LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- 32 operacione policore brenda jave! Arrestohen 130 persona, 27 në kërkim, 372 në hetim

1 Maj 2022, 07:47 Nga DOSJA
VD- 32 operacione policore brenda jave! Arrestohen 130 persona, 27 në

TIRANË– Ky është bilanci i një jave! Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për goditjen e veprimtarive kriminale. Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se janë zhvilluar 32 operacione të ndryshme për trafik droge, armëmbajtje pa leje e deri tek transporti i emigrantëve të paligjshëm. Gjatë kësaj jave janë arrestuar 130 persona, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim. Prej të arrestuarve, 38 kanë qenë persona në kërkim, nga këta 30 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë në të gjithë vendin. •Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta: 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim. •Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga këta: 30 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar. •Janë zhvilluar 32 operacione policore të koduara: “Drug House”, “Valbona”, “Çokollata”, “Tujani”, “Knock Doën”, “Gaminator”, “Gaminator 2”, “Mysafiri”, “Gold”, “Lux 2022”, “Pages”, “Beauty Salon”, “Adekuat”, “Panaja”, “Road Guard 15”, “Road Guard 16”, “Smuggling”, “Çipsat”, “Repsi”, “Immigrants”, “Running”, “Çarli”, “Perimetri”, “Pecaj”, “Vajushi”, “Perash” dhe “Fati i lojërave” në 6 raste.

• Gjatë operacioneve policore të koduara “Drug House” dhe “Valbona”, të zhvilluara në Tiranë dhe Kukës, janë zbuluar 2 ambiente që shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fidanë narkotikë, lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura. • Gjithashtu, ka vijuar kontrolli masiv i territorit, me dronë dhe me shërbime policore, nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. • Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar 8 operacione në të gjithë vendin, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar në total rreth 59.2 kg kanabis, nga të cilat 48.5 kg në formë çokollate, rreth 1 kg heroinë e kokainë, 12 automjete, 15 celularë, si dhe 2 radio komunikimi si ato të Policisë.

• Janë zhvilluar 5 operacione për goditjen dhe kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë në vendin tonë, me qëllim kalimin në një nga vendet e BE-së. •Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë gjahu, 1 armë sportive, 5 thika, municion luftarak etj. • Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale në fushën e krimit në familje; janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 40 raste të krimeve mjedisore; 8 raste të organizimit të lojërave të fatit; 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar monitorë për lojëra fati dhe shuma parash. •Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste. Gjithashtu, janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe mallra kontrabandë. •Janë evidentuar 2 raste të zjarrvënies, me 2 shtetas të proceduar penalisht.

Policia Rrugore / Vijon kontrolli në të gjitha rrugët e vendit me shërbime të dedikuara, duke përdorur mjete logjistike bashkëkohore. •Kontrollet janë realizuar duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 670 leje drejtimi, nga të cilat: 511 për tejkalim shpejtësie, 94 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt. •Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 37 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. •Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se i drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike. •Janë vendosur 16.391 masa administrative, si dhe janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, të gjitha raste të evidentuara nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia Kufitare / Intensifikim kontrollesh, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe të krimeve ndërkufitare. • Gjatë kësaj jave janë kapur 10 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar. •Janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 3 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 2 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. •Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, prej mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe po bashkëpunon ngushtësisht e me vendosmëri me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit si dhe fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet policia arrestimet policia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj