gja, se je në rregull me të.Bashkë do folim për pjesën e kolaudimit.
A-Okej.
D-Na e boj hallall ee.
A-Natën.
LAJMI KRYESOR: Falsifikimin për xhamat e zinj! 7 të arrestuar, mes tyre zyrtarë të DPTSHRR dhe mjek
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Policia ka nisur një operacion në Tiranë për mjetet që mbajnë xhama të zinj. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë gjobitur disa mjet...
Policia e ShtetitPër shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në disa akse dhe segmente rrugore është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, k...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar përgjime nga dosja me zyrtarë të arrestuar që merrnin para në këmbim të modifikimit të dokumenteve të nevojshme për të m...
FIER– Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi është kapur me lëndë narkotike me vete. Policia informon se në pranga ka përfunduar ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur pjesë nga Dosja që ka në duar Prokuroria që vuri në pranga shtatë persona sot, ms tyre dhe një zyrtar të Drejtorisë së T...
TIRANË– Gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarit të çështjes, Erion &Cced...
ELBASAN– Një person ka qënë prezent në momentin që janë nxjerrur trupat e personave që u aksidentuan në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Për mediat, dëshmit...
TIRANË – Gjykata Kushtetuese vendosi me votim unanim kundër kërkesave të presidentit Ilir Meta për shkarkimin e trupës gjykuese që ka marrë përsipër ...
ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga aksi Elbasan-Librazhd, aty ku ka ndodhur një aksident i rëndë. Aty tregohet momenti kur nxirret një fëmijë nga maki...
TIRANë – Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e presidentit Ilir Meta për t’u dorëhequr trupi gjykues i &cced...