Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Valeria Srl” do të kërkojë nga Shqipëria në arbitrazh fitimin e munguar për 20 vite
10 Tetor 2021, 16:29Nga DOSJA
Firma ligjore Saçuçi & Partners, e cilla po mbron kompaninë italiane Valeri srl në padinë ligjore të ngritur kundër shtetit shqiptar në Arbitrazin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara konfirmon përmes një njoftimi se kjo gjykatë ka vendosur ta marrë në shqyrtim kërkesën e saj, duke rrëzuar përfundimisht mundësitë e një marrëveshjeje mes dy palëve.
Në shkurt të këtij viti, gjatë diskutimeve në lidhje me faturat e majme të proceseve gjyqësore ndërkombëtare ndaj Shqipërisë, Ministria e Financave deklaronte se në këtë proces shuma e paguar deri më tani nga shteti shqiptar ishte rreth 800 mijë dollarë.
Shifra është argumentuar si shpenzime proceduriale për mbrojtjen në këtë padi, ku siç kuptohet nga njoftimi i zyrës ligjore Saçuçi&Partners, Shqipëria është paraqitur me pretendimin se arbitrazhi i OKB-së nuk ka juridiksion në lidhje me këtë çështje.
Ministria e Financave deklaronte gjithashtu se Ministria e Bujqësisë ishte drejt arritjes së marrëveshje me kompaninë italiane Valeria Srl dhe nuk parashikonte kosto të mëtejshme në këtë proces, përveç atyre që mund të paguheshin nga marrëveshja e mundshme.
Por, me sa duket marrëveshja ka dështuar përfundimisht dhe në rast se gjykata i jep të drejtë Valeria Srl, fatura ndëshkimore mund të shkojë në disa miliona euro.
“Në veçanti, gjykata tha se mund të shprehet mbi kërkesën e investitorit për dëmshpërblimin e shkaktuar nga mosrespektimi i marrëveshjes për riaktivizimin e ndërmarrjes së përbashkët (me shtetin shqiptar – shënim redaksional), AgriGosë, që ka lidhje me ngjarjet që ndodhen pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes bilaterale të tregtisë. Gjykata përjashtoi vetëm kërkesën e lidhur me drejtpërdrejt me humbjet nga revokimi i koncesionit për përdorimin e tokës, të ndodhur para hyrjes në fuqi të marrëveshje së tregtisë dhe mbrojtjes së investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë, në vitin 1996”, thotë zyra ligjore italiane.
Marrëveshja e ndërmarrjes së përbashkët parashikonte dhënien me koncesion të 582 hektarëve tokë deri në vitin 2050. Ky koncesion u revokua që në vitin 1994, një vit pasi kompania italiane, Valeria Srl kishte siguruar 83 për qind të aksioneve në ndërmarrjen AgriGosë. Pjesa tjetër e aksioneve ishin shtetërore. Në një vendim të mëvonshëm, Qeveria shqiptare pranoi që ta riaktivizojë ndërmarrjen e përbashkët me kompaninë italiane, kryesisht në fushën e prodhimit të fidanëve dhe fruta-perimeve. Por, sipas kompanisë italiane, Shqipëria e respektoi vetëm pjesërisht marrëveshjen, duke i dhënë me koncesion kompanisë 276 hektarë tokë, por të shpërndara në zona të ndryshme.
Kompania thotë se sasia e tokave ishte e pamjaftueshme që ajo të siguronte aktivitetin normal dhe fitimin e garantuar të vetin dhe kjo, sipas zyrës ligjore, detyroi kompaninë italiane që në vitin 2014 të shiste aksionet e veta. Në arsyetimin e dhënë në pranimin e shqyrtimit të kësaj padie, gjykata e arbitrazhit të OKB-së thotë se pretendimi i palës shqiptare se kompania italiane i ka siguruar fitimin e vet në bazë të kontributeve të dhëna në sipërmarrjen e përbashkët, “AgriGosë” bie.
Gjykata ka rrëzuar gjithashtu edhe pretendimi se roli i kompanisë Valeria Srl në këtë sipërmarrje ka qenë pasiv, duke theksuar se kohëzgjatja e kompanisë në këtë investim mund të sugjerojë se ajo nuk ka përfituar në mënyrë të drejtë fitimet e siguruara nga “AgriGosë’.
Marrë nga Gazeta “Si”
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TROPOJË– Dy turistë belg kanë humbur në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Një djalë dhe një vajzë, të dy bashkëmoshatarë, kishin dalë për të eksplruar na...
TIRANË– 9 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndë...
LIBRAZHD – Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Qukës të Librazhdit, në aksion nacional që lidhet me qytetin e Prrenjasit. Nga fotot duket se n...
VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Adem Aliaj ...
TIRANË– Mjekja e njohur Anika Dokle, e cila është dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle, ka shkruar një status të shkurtër lidhur me infektimin ...
Aktualitet10 Tetor 2021, 14:14
TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle në të gjitha akset e vendit, duke ndëshkuar shoferët që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Njëri...
GREQI– Banorët e Alonissos mbeten të mpirë pas krimit brutal të vrasjes së Caroline në Glyka Nera nga bashkëshorti i saj, e cila tronditi të gjithë Greqin...
GREQI– Një operacion i mirëkualifikuar droge është zhvilluar në Greqi, ku në pranga janë vendosur 10 persona që trafikonin sasi të mëdha heroine, kokainë ...
TIRANË– Konfindustria ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të riformatojë kabinetin qeveritar dhe të krijojë një Ministri për Energjitikën, duke marrë...