Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KURBIN– Një banesë e përshtatur për kultivim kanabisi është zbuluar ditën e sotme në Kurbin. Banesa u zbulua falë operacionit ‘Bogzat’. Në pranga është vënë Mark Jani (Prenga), ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë faturistja e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre.
Në banesën e Prengës u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 34-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet, nga Policia e Kurbinit, një tjetër operacion policor, i koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë operacionit, në një banesë, u zbulua një dhomë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Vihet në pranga pronari i banesës. Procedohet penalisht në gjendje të lirë faturistja e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, në ambientet e banesës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në Kurbin. Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit M. J.(P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. J.(P.), 34 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasja R. Ll., 46 vjeçe, banuese në Laç, me detyrë faturiste e OSHEE-së. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me draftin e propozimeve për kriteret e Presidentit të ...
LEZHË– Alfred Prodani, i cili ushtronte postin e Drejtorit të Ujësjellësit në Kurbin për 9 vite, do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Lezhës. 41...
KORÇË– Katër punonjës të Komisariatit të Policisë së Korçës janë vënë në hetim pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Agjencia e Mb...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore lajmin e madh të luftës në Ukrainë, e po ashtu zhvilli...
TIRANË– Në portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi ka pasur një rritje të trafikimit të kokainës gjatë viteve të fundit. Konstatimi është bërë nga Rap...
Bombat në Kiev, Kharkiv dhe Odesa – agresion pa shpallje lufte. Kur dëgjonim këto fjalë më herët, ishte e qartë se flitej për sulmin e Gjermanisë naziste ...
SHBA– Mbrëmja e djeshme ishte me surpriza në BAFTA TV Awards 2022, pasi disa nga favoritët kryesorë humbën mundësinë për të rrëmbyer çmimet më të r...
TIRANË– Java nis me mot të mirë dhe me temperatura të larta. Territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur...
GJERMANI– Një krim i rëndë ka ndodhur në Landshut të Gjermanisë, pasi një shqiptar nga Skenderaj i Kosovës është vrarë me thikë nga kunati i tij. Mediat e...
FIER– Mbi 400 masa janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Fier për shkelje të ndryshme rurgore. Mësohet se pas kontrolleve të ushtruara gjatë orë...