LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- I vjedh motorin 2 mln Lekë dhe e shet 60 mijë Lekë, pronari gjen vetë hajdutin

29 Tetor 2021, 21:16 Nga DOSJA
VD- I vjedh motorin 2 mln Lekë dhe e shet 60 mijë Lekë, pronari

DURRËS– Pasditen e 5 Tetorit 2021, në lagjen 18 në Durrës, qytetarit Islam Saka i kanë vjedhur motorin përpara dyqanit të tij. Por, ai ka gjetur vetë hajdutin pasi hapi kamerat e sigurisë. Në pamjet e kamerave të sigurisë, që ka siguruar “Stop”, duket qartë skema e vjedhjes deri në detaje. Hajduti i motorit, Korrado Mile, pasi zbret nga një triçikël i afrohet biznesit përballë motorit dhe pasi e ruan për disa minuta, i hipën dhe i jep gaz.

Islam Haka bëri kërkimet e tij në Kavajë, Elbasan,Nishtulla, Fushë-Krujë e Tiranë. Më pas u ndal në Mëzez, tek lagjia e romëve, ku i gjen shtëpinë hajdutit të motorit Korrado Mile. E mbajti Korradon aty, duke njoftuar disa herë sallën operative të policisë. Duke folur për emisionin Stop në Tv Klan, Islam Saka tregon se si arriti ta gjente hajdutin e motorit, si veproi policia dhe cila është problematika.

Islam Saka: Në orën 16:20 më vidhet motori. I hipën motorit ai zotëria dhe e shtyn me këmbë se çelësa nuk kishte. Kaloi nga këtu iku drejt. Motorin e kisha blerë 2 milionë Lekë. Njoftoj policinë. Punonjësi i policisë erdhi, qëndroi në dispozicion, qëndruam 3 orë, u detyrova hapa kamerat direkt , edhe më doli një çeçen, një hajdut specialist, një fytyrë e bukur. Ky duhet të jetë afgan, tha. Ishte me dikë tjetër, zbriti nga një triçikël këtu ai. Ja çova pamjet policisë dhe të nesërmen deri sa e kam gjetur s’kam lënë Kavajë, Elbasan, Nishtulla, Fushë-Krujë deri sa e gjeta. Policia nuk pyeti. Korrado Mile quhej ky. E kapa për krahu. 5 herë nuk më ndihmoi fare salla operative në Tiranë, nisëm një patrullë, erdhi, prit edhe gjysmë ore thanë se ne jemi duke shkuar diku tjetër, po njofto sallën prapë ti, tha. Kur shkova në Komisariatin Nr.6 aty ishte djalë fisnik, Herman Haka, e falenderoj sepse m’u gjend dhe më qetësoi. Ik e qetë, tha, sepse ne do e kapim.

Forcat e Komisariatit Nr.6 të Tiranës e kapën Korrado Milen dhe e transferuan te Policia e Durrësit, aty ku ka ndodhur edhe vepra penale.

OPGJ Herman Haka-Përshëndetje! Si je? Kur ka shku në lagje Islami, atje i ka gjet adresën atij zotërisë. Pastaj ka ardh aty në komisariat, ka thënë situatën si ka ndodh në Durrës, sipas pamjeve, që ka. Pastaj shpallëm atë, autorin ne. E morëm, e arrestum autorin dhe ia nisëm për llogari Durrësit.

Por këtu ndodh edhe e papritura.

Islam Saka: Shkoj në mëngjes unë, i hyj shefit të krimeve dhe oficeres, atë e prunë tha por ne e kemi lëshuar. Motorin 2 milionë Lekë e ka shitur 60 mijë Lekë. Nuk e mban mend ai.

Pra, Policia e Durrësit e mbajti të ndaluar disa orë hajdutin e motorit dhe më vonë e la të lirë. Pronari i motorit thotë se Korrado e ka shitur motorin por nuk e mban mend kujt ia ka shitur.

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi me SPZ-në e zonës dhe me OPGJ-në Jona Angjeli, por që të dy refuzuan të komentonin.

Specialisti i zonës: Interesohu në komisariatin e policisë! Ke zëdhënësen aty! Mirupafshim, zonjë!

OPGJ Jona Angjeli: Materialet ia dërguam Prokurorisë. Drejtohu zëdhënëses së komisariatit!

Në kushte të tilla, gazetarja e Stop bisedoi me shefin e krimeve dhe kreun e Policisë së Durrësit, të cilët shpjeguan se Korrado Mile u lirua për shkak se nuk ishte kapur në flagrancë, pasi vjedhja e motorit kishte ndodhur një javë më parë.

“Ka një procedim penal në ndjekje. Më vonë ky person është kapur në Komisariatin Nr.6, janë bërë veprimet paraprake, është pyetur personi. Në komunikim me prokurorin është referuar materiali në Prokurori sepse nuk kanë qenë kushtet për ndalim pasi do bëhet një masë sigurie në gjykatë. Kështu e parashikon ligji në këto raste sepse nuk jemi në kushtet e flagrancës”.

“Arrestim quhet kur je në kushtet e flagrancës brenda 24-orëshit. Ndërsa për momentin ka pasur mbi 1 javë që ka ndodhur si vepër penale. Ndalimi me iniciativë parashikon të tjera kushte ligjore për ta ndaluar. Ndalimi me iniciativë bëhet kur duhet ta ketë mbi 4 vjet marzhin e dënimit”.

Ndërkohë, pronari i motorit, Islam Saka e konsideron të papranueshme që e gjeti vetë hajdutin dhe policia e la të lirë.

Marrë nga tvklan.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet islam saka korrado mile policia e durresit islam saka korrado mile policia e durresit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj