Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vdekja e dy foshnjeve në Berat, zbardhet autopsia: Ndërruan jetë nga mbulimi i tepërt
8 Qershor 2020, 14:18Nga DOSJA
BERAT- Pas disa muajsh është zbardhur autosia për vdekjen e dy binjakëve 5-muajsh në Berat. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë mbërritur përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike të vdekjes së dy foshnjeve 5-muajshe, dhe mësohet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, por shkak për vdekjen ka qenë mbulimi i tepërt i tyre
Siç bëhet me dije nga analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë rezulton se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Bëhet me dije se mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.
Ngjarja e rëndë që tronditi Beratit ka ndodhur në 26 Janar. Në atë kohë u raportua se nëna e foshnjeve 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, por kur kishte shkuar për t’i parë disa orë më vonë i kishte gjetur pa shenja jete.
Mënjeherë dy foshnjet u dërguan në spital, por doktorët nuk mundën t’i kthenin në jetë. Po ashtu dyshimet më të mëdha ishin se vdekja kishte ardhur nga helmimi, pasi qumështi në kuti dyshohej se kishte mbetje toksike. Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “Uznovë”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Situata me mbetjet në Durrës ka dalë jashtë kontrollit. Dojsa.al, publikoi ditën e djeshme disa foto nga qyteti i Durrësit, ku tabloja e lagjeve kr...
DURRËS- Djegia e mbetjeve në Manëz është një problem shumë shqetësues që ka ngitur banorët në protesta. Prej disa ditësh banorët e kësaj zone kërkojnë që t...
ELBASAN-Autorët e atentatit ndaj Ardian Çapjas kanë djegur plotësisht makinën e tyre, pasi u arratisën nga vendngjarja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizitoi sot qendrën e re shëndetësore të rehabilituar të Golemit. Manastirliu bëri me dije se pranë z...
Tiranë– Policia e Shtetit ka njoftuar se 550 punonjës policie u anagjazhuan sot për mbarëvjatjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020. Po...
ELBASAN-Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj, ka treguar detaje për gjendjen shëndetësore të Ardian Çapjas. Ai është shprehur se operacioni ësht...
Durrës- Ditët e fundit banorët e Manzës ka protestuar për derdhjen së mbeturinave të Durrësit në zonën e tyre. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kamionët ...
Tiranë- Mesditën e sotme maturantët kanë mbyllur provimin e maturës shtetërore të gjuhës së huaj, i cili nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:00. Pas pr...