Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vakancat në Kushtetuese! Ish-kreu i KED, Ardian Dvorani dorëzon kandidaturën
9 Shkurt 2022, 07:26Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ka dorëzuar kandidaturën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altim Binaj. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur në parlament është deri me 14 shkurt.
Dvorani ka pasur përplasje dhe me kreun e shtetit Ilir Metën pasi u kallëzua nga ky i fundit në SPAK për falsifikim sa i takon listës së fituesve për Gykatën Kushtetuese. Meta është shprehur për Dvoranin se e ka vendin në burg e në asnjë institucion tjetër.
Konflikti mes Metës e Dvoranit:
Presidenti kallëzoi ish-kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thoshte se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca pa ndjekur radhën President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Presidenti thoshte se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare. Presidenti Ilir Meta firmosi dhe kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Përdorimi i fondeve nga Programi i Granteve për Rindërtimin do vijojë edhe për 2022. Pas miratimit të vendimit për dhënien e granteve të rikonstruksionit për ba...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Faxnews kanë në faqe të parë shembjet e banes...
TIRANË– I riu i cili kundërshtoi policinë pasi forcat e IKMT do ti shembin banesën, ka deklaruar se prindërit e tij janë ende në banesë. Valtrin Hoxh...
Nivelet e liqeneve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit kanë ardhur në rënie të vazhdueshme dhe më e ndjeshme ditëve të fundit kjo ka qenë në Fierzë. Të dhën...
Indeksi i Fuqisë Globale 2022, i hartuar nga Global Fire Power e rendit Shqipërinë në vendin e 115-të, nga 140 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së ...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është ndalur këtë herë tek infektimin e njëkohshëm me grip dhe SARS-CoV-2 që njihet ndryshe me emrin Flurona. Në...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka këmbëngulur që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim duhet tu kërkojë falje sh...