Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ushtria izraelite arreston katër të dyshuar për një sulm në Bregun Perëndimor
19 Dhjetor 2021, 18:50Nga DOSJA
IZRAEL – Ushtria izraelite tha të dielën se forcat e saj kapën katër të dyshuar palestinezë që besohet se kanë marrë pjesë në një sulm vdekjeprurës me armë zjarri në Bregun Perëndimor.
Në incidentin e së enjtes, të paktën një palestinez i armatosur hapi zjarr ndaj një makine të mbushur me studentë të një seminari hebre pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor. Një 25 vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën pranë Homeshit, i cili konsiderohet i paligjshëm nga qeveria izraelite. Ushtria tha se të dyshuarit u arrestuan në fshatin verior Silat al-Haaretia të Bregut Perëndimor, dhe iu dorëzuan forcave të sigurisë për hetime të mëtejshme.
Autoritetet izraelite nuk i identifikuan menjëherë të dyshuarit. Policia kufitare izraelite publikoi një fotografi të një numri armësh dhe municionesh që tha se u përkisnin të dyshuarve. Kryeministri izraelit Naftali Bennett përgëzoi forcat e sigurisë për arrestimin, duke shtuar se çdo terrorist duhet ta dijë se shteti i Izraelit do ta vërë para përgjegjësisë.
Zhvillimet vijnë pas javësh intensifikimi të dhunës izraelito-palestineze. Në fillim të këtij muaji, një sulmues palestinez goditi me thikë dhe plagosi rëndë një hebre ultra-ortodoks jashtë qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Dhe pak më shumë se një javë më herët, një militant i Hamasit hapi zjarr në Qytetin e Vjetër, duke vrarë një izraelit.
Në të njëjtën kohë, dhuna e izraelitëve nga vendbanimet kundër palestinezëve është rritur, veçanërisht në Bregun Perëndimor verior. Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, dhe në ato vendbanime mbi 700,000 izraelitë. Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet izraelite pengesa të paligjshme ndaj paqes. Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor si pjesë të një shteti të ardhshëm të pavarur.
Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka vrarë gjashtë persona, përfshirë katër gra, në kampin Al-Hol të Sirisë gjatë muajit dhjetor, tha një grup monitorues. Në k...
FILIPINË- Ekuipazhet e urgjencës shpëtuan një foshnjë nga përmbytjet e mëdha në Filipine. Mediat e huaja shkruajnë se vendet juglindore u goditën nga tajf...
KOSOVË- Zakonisht pacientët e spitaleve demoralizohen dhe është e vështirë të qëndrosh pozitiv përpara situatave të vështira. Një rast komplet ndryshe ësht...
TIRANË- Një film kushtuar historisë së arbëreshëve të Italisë pritet të vijë së shpejti në Netflix. Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në “Facebook...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 4 raste të reja të të infektuarve me korona...
MAL I ZI- Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të llojit Omikron të koronavirusit. Dyshimi i parë u konstatua në fillim të ...
SHBA- Festat e fundvitit janë në prag dhe vendet nga e gjithë bota edhe pse me periudhën e vështirë të pandemisë, kanë një atmosferë festive. Nga Los Anxhelos, ...
SHBA- Teksasi pritet të rinisë sërish punën për ndërtimin e murit kufitar në mënyrë që të parandalohen emigratët nga Meksika. Kbxt shkruan se këtë gjë e ka bërë...
KINË- Një tragjedi ka ndodhur në Pekin, ku si pasojë e shembjes të një ure në autostradë humbën jetën katër persona. Mediat e huaja raportojnë se tetë pers...