LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha: SHBA s’cakton kreun e PD, ndjek sekuestron e Mahmutajt, skeptikët në rinumërim

3 Maj 2022, 15:11 Nga DOSJA
Berisha: SHBA s’cakton kreun e PD, ndjek sekuestron e Mahmutajt,

TIRANË– Kuvendi i Partisë Demokratike I zhvilluar më 30 prill në Pallatin e Kongreseve ishte Kuvendi i bashkimit të demokratëve sipas ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për gazetarët ng selia blu, Berisha tha në atë Kuvend dominoi vota e lirë përmes të cilës u zgjidhën kandidatët më të mirë të mundshëm ai anëatrë të Këshillit Kombëtar. Por, lideri historik i PD-së nuk hodhi poshtë as ata që mbetën pa u zgjedhur, të cilët i konsideroi mjaft të rëndësishëm dhe ftoi që t’i drejtoheshin Komisionit të numërimit të votave për çdo pakënaqësi në lidhje me vendimin e marrë. 30 prillin Berisha e krahasoi me Kongresin e Partisë Socialiste dhe tha shqiptarët kishin parë dy botë të ndryshme, atë të votës së lirë dhe atë ku u fol vetëm për drogë. Marrja pjesë e mbi 40 mijë demokratëve në zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, sipas Berishës është diçka historike dhe tregon se kjo parti është e bashkuar.

I pyetur për kandidaturën për kryetar të PD-së Berisha tha se nuk e ka dorëzuar ende, po që do të respektojë afatin, i cili është 7 maji. Në lidhje me të pasurit apo jo rivalë të tjerë në garë, lideri historik i PD-së tha se ai nuk do të sajojë kundërshtarë dhe se nuk është në dorën e tij të vendosë se kush do të garojë. I pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës që sot sekuestroi pronat e deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj, Berisha tha se e ka marrë vesh lajmin e se po ndjekin zhvillimet. Ai nuk harroi të shtonte se SPAK është i Partisë Socialiste, duke e quajtur ‘SKAP’. Fakti që vendimi ishte marrë sot, në një ditë pushimi dhe pasi deputeti Mahmutaj iu bashkua Kuvendit të 30-prillit, për Berishën është dyshues. Berisha u pyet edhe për marrëveshjen ‘Rama-Basha’ për roformën zgjedhore e territorial që u publikua një natë më parë, por nuk u përgjigj, ai tha se këtë pasdite ia kishte dedikuar çështjes së Kuvendit, ndërsa të premten, në një tjetër konferencë mund të fliste edhe për këtë marrëveshje.

Në lidhje me bërjen të mundur votimin e emigrantëve, Berisha u pyet se si do ta bënte këtë gjë kur qeveria nuk e njeh dhe tha se kishte kohë në dispozicion për të bërë që Rama ta njihte e madje ‘shumë mirë’. Lideri historik i PD-së dha edhe një mesazh të fortë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur në lidhje me zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried e cila e anashkaloi, Berisha tha se në mënyrë absolute, e majta në Shqipëri, e majta në Amerikë apo kudo në botë, nuk do të caktojë kreun e PD-së në vendin tonë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëdita! Jam sot para jush për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të Partisë Demokratike. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit, u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 Prill. Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet gjatë saj, do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë. Në fillim dhe më pas në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama, për ngjashmëri Lulzim Basha, e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë. Ky ishte zotimi ynë solemn. Mund t’ju them se nga ato ditë e gjer sot, Partia Demokratike kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë. Kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhje në çdo seksion, grupseksion, degë dhe së fundi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm pas Kuvendit Kombëtar, që është Këshilli Kombëtar i PD. Në të gjithë këtë proces, ka patur dominim absolut vota e lirë. Ju e keni ndjekur, ju nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre, se pata një presion qoftë më të vogël nga sipër, për të votuar në këtë apo atë mënyrë. Kjo mendoj unë përbën përmbushjen e një zotimi të një rëndësie themelore, jo vetëm për PD, por për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumë mujor është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura. Në mënyrë absolute, asnjë prej tyre i sugjeruar, i përzgjedhur, apo të themi i emëruar nga instancat e epërme të kësaj partie. Që të gjithë pa papërjashtim kanë qenë propozim i anëtarësim apo vetiniciativë për të marrë pjesë në garë ashtu siç e përcakton statuti. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike, por u arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci, apo presidencokraci. Unë mund t’ju them ju se janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokrateve dhe demokratëve dhe si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force apo të ndonjë force politike, në 8 degë të PD, nga Saranda në Mat, kanë fituar në garë 8 zonja të nderuara, duke garuar me rivalët e tyre. Në rast se kthehemi bashkë në fillimet e këtij revolucioni, në mënyrë të përsëritur ju do të gjeni zotimin tonë se çdo njeri do të ketë të drejtë të verifikojë votën e tij. Tre ditë më parë, midis 430 kandidaturave u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia ishte e madhe. Ishte një hap i madh i PD drejt konstituencave që normalisht janë të saj, grave dhe të rinjve. Në këto zgjedhje të Këshillit Kombëtar për herë të parë, garë dhe të rinjtë janë mbi 50% e këtij Këshilli dhe kjo është një arritje tjetër shumë e rëndësishme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike sali berisha 3 maj 2022 sali berisha 3 maj 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj